Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë, 40 të dënuar për krime lufte

Kosova E hënë, 12 Tetor 2020 19:40
Kosovë, 40 të dënuar për krime lufte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit, për krime lufte në Kosovë, nga gjyqësori vendor, duke i përfshirë edhe misionet ndërkombëtare, janë akuzuar 116 persona dhe janë dënuar 40 prej tyre, thotë Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. Rreth 40 janë liruar, derisa 28 persona janë arratisur pas ngritjes së aktakuzës, prej tyre 24 serbë. Ata u dënuan nga gjykatat vendore, përfshirë misionet ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX. Kur kanë kaluar më shumë se pesë vjet, janë ngritur shtatë aktakuza nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas fillimit të pranimit të kompetencave ekzekutive nga misioni i EULEX-it, dy prej të akuzuarve janë liruar e të tjerët janë ende në proces. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale, por nga ky institucion i drejtësisë nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Amer Alija, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për dënimin e atyre që kryen krime. “Institucionet në Kosovë duhet të hulumtojnë dhe të përgatisin sa më shumë raste dhe të tentojnë që përmes INTERPOL-it t’i arrestojnë edhe individët që nuk jetojnë në Kosovë dhe që janë të pakapshëm për organet e drejtësisë së Kosovës”, thotë Alija. Ai thotë që ky proces të jetë më i lehtë, duhet që të ketë një bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Po ashtu përmes bashkësisë ndërkombëtare duhet insistuar që të krijohet një bashkëpunim juridik i shëndoshë në mes Kosovës dhe Serbisë, në shkëmbimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin dhe gjykimin e sa më shumë kryesve të krimeve të luftës në Kosovë”, thekson ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse ka dështuar drejtësia kosovare? Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, kurse nga viti 2015, këtë rol e kanë marrë institucionet e Kosovës. Avokati Taulant Hodaj thotë se janë disa arsye pse gjyqësori në Kosovë nuk ka qenë efektiv sa i përket dënimit të atyre që kryen krime gjatë luftës. “Gjykatat vendore, problem kryesor – po ashtu edhe prokuroritë – kanë që t’i dënojnë apo t’i ndjekin kryerësit e veprave penale që janë në fushëveprimin e krimeve të luftës. Është mungesa ose mospasja të drejtë e gjykimeve në mungesë deri tani, megjithëse kohët e fundit është ndryshuar ligji ku për krimet e luftës mund të vazhdojë gjykimi edhe në mungesë”, thotë Hodaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu, problem tjetër sipas avokatit Hodaj është edhe mungesa e ekspertizës, pasi nuk ka hetues dhe prokurorë që kanë përvojë të hetimeve të krimeve të luftës. Këto dhe çështje të tjera, sipas avokatit Hodaj, kanë bërë që të ketë nevojë për një gjykatë si Gjykata Speciale, që të merret me krimet e pretenduara të luftës në Kosovë. “Gjyqësori ka pasur mungesë të vullnetit që të ballafaqohet me kryerësit shqiptarë potencialë që mund të kenë kryer krime të luftës. Po ashtu, edhe ndikimi në dëshmitarë dhe mosmbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një prej arsyeve pse është marr vendimi që të themelohet Gjykata Speciale”, thotë Hodaj. As Serbia s’ka bërë më mirë në dënimin e atyre që kryen krime lufte në Kosovë. Nga 40 personat e dënuar në Kosovë për krime lufte, 34 janë shqiptarë, pesë serbë dhe një rom, thonë në Fondin për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. Në Serbi është bërë shumë më pak sa i përket dënimit të atyre që kryen krime në luftën e viteve 1998-1999. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në Serbi janë gjykuar vetëm 17 persona, prej tyre, dy janë shqiptarë.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Për krime lufte në Kosovë, janë mbajtur edhe dy procese gjyqësore në Mal të Zi dhe është dënuar një malazez. Në Hagë janë dënuar gjashtë serbë për krime lufte në Kosovë, të cilët kanë pasur pozitat e eprorëve ushtarakë dhe politikë. Po ashtu janë dënuar edhe dy ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë pasur pozita më të ulëta. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke i hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Më 24 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë bën publikeaktakuzën për krime lufte ndaj ish-eprorit të UÇK-së në zonën e Llapit, Salih Mustafa. Mustafa, i cili u arrestua dhe u dërgua në paraburgim në Hagë, akuzohet nga Gjykata Speciale (v.j. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar) për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”. Në aktakuzën ndaj Mustafës thuhet se “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Në aktakuzë përmendet po ashtu se prej periudhës 19 prill të vitit 1999 e deri në fund të atij muaji, në atë vendndodhje është vrarë një i ndaluar. Ndryshe, gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur. /REL/

Etiketat e lidhura

40 të dënuarKosovekrim lufte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 24 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 42 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 54 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 55 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 20 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.