Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova mbështet punëtorët në të zezë, Shqipëria i fton të bëhen spiunë

Aktualitet E martë, 14 Prill 2020 22:44
Kosova mbështet punëtorët në të zezë, Shqipëria i fton të bëhen spiunë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, bën një krahasim se si dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe ajo e Prishtinës, po sillen gjatë krizës së shkaktuar nga Koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi jep disa shembuj ilustrues ku tregohen mënyrat se si qeveria Kurti po ndihmon biznesin, ndërsa sa i përket asaj Rama thekson se, “e qasjen e Qeverisë së Shqipërisë krijohet një situatë absurde ku punëtorit i kërkohët në këtë kohë të masave të distancimit social dhe të izolimit që të kërkojë e dorëzojë prova për denoncimet ndaj punëdhënësit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 6 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh

Postimi i plotë:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Krahasim Kosovë – Shqipëri në lidhje me masat e dy qeverive për punëtorët që punojnë në informalitet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të mos e penalizuar biznesin (punëdhënësin) nësë regjistron punëtorët informalë me një kontratë të re një vjeçare në këtë situatë pandemie. Punëtorët që regjistrohen përfitojnë nga masat qeveritare duke marrë pagën minimale prej buxhetit të shtetit në ato biznese që janë dëmtuar nga kriza ekonomike. Mbi pagën minimale, qeveria e Kosovës mbulon edhe sigurimet shoqërore. Pas regjistrimit nga punëdhënësi, institucionet verifikojnë menjëherë listat e pagave nga muaji paraprak, dhe çdo punëtor i ri i regjistruar në bizneset që kanë pësuar dëme nga kriza përfiton pagën minimale për tre muaj nga buxheti i shtetit, në vlerën 170 Euro në muaj. Në këtë mënyrë punëdhënësi nuk ka asnjë motiv për ta hequr punëtorin nga puna. Rreth 1000 punëtorë janë regjistruar deri më sot përmes kësaj mase, duke ndikuar në rritjen e formalizimit në ekonomi. Më tej, nësë punëdhënësi refuzon të bëjë regjistrimin/formalizimin e punëtorit me kontratë, atëherë vetë punëtori ka të drejtën të plotësojë nja formular në internet në Agjencinë e Tatimeve të Kosovës për të fituar nga skema sociale 130.00 në muaj për tre muaj, nësë nuk ka të ardhura të tjera. Këto fakte dhe të dhëna zyrtare për këtë çështje sapo i riprezantoi publikisht Ministri i Financave Besnik Bislimi.

Qasja e Qeverisë së Kosovës ndryshon shumë prej qasjes së Qeverisë së Shqipërisë, ku punëtorëve u është kërkuar të bëjnë denoncime dhe të dorëzojnë prova kundër punëdhënësit, duke rritur tensionin. Me qasjen e Qeverisë së Shqipërisë krijohet një situatë absurde ku punëtorit i kërkohët në këtë kohë të masave të distancimit social dhe të izolimit që të kërkojë e dorëzojë prova për denoncimet ndaj punëdhënësit. Dihet që në një situatë të tillë punëtori mendon se do i ulen shanset për ta mbajtur atë vend pune nëse kryen denoncimin, prandaj ka një arsye më shumë për të mos vepruar. Nuk kemi asnjë të dhënë nga institucionet e Shqipërisë se si e sa ka funksionuar qasja e “denoncimeve” … Në ndërkohë, punëtorët në Shqipëri që kanë punuar në informalitet vazhdojnë të mos e ndjejnë ndihmën e shtetit. 50 % e tregut të punës në Shqipëri funksionon në informalitet, sipas Bankës Botërore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 6 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.