Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri Kurti flet para deputetëve: Krenar për 4 vjet qeverisje

Kosova E hënë, 2 Dhjetor 2024 14:05
Kryeministri Kurti flet para deputetëve: Krenar për 4 vjet qeverisje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka renditur para deputetëve arritjet në katër vjet qeverisje. Në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se është krenar dhe me vetëbesim për mandatin e tij qeverisës, që sipas tij ka qenë me arritje dhe më shumë sfida. Kreu qeveritar përmendi zhvillimin ekonomik si sukses, rritjen e punësimit për 22 për qind si dhe ngritjen e pagës minimale. Krahas kësaj, Kurti nënvizoi sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit në veri dhe siç tha shpartallimin e grupeve kriminale atje. Kurti pati edhe një arsyetim për mungesën e njohjeve të reja.

“Qëndroj para jush sot me krenari dhe vetëbesim për këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me plot të arritura dhe më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar. Është një histori ndryshimesh që e prekin jetën e përditshme të gjithë qytetarëve të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin për një ardhme më të mirë që nuk e përjashton askënd. Shifrat që do t’i prezantojë kanë shpirt, pasi ato kanë vënë në lëvizje mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre dhe mundësitë për të ardhmen”, tha Kurti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Kurtit, ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe. “Le të fillojmë me ekonominë që ka shënuar rritjen më të madhe dhe njëkohësisht solide. Në këto tri vite të fundit kemi pasur rritje ekonomike mesatarisht prej 6.36 për qind të bruto-produktit vendor. Asnjëri prej këtyre tri viteve të qeverisjes sonë se ka pasur rritjen ekonomike më pak se katër për qind. Po flas për rritjen reale ekonomike, pasi të hiqet inflacioni…Papunësia që dikur ndjehej si një re e rëndë mbi familjet kosovare, sot ka rënie nga 25.8 për qind në 10.7 për qind. Sfidë na mbetet në këtë aspekt aktivizimi më i madh i grave….Aso kohe në Kosovë kanë qenë gjithsesi të punësuar 350 mijë qytetarë, ndërkaq sot që po flasim janë 430 mijë. Pra 80 mijë më shumë sesa në pranverën e vitit 2021. Kjo është një rritje prej 22 për qind e punësimit”, shtoi Kurti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për sundimin e ligjit dhe luftimin ndaj korrupsionit, Kurti tha se gjatë mandatit të tij janë arrestuar 300 zyrtarë publik. Ai përmendi mbylljen e strukturave paralele serbe në veri dhe shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. “Rreth 300 zyrtarë publik janë arrestuar. Mbi 4.5 ton substanca narkotike janë konfiskuar, 37 rrugë ilegale janë mbyllur prej tyre 29 në veri. Gjashtë laboratorë për prodhimin e kriptovalutave janë shkatërruar në veri, 9 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit i kemi në veri. S’ka qenë asnjë më herët…Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Suharekë, Istog dhe Skenderaj. Organizatat Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut i kemi shpall si organizata terroriste. Është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se s’ka elemente kriminale ende atje…Ky sukses i shtetit tonë të përbashkëta e ka rritur nervozen dhe agresivitetin në Beograd”, shtoi ai.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Sa i përket politikës së jashtme dhe mungesën e njohjeve të reja, Kurti tha se këto të fundit nuk i ka premtuar në fushatën zgjedhore të vitit 2021. Sipas tij, në program qeverisës vihet në pah më shumë punësimi dhe drejtësia. “Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja. Por duhet të kuptoni edhe një gjë, as liberalizimin e vizave dhe as njohjet e reja si kemi prezantuar në fushatë. Në fushatë kemi premtuar punësim dhe drejtësi. Neve duhet të na matni për zotimet që i kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe pastaj në programin qeveritar”, theksoi Kurti.

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 4 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.