Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë: Gjuha politike dhe shkeljet e masave shëndetësore gjatë fushatës zgjedhore

Kosova E hënë, 8 Shkurt 2021 19:42
Kosovë: Gjuha politike dhe shkeljet e masave shëndetësore gjatë fushatës zgjedhore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Kosovë sipas masave të vendosura nga autoritetet për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se 30 personave në hapësira të mbyllura. Po ashtu ndalohet grumbullimi i çfarëdoshëm i më shumë se 50 personave në një vend.

Por, përgjatë fushatës së partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, numri i pjesëmarrësve nëpër tubime është shumëherë më i lartë sesa që parashihet me këto masa.

“Partitë politike kanë një shumë të caktuar që e pranojnë nga buxheti i Kosovës, që janë taksa të qytetarëve, kjo nënkupton se qytetari rrezikon ta merr sëmundjen COVID nga tubimet e partive politike, ndërsa gjobën indirekt e paguan prap qytetari. Kështu që po shohim definitivisht që partitë nuk e kanë interes fare qytetarin, thjeshtë për ta është e rëndësishme të marrin votat dhe të vijnë në pushtet”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vëzhguesit thonë se shkelja e masave nga partitë politike është shembull i keq kundrejt thirrjeve drejruar qytetarëve për masa kujdesi.

“Fatkeqësia qëndron te fakti se nuk janë duke u gjobitur. E kemi vetëm komunën e Prishtinës e cila ka gjobitur disa parti që nuk i kanë respektuar masat por jo edhe komunat tjera. Ne si FOL kemi kërkuar qasje në të dhënat e disa komunave por fatkeqësisht ka edhe një konfuzion mbi atë se kujt i takon shqiptimi i gjobave, nivelit komunal apo qendror sa i takon tubimeve të partive”, thotë Megjide Nimani – Demolli nga organizata “FOL”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në kohën kur krejt Evropa ka filluar të respektojë masa kufizuese, në Kosovë po kemi tubime të mijëra njerëzve nëpër sheshe publike, madje po shohim liderë partiakë duke hyrë nëpër shtëpi te qytetarëve pa respektuar asnjë masë mbrojtëse, mendoj që ky është mesazh shumë i keq”, thotë Arton Demhasaj nga orgamizata “Çohu”.

Përveç kësaj, ata tërheqin vërejtjen edhe te gjuha, siç thonë, jo e përshtatshme politike e partive përgjatë fushatës.

“Mendoj që partitë politike duhet të jenë të kujdesshme në gjuhën e ndërsjellë që e përdorin sepse pastaj ky polarizim mund të rrëshqasë edhe te militantët dhe elektorati i partive politike e mund të eskalojë pastaj edhe në konflikte të ndërsjella”, thotë zoti Demhasaj.

“Këto parti politike fushatën agresive nuk janë duke e bërë në drejtim të arsyetimit të planprogrameve të tyre, më shumë kjo fushatë është me sulme ndaj individëve apo partive politike. Në këtë drejtim unë besoj që koston e kësaj që do ta paguajmë si shtet nga kjo gjuhë dhe mënyra se si po funksionon kjo fushatë është se sigurisht do të kemi zgjedhjet më të këqija që janë organizuar ndonjëherë, përjashto ato të vitit 2010. Do të kemi një raport me siguri negativ nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian por edhe të ambasadave të huaha”, thotë zoti Miftaraj.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Ambasadat perëndimore madje që para fillimit të fushatës zyrtare dhjetëditëshe u kanë bërë thirrje të gjitha partive politike që të përmbahen nga sulmet personale në funksion të krijimit të një mjedisi për zgjedhje të lira e të drejta./VOA

Etiketat e lidhura

Gjuha politikeKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 13 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 31 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 42 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 43 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.