Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eurodeputeti austriak mesazh të fortë: Evropa të mbajë premtimin, Kosova meriton liberalizimin

Kosova E premte, 11 Dhjetor 2020 14:33
Eurodeputeti austriak mesazh të fortë: Evropa të mbajë premtimin, Kosova meriton liberalizimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur sërish në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka kërkuar që pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës. Po ashtu ai ka përmendur edhe sfidat më të cilat ballafaqohet shteti më i ri i Evropës.

Një nga sfidat aktuale, sipas tij, është zgjedhja e presidentit të ri. Ai ka kërkuar që presidenti i ri të zgjedhet në bashkëbisedim me partitë politike në Kosovë dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka thënë se Republika e Kosovës është shteti më i ri në Evropë dhe nuk ka dyshim se i duhet ende të përballet me sfida të ndryshme në rrugën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, sidomos duhet të përmirësohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, shkruan ots.at, përcjell Albinfo Austria.

Por, siç thotë ai, shteti i cili u formua në vitin 2008, ka bërë përparim të konsiderueshëm në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave. “Disa shtete anëtare të BE-së ende bllokojnë liberalizimin e vizave për kosovarët, e cila u rekomandua nga Komisioni dhe u vendos nga Parlamenti Evropian. Si rezultat, kosovarët në Ballkanin Perëndimor ende nuk kanë liri për të udhëtuar. Dhe një ekonomi që tashmë po e ka të vështirë për rimëkëmbje, është ngarkuar me tarifa të panevojshme për viza”, thotë Lukas Mandl, njëherësh kryetar i shoqatës së Miqësisë Austri – Kosovë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Popullsia kosovare është mesatarisht më e reja në Evropë. “Shumica e të rinjve atje janë të uritur për arsim dhe për të punuar. Fushat e zhvillimit të softuerit dhe inxhinierisë së softuerit në veçanti mund të japin një kontribut të rëndësishëm në forcimin e ekonomisë. Në planin afatgjatë, Kosova madje mund të bëhet një lloj” Silicon Valley” në Evropë”, thotë Mandl.Kosova të zgjedhë presidentin, pa shkuar në zgjedhje.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 2 orësh
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39

Të enjten, Komiteti i Politikës së Jashtme fillon negociatat mbi pozicionin e Parlamentit Evropian për Republikën e Kosovës dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “Për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës, duhet të ketë reforma të qëndrueshme – veçanërisht në fushat e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, ka thënë Mandl.

Një parakusht i rëndësishëm, sipas tij, për një rrugë të mirë reforme, është stabiliteti politik. Mandl ka thënë se aktualisht Kosova ka një sfidë para vetës që është zgjedhja e presidentit të ri. “Kjo duhet të bëhet me marrëveshje mes partive politike dhe pa zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet e reja do t’i kushtojnë Kosovës kohë të vlefshme, i shpenzojnë forcë dhe energji.

Në anën tjetër, BE-ja duhet ta mbajë premtimin e saj dhe të japë liberalizimin e vizave”, thotë Mandl.Eurodeputeti austriak që është nga partia ÖVP e Sebastian Kurz u ka bërë thirrje edhe pesë shteteve, anëtare të BE-së që ta njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës. Po ashtu ai ka përshëndetur edhe vazhdimin e dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fundja, ne si BE jemi përgjegjës për gjithë territorin Evropian dhe nuk guxojmë të lejojmë që pjesë të tjera të botës që nuk ndajnë vlerat tona, të përpiqen të fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Etiketat e lidhura

Eurodeputeti austriakLukas Mandl
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 36 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 38 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 40 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 59 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.