Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 22:57 Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon Një mbrëmje e mbushur me gola, surpriza dhe rezultate të jashtëzakonshme në Champions League. Ndeshjet e javës së katërt të kësaj faze kanë dhuruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimi në pallat
  • Zgjedhjet amerikane
  • Erald Kapri
  • Vrasja e babait
  • Muriqi në Champions
  • Raporti i BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimi në pallat
  • Zgjedhjet amerikane
  • Erald Kapri
  • Vrasja e babait
  • Muriqi në Champions
  • Raporti i BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice: Propozimi për 45 vjet burg për secilin nga katër të akuzuarit e UÇK-së është i pazakontë

Kosova E diel, 29 Mars 2026 20:30
Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice: Propozimi për 45 vjet burg për secilin nga katër të akuzuarit e UÇK-së është i pazakontë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të panevojshëm e të ndikuar politikisht e konsideron Gjykatën Speciale, njeriu që udhëhoqi ndjekjen penale ndaj “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit.

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice flet për kërkesën e Prokurorisë së Speciales për dënim me nga 45 vjet burg për katërshen e UÇK-së, të cilën e konsideron të pazakontë.

Britaniku Geoffrey Nice thotë se nuk e ka parashikuar ndonjëherë që do të mund të themelohej gjykatë e re për hetimin e krimeve të luftës, e aq më pak që të merret me vetëm një grup të caktuar.

Kryeprokurori në rastin e Sllobodan Millosheviqit, rast që nuk mori epilog për shkak se i ai vdiq gjatë gjykimit në Hagë, thotë se kërkesa e Prokurorisë për dënim me nga gati gjysmë shekulli për secilin nga katërshja e UÇK-së është e pazakontë.

Nice, tregon se pas përfundimit të punës në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, iu kërkua të shkruante një artikull për “London Review of Books”, lidhur me raportin e Dick Marty, i cili, siç edhe e thotë Nice, pretendonte se Hashim Thaçi dhe të tjerët ishin të përfshirë në vrasjen e serbëve.

Se këto ishin vetëm pretendime e thotë edhe sot Nice, ku thekson se akuzat për trafikim organesh janë bërë nga serbët edhe ndaj kroatëve e boshnjakëve.

“Akuzat në raport ishin për trafikim organesh, dhe ato nuk janë ndjekur; përkundrazi, përmes një lloj manovre, pothuajse si një truk, ato u shndërruan në akuza më të përgjithshme që çuan në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ajo që njerëzve mund t’u duket interesant, nëse mund të gjenden këto gjëra interesante, është se akuzat për vrasje të njerëzve për t’u marrë organet për shitje janë një narrativë e njohur në konflikte. Është si ajo narrativë tjetër e njohur ku thuhet se njëra palë luan futboll me kokën e prerë të dikujt nga pala tjetër. I dëgjon këto akuza, por nuk e sheh kurrë ndeshjen e futbollit. Akuzat për atë që quhet ‘nxjerrje e detyruar e organeve’ janë bërë nga serbët kundër dy grupeve të tjera para se të bëheshin kundër Thaçit dhe shqiptarëve të Kosovës. Pasi ju tregova kaq shumë, ndoshta nuk do t’iu vijë si surprizë të dini se akuzat janë bërë në këtë rend: Së pari kundër kroatëve. Pastaj kundër myslimanëve boshnjakë dhe më pas kundër shqiptarëve të Kosovës. Në asnjë nga këto raste nuk është vërtetuar që akuzat kanë pasur ndonjë bazë reale. Ka pasur një akuzë krejtësisht tjetër dhe madje një gjykim për nxjerrjen e veshkave, ku natyrisht njerëzit mund të heqin një veshkë për para, sepse mund të funksionojnë me tjetrën. Ky gjykim kishte të bënte më shumë me aktivitete të tilla dhe nuk kishte asnjë lidhje me akuzat kundër Thaçit, për të cilin në këtë aspekt nuk ka prova”, deklaron ai.

Nice, i cili dikur ka qenë i përfshirë edhe me institucionet vendore përmes opinioneve të tij lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, thotë se që në fillim kishte ndjerë se kjo gjykatë kishte “qëllime të tërthorta”.

