Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letra e një kosovareje ”trondit” qeverinë: Albin, jemi bashkë për fillime të reja

Kosova E diel, 29 Mars 2020 12:49
Letra e një kosovareje ”trondit” qeverinë: Albin, jemi bashkë për fillime të reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Miranda Shala

I nderuar z.Kryeministër Albin Kurti,

Ne jemi takuar shpesh, në kafenen e vogël te parku i qytetit duke pirë kafen e mëngjesit. Ju kam përcjellur e mahnitur për thjeshtësine tuaj, por asnjëherë se pata kurajon t’ju dilja përballë e t’ju uroja për njeriun që jeni. Ju kam shikuar me admirim të thellë për aq sa kam ditur rreth jush si person, se e them paturp nuk kam pasur shumë informacione të detajuara për veprimtarinë tuaj dhe as të subjekteve tjera politike në Kosovë.

Unë jam Miranda, një vajzë nga Llapi.

Duke qenë gjithmonë e zhgënjyer nga politika në vendin tim, kam zgjedhur që të mos merrem fare këto vitet e fundit e ti kaloj edhe lajmet pa i lexuar, e çfarë t’ju them ironia është që unë kam studiuar per Shkenca Komunikimi në Tiranë, gazetari e marketing i njoh mirë. Jam e diplomuar dhe kam 5 vite që jam kthyer në Kosovë, për fatin tim të keq jo në ndonjë vend pune siç do duhej të isha tani, por duke qëndruar në shtëpi me mendimin si ta gjej një rrugë e të iki sa më shpejtë nga ky vend që s’do bëhet kurrë. Pa zgjedhur martesën si opsion e që për shumë vajza duket se ka ngelur mundësia e fundit shkaku i mosmbështetjes që kanë në shoqëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është ankesë kjo, po.

Nejse, deri sot me atë mendim dhe në atë mundim isha, por sot i nderuar Albin, unë për herë të parë qëndrova 12 orë para televizjonit duke përcjellur dhe duke mësuar në të njëjtën kohë gjithë ata njerëz që merrnin pjesë në seancën e jashtëzakonshme kundër teje e kundër vendit të tyre. Sot ju mësova emrat, pozicionet dhe ndjeva keqardhje për ata si individ fillimisht dhe shumë keqardhje për vendin tonë, aq sa ishte për të qeshur ishte për të qarë kjo mbledhje e sotme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I dashur Kryeministër, sot mua më mjaftuan ato orë që ta kuptoja se kush ishte fajtor për gjendjen që jam unë dhe shumë të rinj të tjerë në këtë vend, po shihja dhe po gjeja përgjigjet një nga një të pyetjeve të mia, pse ndodhesha e papunë, pse ndihesha e tradhëtuar e pse aq shumë doja te ikja nga këtu. Unë sot pashë se sa bukur mund të flas, shkruaj e të shprehem, ta them të drejtën pata një moment krenarie me veten time, aty isha në divan ulur afër sobës me zjarr…nuk isha në kuvend e as ne ndonjë zyrë, e po dikush ashtu e ka parë të arsyeshme domethënë, që mua të më ofrojë ato momente humori e nervozizmi në të njëjtën kohë. Unë sot kuptova plot gjëra, mësova arsyen pse vëllezrit e mi zgjohen çdo ditë pa pikë dëshire e vullneti për të shkuar në punë a shkollë, mësova pse nëna jonë na sheh gjithmonë me sy të trishtë, e pse baba është aq i stresuar… Sot e mora përgjigjen pse askush nuk ndjehet i sigurt në këtë vend. Pashë përplasje forcash mes së mires e së keqes, përplasje mes zhgënjimit dhe shpresës, të vërtetës e gënjeshtrës.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Eeee unë Albin sot analizova dhe për herë të parë besova se në fakt, nuk është e nevojshme të largohemi, thjesht mund të zgjedhim njërën nga ato rrymat që përplaseshin, dhe unë të zgjodha ty Kryeministër si rrymën që mund të na mbaj gjallë. Ti i dashur Albin tregove se si duhet të rrijmë, të luftojmë me besimin e plotë që do fitojmë sa herë të jetë e nevojshme, tregove se si mos të thyhemi para injorancës e të mos dëshprohemi. Mbi te gjitha na bëre të kuptojmë se ka një shpresë dhe është në duart tona, e seç mu ngjall një forcë nga brenda, pashë atë që dua të jem dhe vendin ku duhet të jem.

