Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku i luftës së UÇK- së rrëfen si ra në betejë komandanti legjendar Mujë Krasniqi

Kosova E enjte, 24 Dhjetor 2020 16:06
Mjeku i luftës së UÇK- së rrëfen si ra në betejë komandanti legjendar Mujë Krasniqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Dr. Pashk Buzhala mjeku i UÇK përgjatë luftës në Kosovë rrëfen ekskluzivisht për gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, angazhimin në luftë si mjek, mjekimin e komandantit legjendar Mujë Krasniqi, situatën në Kosovë pas arrestimeve nga Specialja dhe kundërshton me force akuzat ndaj krerëve të shtetit e të luftës në Kosovë. Sipas mjekut Buzhala, Europa duket sikur ia ka kthyer shpinën Kosovës. E vetmja shpresë për shqiptarët në Ballkan sipas mjekut Pashk Buzhala, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me Dr. Pashk Buzhala bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.
DOKTOR PASHK BUZHALA NGA DEMONSTRATAT E STUDENTËVE, MJEK I UÇK NË LUFTË
Si fëmijë kam mësuar shumë nga baba im për krimet serbe në Kosovë. Baba me ka fol shumë për Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, për Lëvizjet Kaçake të Azem Bejtes, për NDSh-në e Ndue Përlleshin (baba ka qenë bashkëpunëtor i Ndue Përlleshit), për luftën e Drenicës të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e shumë histori tjera të popullit tonë, këndej dhe andej kufirit. Por jo vetëm nga baba që kam mësuar për lëvizjet dhe kryengritjet kundër Turqisë dhe Serbisë, por edhe nga të tjerë nëpër kullat tona, pastaj në shkollë, nga profesor të historisë, gjuhës shqipe etj. Si rrjedhojë e kësaj, duke qenë i mirë informuar me historinë e popullit tonë, si student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë, marr pjesë në demonstratat e studentëve të vitit 1981 e që më pas, vazhdimisht jam munduar që të bëjë diçka për vendin tim edhe me aktivitete politike në vitet e “80 dhe ’90-ta e deri në fillim të luftës.Pasi i kreva studimet në mjekësi dhe fillova të punoj, gjithmonë kam menduar dhe i përgatitur edhe nga aspekti psikik, se në rast lufte, kontributi im duhet të orientohet në ofrimin e kujdesit shëndetësor për luftëtarët e lirisë dhe popullin në përgjithësi. Është e ditur se, pa shërbim mjekësor, nuk mund të imagjinohet menaxhimi i një situate emergjente duke përfshirë edhe luftën.
SI RA HEROIKISHT KOMANDANT MUJË KRASNIQI ME 40 BASHKËLUFTËTARË
Kështu edhe ndodhi, luftëtarit të parë të UCK-së që i trajtova plagët ishte Komandanti i njohur Mujë Krasniqi në natën mes 15 dhe 16 prillit 1998 dhe ate ne shtepine time, kur akoma Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk vepronte mjaftueshëm publikisht në Drenicë e në të gjithë Kosovën. Pothuajse menjëherë, jam angazhuar në Ambulancën Shëndetësore në Ujmir, ekipi mjekësor i së cilës ka shërbyer gjatë gjithë kohës së luftës. Ambulanca e Ujmirit i ka takuar Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, Komandant i të cilës ka qenë Mujë Krasniqi. Pas rënies se Komandantit Mujë Krasniqi, Brigada 113 e merr emrin e vet Komandantit “Mujë Krasniqi”. Në kohën kur është pamundësuar puna në objektin e Ambulancës në Ujmir, shërbimin mjekësor për luftëtarët dhe popullin e kemi ofruar edhe në male, duke ju qëndruar afër luftëtarëve dhe popullit të zhvendosur. Për Mujen mund të flasim shumë, por në këtë rast do ti them dy fjalë. Me Mujen njifeshim mire, sepse jemi të te njetit fshat, Çabiq i Klinës. Për rreth tri vjet nuk e kisha takuar sepse vepronte në ilegalitet. Takimi me te qe i dhimbshem për mua, sepse ishte i plagosur rëndë. Muja nuk ka ditur të ndalet