“Që në fillim ndjeva se kishte gjasa që të ishte një gjykatë e krijuar për qëllime të tërthorta. Pastaj erdhi një moment kur u punësova për të bërë disa punë për ta përgatitur më mirë Kosovën për t’u përballur me atë që po ndodhte ose që pritej të ndodhte në gjykatë, dhe ajo punë zgjati rreth një vit, dhe përfundoi vetëm kur Qeveria e Kosovës, më duhet ta them jo çuditërisht, thjesht nuk ishte në gjendje të bënte atë që kishte synuar të bënte, dhe unë duhej ta përfundoja atë angazhim, sepse nuk kishte kuptim të vazhdoja ndryshe. Dhe kështu, unë isha aty me një koleg duke punuar për këtë, por unë isha përgjegjësi kryesor”, shprehet ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai thekson se e ka konsideruar që nga fillimi të panevojshëm themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në Gjykatën Speciale deri më tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa. Shala është i dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq Mustafa me 15 vjet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Se cili do të jetë epilogu në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, të njohur si gjyqi i madh, Nice thotë se është e vështirë ta parashikohet.

Marrë parasysh që ai ka udhëhequr ndjekjen penale ndaj ‘Kasapit të Ballkanit’, thekson se nuk e ka parashikuar as se ndonjëherë do të mund të themelohet gjykatë e re për hetimin e krimeve të luftës.

“Mendoj se do të kishte qenë shumë e vështirë të parashikohej që të krijohej ndonjë tribunal tjetër, duke qenë se krimet e pretenduara në çdo tribunal tjetër do të mund të trajtoheshin në Gjykatën e Hagës, ICTY, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Pra pse të krijohej një tribunal tjetër? Tani mund të thuhet se deri në momentin kur u vendos se mund të kishte prova kundër Thaçit dhe të tjerëve, mandati i tribunalit jugosllavë kishte përfunduar, por nuk kishte asgjë që të ndalonte njerëzit të kërkonin zgjatjen e mandatit, në mënyrë që çështjet të trajtoheshin aty. Por një tjetër gjë që do t’i dukej çdo juristi jashtëzakonisht e pamundur është që të krijohej një tribunal që do të gjykonte vetëm njërën palë të një konflikti që nga disa shihet si ndarje etnike. Pse vetëm shqiptarët e Kosovës? Dhe nuk besoj se nëse do ta diskutonit këtë me ndonjë jurist kudo, do të mendonte se kjo është diçka normale. Pra, edhe pse nuk e kisha menduar kurrë krijimin e këtij tribunali, po ta kisha menduar, nuk do të kisha pritur kurrë një të tillë”, deklaron Nice në këtë intervistë.

Mund t'ju interesojë

Diana Kastrati u vr* 22 ditë pasi kërkoi mbrojtje, 15 vjet më pas ngrihet aktakuza

Diana Kastrati u vr* 22 ditë pasi kërkoi mbrojtje, 15 vjet më pas ngrihet aktakuza

3 Nëntor 2026, 16:04
Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë euro miratohet në Qeveri

Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë euro miratohet në Qeveri

3 Nëntor 2026, 11:29
Vr*sja e Arlinda Zekajt, Kuvendi fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale

Vr*sja e Arlinda Zekajt, Kuvendi fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale

2 Nëntor 2026, 17:38

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, vendi ka qenë vazhdimisht “nën hijen” e kësaj gjykate, thotë Geoffrey Nice. Ai thekson se është e rëndësishme që e vërteta të dokumentohet saktë.

Çështja kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është mbyllur tanimë dhe rasti është në duart e gjykatësve për vendim. Ata më 18 shkurt kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Edhe ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Pas deklaratave përmbyllëse të palëve që shënojnë edhe fazën përfundimtare të procesit, trupi gjykues ka 90 ditë kohë për të marrë vendim, por ky afat mund të zgjatet me kërkesë të panelit. Data e saktë e shpalljes së aktgjykimit ende nuk dihet.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Koha.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon
Para 2 orësh

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 2 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt
Para 2 orësh

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme
Para 2 orësh

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 6 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 3 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dali nga PROTESTA!
Para 6 orësh

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dali nga PROTESTA!

4 Zgjedhjet në Amerikë, Elon Musk: Nëse demokratët marrin gjithë pushtetin në 2028, do të hapin kufijtë
3 Nëntor 2026, 16:46

Zgjedhjet në Amerikë, Elon Musk: Nëse demokratët marrin gjithë pushtetin në 2028, do të hapin kufijtë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.