Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjyqi për Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së, seanca në Hagë shtyhet më 14 prill

Kosova E mërkurë, 1 Prill 2026 21:20
Gjyqi për Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së, seanca në Hagë shtyhet më 14 prill
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur konferenca përgatitore e mbrojtjes në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Të pranishëm përmes video-lidhjes ishin Thaçi, Kilaj dhe Fazliu, ndërkaq Kuçi dhe Smakaj kanë hequr dorë nga e drejta për pjesëmarrje, për çka, gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell, tha se kjo lejohet sipas Rregullores së Procedurave dhe Provave. Në këtë konferencë përgatitore, palët kanë parashtruar argumentet e tyre lidhur me dëshmitarët dhe datat e mundshme për mbajtjen e seancave. Gjyqtari Gosnell i ka udhëzuar palët që të paraqiten më 14 dhe 15 prill për dëshminë e mundshme të një dëshmitari të mbrojtjes. Ai njoftoi se javën e ardhshme nuk do të ketë dëgjim të dëshmitarëve. Gjykimi është shtyrë për 14 prill.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Duke marrë parasysh parashtrimet që dëgjuam në sallën e gjyqit sot dhe parashtrimet përkatëse të marra sipas rregullës 119, është e qartë se nuk ka dëshmitar për t’u dëgjuar të paktën javën që fillon më 7 prill 2026. Dëshmitari tjetër, i cili mbase do të duhej që të vijë në sallën e gjyqit dhe për të cilin do të planifikohej një datë seance këtu në sallën e gjyqit është dëshmitari DHD 01. Megjithatë, kjo do të varet nga rezultati i kërkesës mbi bazën e rregullës 153 që do të duhej të dorëzohej pikë së pari dhe të merret vendimi lidhur me këtë. Do t’ju kërkoj palëve tani që të jenë të disponueshme për datën 14 dhe 15 prill për seancën e mundshme të këtij dëshmitari, që është dëshmitari DHD 01”, tha Gosnell.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 5 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 7 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Gosnell ka thënë se mbrojtja e Thaçit duhet të dorëzojë kërkesa deri nesër në orën 16:00. “Do t’i kërkoj ekipit të Thaçit që të jetë sa më konkrete që është e mundur në parashtrimin në fjalë, pra të japë sa më qartë aspekte të kohës se kur dëshmitarët mund të vijnë të japin dëshminë, në qoftë se ato kategorizohen si dëshmitar ekspert, kur janë të disponueshëm të japin dëshmi, kjo është e para dhe e dyta në qoftë se ata do të paraqiten brenda 30 ditëve duhet që të jepet shkaku i duhur për të shkurtuar afatet e parashikuara në urdhrin për zhvillimin e gjykimit. Dhe, përveç kësaj, në qoftë se ata do të dëgjohen pas datës 28 prill, do të duhej që të jepen shkaqet e përligjura për justifikimin e ndryshimit të kalendarit që është miratuar”, ka thënë Gosnell.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekipet e mbrojtjes ditë më parë kanë dorëzuar njoftimet e tyre në lidhje me paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore në lidhje me akuzat që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë. Megjithatë, në konferencën e sotme përgatitore u tha se ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë gojarisht në sallën e gjyqit. Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues. Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen. Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjykimin për krime lufte. Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshja e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Etiketat e lidhura

Hage
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.