Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bytyçi: Vuçiç ka të gjithë fuqinë të lëshojë Kosovën, konflikti për Trepçen dhe Ujmanin

Kosova E enjte, 27 Gusht 2020 15:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 4 shtator liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington, një takim i shumëpritur dhe me pritshmëri të larta. Para këtij takimi, ekspertët e të dy palëve do të takohen më datën 27 gusht në Bruksel. Analisti dhe njohësi i çështjeve të rajonit, Enver Bytyçi, vlerëson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është drejt fundit sa i takon edhe angazhimit diplomatik ndërkombëtar. I ftuar në Ora News, ai thotë se mes SHBA dhe BE ka një rivalitet për të marrë lidershipin e këtij procesi, por shton se Amerika ka përparësi në këtë dialog.

“SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në rajon por në veçanti në Kosovë. Por edhe BE është donatori më i madh në Serbi, Kosovë dhe gjithë rajonin. Dallimi midis këtyre dy kryeqendrave të mëdha të vendimmarrjes botërore ka të bëjë me faktin se BE nuk është një shtet federativ unik si SHBA, por një bashkësi shtetesh që nuk janë të obliguara të respektojnë vendimet e përgjithshme. 5 vende të BE nuk njohin Kosovën. Nuk kemi të njëjtin status dhe pozicion kushtetues siç kanë BE apo SHBA, dhe kjo është përparësi në favor të SHBA”,- tha Bytyçi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Edhe pse informacioni rreth asaj që do të diskutohet në Uashington është i rezervuar, flitet se korniza kryesore e tyre janë marrëveshjet ekonomike. Për Bytyçin në këtë aspekt basti i madh është kush zotëron Trepçën dhe Ujmanin. “Në SHBA, diplomatët dhe ekspertët flasin për marrëveshje të rëndësishme emonomike, ndoshta brenda tyre do të jetë dhe Trepça dhe Ujmani, qendra e gravitetit që krijojnë gjithë konfliktin rreth Kosovës. Kush zotëron Trepçen dhe Ujmanin zotëron Kosovën, nëse këto i zotëron Serbia Kosova bëhet një shtet jofunksional dhe pavarësia e Kosovës zhvleftësohet.Diskutimi dhe vendimmarrja do të jetë politike, nuk ka pengesa juridike. Por Vuçiç pretendon se do të diskutohen çështje teknike, presioni i tij ndihet më shumë në Bruksel”,- tha Bytyçi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në portale të ndryshme qarkullojnë edhe shifra të majme parash por për Bytyçin këto janë thjesht konspiracion. “Fatkeqësisht ka një terr informativ. Nëse Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës shkojnë në një takim në Uashington dhe në këtë takim në momentin e fundit do të paraqitet edhe Trump do të thotë se në tavolinën e këtij dialogu ekziston një projekt, një marrëveshje dhe një program pune.Por askush nuk thotë çfarë ka kjo marrëveshje? Është thjesht ekonomike, thashethemet se do të ketë 7 mld dollarë për Serbinë dhe 10 mld dollarë për Kosovën janë të vërteta apo jo? Të gjitha çfarë thuhen në portale të ndryshme i konsideroj si çështje konspirative apo fantazi të personave të veçantë që ta çorientojnë diskutimin dhe opinioni të mos merret me thelbin e çështjes pse nuk ka transparencë në këtë dialog”,- tha Bytyçi.

Sido që të shkojnë diskutimet, analisti vlerëson se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në pozitën më të favorshme politike për ta lëshuar njëherë e mirë Kosovën. “Vuçiç e ka të gjithë pushtetin që të lëshojë Kosovën nëse do të ishte në vullnetin e tij politik. Për herë të parë pas Luftës së Kosovës në Serbi një koalicion fiton mbi 2/3 e votave që i lejon të bëjnë ndryshime kushtetuese, të heqin Kosovën nga preambula si pjesë e Serbisë dhe të njohin shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ekziston një shumicë relative që janë kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia por një % e madhe e tyre nuk janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën. Në anketime janë një % e papërfillshme. Vuçiç i ka të gjitha fuqitë ti thotë po një marrëveshje që rezulton me njohjen e Kosovës dhe stabilizimin e marrëdhënieve në gjithë rajonin, hapjen rrugë edhe të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Bosnje Hercegovinës”,– tha Bytyçi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.