asnjëherë edhe pse i plagosur. Për të dytën herë, u plagos në fund të korrikut 1998 por plagët nuk do ta ndalnin asnjëherë për të luftuar për çlirim, deri sa ra në fushëbetejë më 14 dhjetor 1998 në kufirin shqiptar-shqiptar duke i pri kolonës. Ai ra së bashku me 40 bashkëluftëtaret e tij dhe me vlla Aliun e dhëndrrin Beqir Gashi. Vrasja e Mujës ishte humbje e madhe për UÇK-në, sepse ra njëri nga komandatët më të zotë që pat Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por njëkohësishtë ishte dhembje e madhë për shokët dhe bashkluftëtarët e tij. Muja ra për të mos vdekur kurrë. Mujën e ka karakterizuar guximi dhe trimnia. Nuk me ka rastisur që të takoj ndonjë luftëtar më trim dhe të vendosur për të luftuar deri në çlirim. Për Mujën, vrasja në luftë për liri ka qenë si me lind. Muja i ka dashur shumë bashkluftëtarët. Më kujtohet një moment, teksa i mjekoja plagët në shtëpinë e tij, kur akoma ishte në një gjendje jo të mirë fizike i kërkova që derisa të forcohet edhe pak, të mos shkojë në vijat e frontit. Muja mu përgjigj shkurt: “Doktor, nuk mund ti lë vetëm shokët”. Muja nuk e ka njoftë dorëzimin. Shpesh kujtoj momente lufte me të vrarë e të plagosur, të zhvendosur në male dhe gjithmonë i bëjë pyetje vetës, se a e kam bërë më të mirën e mundshme në ato rrethana lufte. Faktikisht, këtë pyetje ia bëja vetes edhe gjatë luftës në çdo mbrëmje. Përgjigjja është se, kam bërë më te mirën e mundshme, ashtu siç është dashtë të bëhet, si nga aspekti profesional ashtu edhe ai njerëzor. Përveç kujtimeve të hidhura të luftës, ne sot kujtojmë edhe momente gazmore me këngë dhe humor.
NE LUFTUAM KUNDËR OKUPUESIT SERB, JO KUNDËR NJËRI-TJETRIT
Po e dëftoj një moment të luftës, që mu kujtua pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata e Hagës, që e cila po tenton të ndajë shqiptarët në katolik dhe mysliman, madje edhe në luftë.Me 3 korrik 1998 gjatë një ofensive të forcave serbe kundër pozicioneve të UÇK-së, në magjistralen Pejë-Prishtinë, kishim disa ushtarë të UÇK-së të plagosur, shumica prej tyre rëndë. Pasi e përfunduam trajtimin e ushtarëve të plagosur e disa nga ata i dërguam në Spitalin Ushtarak në Likoc, dola në qendër të Ujmirit që të pushoj pak jashtë ambulance dhe të takoj njerëzit. Papritmas dëgjoj një zë që me thërret, ai ishte një i njohur i imi nga Drenasi. U përshëndetëm me të dhe menjëherë më pyeti për gjendjen e krijuar në atë ditë luftimesh. Pastaj tregoi se ishte duke shoqëruar një ekip të Televizionit të CNN-it dhe me luti që t’ i takoj dhe të bisedoj me ta. Iu ofruam makinës së tyre, i përshëndeta dhe miku im ju tregoi se jam mjek që po shërbej në ambulancë dhe se mund t’i njoftoj për atë që ka ndodh atë ditë. Pasi iu tregova për situatën, njëri nga gazetaret (ashtu u prezantuan) më pyeti se a ka katolik të kyçur në luftë? Për shkak se u befasova shumë me pyetjen, mua me erdhi një e qeshur krejt spontane dhe menjëherë m’u drejtua se, pse po qesh? Ia ktheva, po unë jam katolik. Gazetari përsëri mu drejtua, mirëpo ti qenke doktor dhe vazhdoi me pyetje se, a ka ushtarë të UÇK-së katolik, që janë në vijat e frontit? Për të ia dëshmuar se ka mjaft ushtarë katolik në vijat e frontit, i thashë, qenkeni me makinë dhe ejani shkojmë bashkë, do të gjesh me dhjetëra ushtarë të besimit katolik në vijat e frontit, (meqenëse nuk i tregova për dëmet e asaj dite, nuk munda t’ua tregoja se, nga ushtaret e plagosur atë ditë, rreth 30% prej tyre ishin të besimit katolik). Atëherë ata shikuan njëri tjetrin dhe më thanë, jo s’ka nevojë të shkojmë atje. U përshëndetëm dhe së bashku me shoqëruesin shqiptar u larguan.