Unë përkas këtu, jam shpirt luftarak si ju dhe jam femër që u përfaqësova denjësisht nga znj.Mimoza dhe znj.Vjosa. Sot u ndjeva më e fortë se kurrë, desha të isha aty e t’ju duartrokisja juve që na nderuat, sot desha të më hapej mikrofoni e të flisja pa belbëzuar, pa mu dridhur zëri, pa frikë e me plot vetbesim, se e mora vesh që të jesh afër jush mund të thuash të vërtetën pa e menduar dy herë.

Duke analizuar një e nga një folësit në atë sallë, vihej re shumë qartë se kush e mendonte atë që thoshte e kush ishte munduar të mësonte përmendësh një tekst të shkruar e që s’ia kishte arritur dot, sa turp…Vihej re fare qartë se kush kishte besim te fjalët e veta dhe kush fliste sikur ti kishin vendosur një pistoletë në kokë. Sot më erdhi keq për shumë njerëz aty dhe nivelin që e kishin ulur veten, por më bënë krenare ata pak të tjerë që munda t’ua shihja fytyrat gjatë fjalimit me kokën lart.

Zoti Kryeminister, po ju adresoj këtë shkresë për t’ju treguar qe une jam këtu, ndihem shumë gati për t’ju dal në krah, ndihem gati për të folur se kam shumë gjëra për të thënë, jam gati dhe e formuar të flas pa mu dridhur zëri, pa ngatërruar fletët, jam gati të flas krah jush se e di që do të jem e lirë të them çfarë do që mendoj. Ju flas në emër të gjithë te rinjëve që qeshën kur disa të gjorë po flisnin ne foltore. Nuk do të doja kurrë të isha krah dikujt tjetër se me shumë mundësi do humbisja shpirtin dhe karakterin, siç kishte ndodhur me shumicën aty. Unë s’do bëhesha kurrë marionetë në duar të injorantëve që e quajnë veten të ditur, por do bëhesha një zë i së vërtetës, pa pasur frikë nga njerëz që janë ulur me vite mbi frone të krijuara nga gënjeshtrat e tyre.

Do bëhesha Vjosë e Mimozë, do bëhesha Sarandë, ama s’do bëhesha kurrë Arban e Arben, e aq më pak Valentinë, s’do bëhesha asnjë nga ata 80 persona që ishin vetëm fizikisht në sallë, të dirigjuar nga frika e egoizmi dhe të përbetuar për të folur e mos dëgjuar. Ehhh, çka ka më të rëndë se njerzit që dëgjojnë vetëm për tu përgjigjur. Unë s’do bëhesha kurrë objekt talljeje për popullin tim. S’do bëhesha për keqardhje. Unë do të vetë vendosja dhe do e ruaja gjënë më të shenjtë që mund të ketë një njëri, respektin per veten, Zot, sa shumë që e kishin humbur…Unë sot njoha të kaluaren, të tashmen dhe perfundimisht sot e gjeta të ardhmen.

E ardhmja është në Kosovë me ju në krye e me karaktere tjera të forta, që ishin pak në atë sallë të madhe por të mbushnin shpirtin plotë. Unë vetë vendosi, unë jam këtu, jam me ju eee sa me mburrje e them që s’jam e vetmja, sa kënaqësi që pashë se populli kosovar nuk ishte thjeshtë një tufë delesh por një ushtri e tërë me respekt për vendin dhe i vendosur per t’ju ndjekur deri në fund.

Prandaj Albin, jemi bashkë për fillime të reja. Fillime të reja sa herë që na kërkohet, pa frikë sepse jemi plotë, jemi një Kosovë e tërë. Me respekt dhe falenderime, që më bindët se Kosova me ju mund të bëhet.

25 Mars 2020

Etiketat e lidhura

albin kurtiMiranda Shala
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 6 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 7 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 24 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.