Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK, avokati i Veselit: Klienti im është tërësisht i pafajshëm

Kosova E enjte, 12 Shkurt 2026 19:39
Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK, avokati i Veselit: Klienti im është tërësisht i pafajshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në procesin më të madh gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Veselit, Rodney Dixon tha se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe kërkoi nga trupi gjykues që pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar t’i hedhë poshtë, për shkak të mungesës së provave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dixon i cili shpalosjen e fjalës përmbyllëse në Hagë e nisi që nga dje, tha se Kadri Veseli nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat e ngarkon ZPS-ja. “Klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat pretendon Prokuroria se i ka kryer…ZPS duket se po na tërheqë zvarrë me vete me kaosin e mbretit të mizave. Sipas ZPS çdo lloj asoocimi ka kuptim derisa i shërben asaj dhe si rezultat sipas nesh ZPS nuk mbështet dhe nuk konfirmon absolutisht asnjë prej akuzave të tij dhe nga ana tjetër ka shumë pika, të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm dhe ne parashtrojmë që qëndrimi i prokurorisë duhet të hedhet poshtë“, tha ai.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 5 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 7 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Avokati, Dixon tha se Kadri Veseli meriton gjykim të drejtë, lirim dhe të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat, në të kundërtën, siç tha, do të ishte padrejtësi e madhe. “Është gabim që ZPS të ndjek persona si Veseli në mënyrë të kotë me shpresën që do të sjell një zgjidhje shpirtërore për viktimat. Mund të shohim nga reflektimi bosh i ZPS-së se ne nuk mund të paraqesim këtë “ndërmarrje të përbashkët kriminale” pa përbënin e shërbimit të zbulimit…13’24’21 Drejtësia është një konstante që jep personi dhe viktima atë që meriton dhe viktimave meritojnë atë që iu përket atyre, ashtu siç edhe meriton zotëri Veseli atë që i përket atij. Meriton pra gjykim të drejtë dhe të duhur, ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, ndryshe do të ishte një padrejtësi e madhe ”, tha Dixon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Avokati Dixon tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon që Veseli ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së dhe ka dhënë informacionin që ka shërbyer si bazë për ato komunikata. Megjithatë, ai thekson se nuk ekziston asnjë provë konkrete që e lidh Veselin me këto komunikata dhe i cilëson pretendimet si të përgjithshme, të paqarta dhe të pabazuara.

“Sipas ZPS-së, klienti im ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së që ka formuar shtyllën kurrizore të politikave, bashkëpunëtorëve, klienti im ka ofruar gjithë shtyllën kurrizore faktike për të gjitha komunikatat e deklaratat dhe thuhet gjithashtu se ai ka dhënë informacionin që është pasqyruar më pas në këto komunikatat e gjithë gjëja vinte prej tij sipas ZPS. Ndërkohë, që nuk ka asnjë pikë prove që mbështet këtë pretendim të ZPS është e nevojshme të krijohet një lidhjes mes Veselit dhe komunikatave në njëfarë mënyrë sepse kjo ai është e vetme mënyrë ai lidhet me krime. Megjithatë, kjo është mënyrë dëshpëruese e ZPS-së për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë që mbështet apo konfirmon këtë gjë. Edhe gjuha që ka përdorur ZPS është e vagullt, e përgjithshme. ZPS thotë se Veseli ka marrë, vlerësuar dhe ka dhënë e transferuar, ka dhënë informacion inteligjent që ka formuar bazën e komunikatave”, u shpreh Dixon.

Pas pauzës së drekës, do të vijohet me deklaratën përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë. Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Etiketat e lidhura

HageKadri Veseli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.