Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetët e komuniteteve joserbe takojnë Kurtin, i kërkojnë dy ministri

Kosova E diel, 2 Shkurt 2020 16:29
Deputetët e komuniteteve joserbe takojnë Kurtin, i kërkojnë dy ministri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me disa deputetë të pakicave joserbe në qytetin e Prizrenit, të cilët i kanë kërkuar Kurtit t’i kenë dy ministri, prej tri sa janë ndarë për pakicat.

Ky takim u mbajt pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes LVV dhe LDK, me qëllim që edhe partitë e pakicave të marrinë pjesë në qeveri dhe ta japin kontributin e tyre edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në takim u diskutua për qeverinë e re, sfidat dhe mundësit e bashkëpunimit për shtet-ndërtim demokratik, ku u tha se tri ministri do t’i takojnë pakicave.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të obligimeve të Kushtetutës, tri ministri do t’i takojnë shumicës.

Kurti për KosovaPress tha se këto takime po mbahen me qëllim të grumbullimit të sa më shumë votave për qeverinë e nesërme.

“Prej 10-të deputetëve që janë të pakicave joserbe kanë krijuar një grup multientik i cili përbëhet nga gjashtë deputetë dhe pas përfundimit të bisedimeve me LDK-në dhe nënshkrimin e marrëveshjes me ta për bashkëqeverisjen tonë që duhet të votohet nesër në Kuvend, unë pa humbur kohë në këtë ditë të fundit po zhvilloj takime me deputetët e këtyre pakicave joserbe, në mënyrë që shumica jonë parlamentare që do ta vulos ndryshimin politik të 6 tetorit të jetë sa më e madhe, pra po përpiqemi të kemi sa më shumë vota për qeverinë e nesërme….Në bazë të obligimit Kushtetues që kemi për shkak se do të jenë gjithsej 15 ministri, tri do t’i takojnë pakicave”, u shpreh Kurti.

Deputeti nga grupi parlamentar 6 plus, Fikrim Damka, tha për KosovaPress-in, se gjatë këtij takimi kanë parashtruar kërkesat e veta ku shpreson që deri nesër të realizohen.

Damka tha se si grup multi-etnik i 6 plusit, do të kenë më së paku ministri, gjithsej tri ministri. Përkundër kësaj, ai thotë se do të japin përkrahje dhe kontribut të madh në shtet-formim.

“Sot kemi pas takim me kryeministrin Albin Kurtin, bashkë kemi qenë gjashtë deputet si grupi multi-etnik i gjashtë plusit, i kemi diskutuar dhe parashtru kërkesat tona. Unë besoj se sot Albini me kryesinë e vet do të diskutoj për kërkesat tona dhe do të bëjmë një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm….Ne si grup multientik gjashtë plus do të kemi më pak ministri, do të diskutojmë për ministrin e dytë, do të shohim si do të zhvillohet deri nesër, se ju e dini që për komunitetet janë nda tri ministri. Unë mendoj se ne do të japim përkrahje të madhe të kemi ministrin e dytë në grupin gjashtë plus”, tha Damka.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E deputeti nga grupi 6 plus, Rasim Demiri, i cili po ashtu ishte prezent në takim, tha se nga sot nuk është pjesë e gjashtë plusit, e që arsyet nuk deshti t’i bëj publike.

Demiri tha se në këtë takim i kanë dhënë kërkesat e tyre kryeministrit të ardhshëm dhe shpreson që ato kërkesa të realizohen.

“Deri tash kemi pas një grup prej gjashtë plus, prej sot nuk jemi gjashtë plus. Unë sot kam vendos me lëshu gjashtë plusin, tash për tash për momentin nuk e kemi grupin parlamentarë gjashtë plus, tash i kemi vetëm pesë deputetë që kanë mbetur prej 6 plus, ne i kemi dhënë do kërkesa kryeministrit”, tha Demiri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshe, edhe në komunën e Prizrenit, komisioni i përgjithshëm zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje, konform statutit të saj, ka nisur referendumin për marrëveshjen me LDK-në, për formimin e Qeverisë.

Etiketat e lidhura

albin kurtikomunitetet joserbe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 20 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.