Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Loja djallëzore e Presidentit kosovar Thaçi, me kufinjtë: Frika nga Gjykata Speciale

Forum E diel, 22 Gusht 2021 01:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njerëzit e politikës dhe të medias pyesin këto ditë se ç’pati presidenti kosovar Hashim Thaçi që hapi mu në pikun e verës çështjen e rishikimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë. Shumëkush e quan “një ide serbe e idiote”, pakkush “një ide stabile për Rajonin”, por ka edhe shumë të pakët që dyshojnë në lojën e Hashim Thaçit. Nuk vepron kurrë pa një paramendim ai njeri, thonë ata që e njohin. Dhe rezulton se e gjithë kjo fortunë në gotë e sajuar bukur nga Hashimi vjen me një strategji gjarpnore e thurur prej tij personalisht. Mundet edhe në kordinim me Edi Ramën, por prapë nuk besohet se ai kur flitet për të ardhmen e tij politike, nuk mund të marrë mendjen e Ramës dhe Vuçiç. I njeh mirë të dy, se të lenë në baltë, sapo kalojnë lumin apo kur e shikojnë se koka e Thaçit fillon e varet të Gjykata Speciale e Kosovës. Kjo Gjykatë është me një status special, si dhe vetë emrin. Do të hetojë e ndëshkojë politikanët e Kosovës për krime lufte. Në të vertetë kjo është krejtësisht e kotë, pasi ishin serbët ata që bënë masakra mbi popullin e Kosovës. Por politika europiane, gjoja për drejtësi për të dyja palët si dhe për të mikluar palën serbe pasi Millosheviçi ishte në Hagë dhe disa liderë të tjerë serbë përfunduan po në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, ka gjetur një zgjidhje duke ngritur gjykatën speciale në Kosovë. Kjo u miratua nga presioni i huaj, bile në një moment politika kosovare donte ta zhbënte ligjërisht, por ndërhyri fuqishëm BE dhe SHBA.

Momentalisht ajo është gati për të prerë koka të rëndësishme në Kosovë. Edhe për të kënaqur palën serbe. Por kokat që bëjnë jehonë ndërkombëtare, pra lajm, mbeten koka e Presidentit, kryetarit të Parlamentit dhe kryeministrit. Por kryeministri Ramush Haradinaj e ka bërë epokën e tij në Hagë ku triumfoi. Edhe në Francë fitoi. Pra tani nuk ka punë gjykata speciale me kryeministrin kosovar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

Mbeten dy koka: ajo e presidentit Thaçi dhe e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Njëra kokë do iki për në Gjykatën Speciale, pasi ndryshe nuk e ngritën kot së koti të huajt. E duan jo për drejtësi, por për barazpeshë me palën serbe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Atëhere Presidenti Thaçi, ka vepruar me dinakëri. Hapi çështjen e rishikimit të kufinjve gjoja në emër të përbashkimit kombëtar me Luginën e Preshëvës si dhe duke injektuar edhe bashkimin me Shqipërinë. Këtë e bëri për të krijuar impaktin e një njeriu patriot mbarëkombëtar dhe nëse e marrin në Gjykatë, të jetë popullor. Por nuk duhet shkuar në Gjykatë, pasi nuk i dihet se të braktisin të gjithë! Edhe Vuçiç, edhe Rama. Ndaj hapi “rishikimin e kufinjve” për të krijuar një staturë të një burri shteti se është në negociata për stabilitet përfundimtar Kosovë-Serbi, gjë që e duan shumë Bashkimi Europian. Edhe SHBA. Me këtë lëvizje, e cila nuk ka për tu realizuar, por zgjat mosprekjen nga të huajt, pasi thotë se “unë po merrem me stabilitetin rajonal ku është dakort edhe Serbia, atëhere ç’keni me mua!”. Me këtë lëvizje i shton pikët presidentit Vuçiç si dhe shton pikë indirekt diplomacisë ruse me rastin e Krimesë. Nga ana e tij presidenti serb, natyrisht, që do lëshojë mesazhe se “nuk keni pse merrni për në gjykatë kryenegociatorin për ndryshimin kufinjve”. Natyrisht që gjykata speciale nuk është gjykatë që do vendosë mbi drejtësinë, ajo është krijuar speciale për barazpeshë politike në dënimin e krimëve të luftës.

Kështu politika europiane, dhe ajo serbe në veçanti, do jenë mbrojtësit e presidentit Thaçi.

Lojë mjaft e zgjuar. Dhe Thaçi drejton gishtin tregues ndaj kryeparlamentarit Veseli. Pra Haradinaj nuk preket, Thaçi shpëton me lojën e kufinjve dhe mbetet nën hanxhar Kadri Veseli.

Vuçiç-Thaçi-Rama dhe Erdogan fërkojnë duart dhe rrijnë e shikojnë kokën e prerë kosovare. Me kaq gjykata speciale mbaron punë dhe kufinjtë mbeten po këta që janë sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Spiten Prulli

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 3 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 7 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.