Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“28 Nëntori të jetë festë zyrtare në Kosovë”

Forum E martë, 14 Shtator 2021 13:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

28 Nëntori nuk bën pjesë në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës, ani pse kjo ditë festohet çdo herë dhe e njëjta shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore. Historianë, edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë që kjo festë të jetë pjesë e kalendarit të festave zyrtare.

Sipas tyre, në këtë formë po cenohen vlerat kombëtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

Dita e Flamurit, 28 Nëntori, shënohet pothuajse kudo që flitet shqip. Me flamuj kuq e zi shihet i zbukuruar edhe shteti gati 11 vjeçar, ku 95 për qind e popullatës janë shqiptarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.

Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht, në vitin 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Drenicës.

Krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës.

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, u vendos që festë zyrtare të jetë 17 Shkurti, dhe 28 Nëntori mbeti vetëm tek festat memoriale. Kjo doli nga pakoja e Ahtisaarit, përmes së cilës edhe u shpall pavarësia.

Por, historiani Frashër Demaj po thotë se është bërë gabim i madh kur është hequr festa e 28 Nëntorit nga kalendari i festave zyrtare.

“Është për shkak të presionit të bashkësisë ndërkombëtare që mos të ngatërrohet me Shqipërinë, është rezultat edhe i presionit të Serbisë dhe serbëve të Kosovës dhe është edhe ndoshta rezultat i mosgatishmërisë dhe sikur politikanët tanë gjithmonë ndjehen inferiorë në raport me kërkesat e të tjerëve, sepse unë nuk besoj që do të insistonte Evropa aq shumë po t’i thuhej njëherë jo, sepse nëse e heqim nga kalendari i festave në Kosovë 28 Nëntorin atëherë i cenojmë vlerat tona kombëtare kulturore dhe e cenojmë ndjesinë e shqiptarëve të Kosovës”, thotë Demaj për KosovaPress.

Ai thotë se 28 Nëntori nuk është festë vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë shqiptarëve.

Demaj tregon se në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet e shtetit që të kthehet kjo festë në kalendar.

“Gati çdo vit komuniteti i historianëve ka apeluar te institucionet e shtetit që të kthehet 28 Nëntori në kalendarin e festave të shtetit të Kosovës, meqë që është festë kombëtare dhe jo festë e Shqipërisë, dhe është jo korrekte t’i privosh njerëzit nga ndjesia për të festuar, për një festë kombëtare e cila është shumë e rëndësishme për ta. Andaj unë them që edhe sot e kësaj dite kjo kërkesë vlen, dhe duet qeveria e Kosovës, nëse jo qeveria atëherë Parlamenti, me një votim të veçantë ta kthejë pavarësinë e shqiptarëve si festë shtetërore dhe kombëtare”, thotë Demaj.

Ligji për Festat Zyrtare është miratuar në vitin 2008, e qysh atëherë jashtë listës së festave ka mbetur 28 Nëntori.

Nait Hasani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në Kuvendin e Kosovës, thotë se 28 Nëntori nuk e ka vendin tek festat memoriale.

“28 Nëntori është lënë në festat memoriale, e cila nuk e ka vendin aty, duhet të jetë festë zyrtare, duhet të jetë një festë shtetërore për shkak se është një numër shumë i madh i banorëve 95 për qind shqiptarë, e ne kemi festë memoriale. Nuk është e drejtë, nuk është e barabartë, andaj ka mbetur në këtë formë për hir të një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ndryshohet dhe 28 Nëntori duhet të bëhet festë zyrtare shtetërore”, thotë Hasani për KosovaPress.

Ai shton se kjo është politikë e bashkësisë ndërkombëtare në raport me Pakon e Ahtisarit, andaj është e vështirë të ndryshohet.

Ndërsa Rasim Alija, nga D4D, thotë se në çështjen e festës së 28 Nëntorit ka implikime për shkak se Kosova e ka festën e 17 Shkurtit, dhe për shkak të pakicave që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“28 Nëntori për shkak të shenjëzimit që e ka si ditë në memorien tonë kolektive, ish dashur me u ulë si shoqëri dhe të përcaktohet se a duam ta festojmë si festë zyrtare, çka ndërlidhet ajo me pjesën e shtetit të Kosovës, cilat janë shenjëzimet apo pjesa emocionale e shoqërisë kosovare me 28 Nëntorin dhe në bazë të kësaj ish dashur me u përcaktu a do të jetë festë zyrtare e Republikës së Kosovës ose jo. Këtu ka mjaft komplikime sepse e kemi 17 shkurtin e cila është festë e sh tetit të Kosovës, sidomos edhe implikime të tjera me pakicat që i kemi në Kosovë”, thotë Alija.

Derisa 28 Nëntori nuk bënë pjesë në kalendarin zyrtar të festave në Kosovë, aty ka data të tjera që shënohen me festë dhe ditë pushimi, por që konsiderohen si të panevojshme.

Aktualisht shteti i Kosovës ka 11 festa zyrtare: Vitin e Ri, Krishtlindjet Ortodokse, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Ditën e Kushtetutës, Ditën Ndërkombëtare të Punës, Ditën e Evropës, Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël, dhe Krishtlindjet Katolike.

Festat si Dita e Kushtetutës, Dita e Evropës, apo 1 Maji, po konsiderohen të panevojshme në Kosovë, që të jenë festa zyrtare dhe në të njëjtat të jenë ditë pushimi.

Dje, Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se të gjitha institucionet e Kosovës, për nder të festës së 28 Nëntorit sot do ta kenë ditë pushimi. Koha.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.