Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E rëndë, shqiptari vret vëllanë për t’i marrë mijëra euro që solli nga Zvicra

Kosova E enjte, 9 Prill 2020 17:50
E rëndë, shqiptari vret vëllanë për t’i marrë mijëra euro që solli nga Zvicra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ngjarja e rëndë që ka goditur Kosovën pasditen e së enjtes, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri e më pas ka djegur vëllain, po dyshohet se ka ndodhur për shkak të disa parave që viktima kishte sjellë nga Zvicra në Kosovë.

Pas gati dy muajve kur ishte shpallur i zhdukur, 64-vjeçari nga fshati Bërnjak i Rahovecit, u gjet i djegur nga vëllai i tij 59-vjeçar.

Si shenjë identifikuese u gjetën eshtrat e të ndjerit, të cilat policia i gjet në oborrin e vëllait të tij, i cili tashmë edhe e ka pranuar se ka vrarë me armë zjarri vëllain e më pas e ka djegur trupin e tij të pajetë.

E krejt kjo ngjarje e rëndë, po dyshohet se ka ndodhur për shkak të të hollave që viktima kishte sjellë nga Zvicra në Kosovë.
35 mijë franga e 8 mijë euro ka gjetur policia gjatë bastisjes, e të cilat dyshohet se janë të viktimës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Dyshohet se vrasja është kryer për motive me qëllim përfitimin. Viktima ka pasur me vete një shumë të parave, dyshohet se i dyshuari ka qenë në dijeni për ato të holla dhe ky është motivi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur rreth 35 mijë franga dhe 8 mijë euro, që dyshohet se janë të viktimës. Trupi i pajetë pas vrasjes dyshohet se është djegur në oborrin e shtëpisë se të dyshuarit”, ka deklaruar Graishta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, se i ndjeri kishte pasur të holla me vete kur kishte ardhur në Kosovë, policisë i kishte treguar edhe bashkëshortja e tij.

Në mungesë të kontaktit me bashkëshortin, gruaja erdhi nga Zvicra në Kosovë, për të ditur se ç’po ndodhte me fatin e burrit të saj.

Ajo e kishte shpallur të zhdukur burrin e saj më datën 14 shkurt.

Por personi i zhdukur tashmë u lokalizua, por si i vdekur.

Ngjarjen e rëndë e ka zbuluar Policia e Kosovës, e cila përmes analizave të ADN-së arriti të gjejë pjesë të djegura kockore të cilat nga forenzika janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Këto kocka janë gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit.

Por, pasi e kishte vrarë me armë zjarri vëllain, 59-vjeçari ishte kujdesur që të zhdukte gjurmët e krimit.

Ai kishte ndezur një zjarr të madh, i cili i kishte rënë në sy edhe policisë, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes.

Por, i dyshuari e kishte kamufluar krejt ngjarjen, duke djegur edhe mbeturina, e kështu e mashtroi edhe policinë, duke deklaruar se po e pastron oborrin dhe po i djeg mbeturinat.

Por, pas ballafaqimit me provat, i dyshuari e pranoi se e ka vrarë me armë zjarri e më pas e ka djegur vëllain.

Ndërkaq, edhe Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje për këtë krim.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe më pas është ndaluar personi me inicialet G.K. nga fshati Bërnjak i Rahovecit, i cili sipas hetimeve të para dyshohet për veprën penale “Vrasja e rëndë” të vëllait të tij, personit me inicialet B.K., i cili pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij, që nga data 14.02.2020.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Etiketat e lidhura

KosoveVret vellainzvicer
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 7 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.