ARRESTIMET E KRERËVE TË SHTETIT TË KOSOVËS DHE LUFTËS TË PAPRANUESHME
Fillimisht, insistimi i miqve ndërkombëtar për krijimin e dhomave të specializuara në Hagë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës , ka qenë i padrejtë.Krijimii kësaj gjykate ka ardhur si pasojëe raportitshpikës dhe fantastik të Dick Martyt. Mendoj se, ajo që e ka shtyrë bashkësinë ndërkombëtare të bëjë presion tek institucionet dhe liderët kosovar,që të krijohet kjo gjykatë,ka qenëpikërisht shpifja e Dick Martyt për trafikim organesh.Për mua, që kam kryer detyrën e mjekut në luftë, ku jam ballafaquar me kushte tepër të vështira (me mungesë të barërave dhe materialit sanitar) në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të plagosurit dhe të sëmurët, kjo shpikje e Dick Martyt, ka qenë njëçmenduri,djallëzi dhe injorancë e të gjithë atyre që e kanë besuar dhe aprovuar këtë raport në Parlamentin Evropian. Mendoj se nga institucionet e Kosovës, ka pas neglizhencë duke mos e marrë mjaftueshëm si serioz ketë raport dhe si pasojë edhe reagim jo të duhur ndaj këtij raporti. Ndoshta edhe deputetet e Shqipërisë në Parlamentin Evropian, kanë mundur të bëjnë më tepër në parandalimin e aprovimit të këtij raporti. Por, kjo duhet të rendojë në ndërgjegjen e atyre deputetëve, sigurisht, nësekanë mundur të bëjnë më shumë në parandalimin e aprovimit të këtij raporti apo jo?Krahasimi i krimeve të Serbisë që ka bërë në Kosovë, me pretendimet për krime nga Prokuroria e Specializuar nëHagë e të servirura nga Prokuroria Serbe, janë të pa pranueshme, absurde dhe për më tepër djallëzore.Sidomos, kur vetë jemi dëshmitarë të krimeve serbe të kryera në Kosovë nga vetë shteti Serb që tashmë janë të njohura botërisht.Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, këtu po tentohet të gjykohet lufta e drejtë e popullit shqiptar për liri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës por edhe aleatet e UÇK-së dhe të Kosovës, në rend të parë SHBA dhe NATO.Personalisht, kështu e kuptoj gjithë këtë tragji-komedi, sepsenë vend që të ndiqen krimet serbe në Kosovë, sot të targetuar janë udhëheqësit e luftës për liri,pothuajse komplet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së,e me vonë liderët e Shtetit të Kosovës. Duke i lexuar akuzat, shihet qartë se aty ka shpifje dhe të pavërteta. Shpreh bindjen time të thellë se që të gjithë udhëheqësit e luftës, Gjykata do t’i shpallë të pafajshëm. Kjo edhe për faktin se lufta nuk ka pasur organizim shtetëror,pasi që Kosova nuk ka qenë shtet. Lufta është nisënga të rinj, burrat dhe gratë më të mirë të Kosovës, të cilët kanë qenë të gatshëm të vdesin për këtë tokëpër çlirimin e Kosovës nga okupimi qindra vjeçar, e shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën.
EUROPA SIKUR E KA BRAKTISUR KOSOVËN
Ne i jemi shumë falënderues Evropëskur u gjendnë anën e se drejtës, duke e përkrahë luftën për liri dhe iu bashkëngjitë SHBA-së, për të ndihmuar çlirimin e Kosovës. Jemi të bindur se pa SHBA, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe Shtetin që ka sot.Evropa vazhdon të bëjë padrejtësi sidomos lënja e Kosovës në një”Geto”, sepse jemi shteti i vetëm në Ballkan që nuk kemi liberalizim të vizave dhe nuk kemi lëvizje të lirë.Ne i jemi falënderues dhe mirënjohës për jetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila edhe sot ndihmon nështetndërtim. Zoti e bekoftëAmerikën!
AKUZAT POLITIKE, TË TRILLUARA, DJALLËZORE DHE TË SHPIFURA
Akuzat i konsideroj politike, të trilluara, djallëzore dhe të shpifura,të përgatitura nga Serbia dhe të përkrahura nga disa qarqe evropiane. Poashtu mund të konsiderohen edhe si akuza inatçore e të pamenduara mirë, nëse ka akuzat ngritura nga ndonjë shqiptar.UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare, që ka zhvilluar më tepër luftë guerile me një armatim të pamjaftueshëm. Veprimet luftarake dhe aksionet tjera guerile janë zhvilluar varësisht nga tereni në përgjigje të sulmeve nga ushtria dhe policia serbe. UÇK-ja, ka bërë çdo gjë që të ju dalë në mbrojtje popullatës civile të zhvendosur në male, madje kanë renë edhe shumë dëshmor.Kështu që për Shtabin i Përgjithshëm ka qenë e pamundur të kontrollojë çdo veprim luftarak dhe çdoveprim të ushtarëve në terren.
BARAZIMI I AGRESORIT ME VIKTIMËN NJË ÇMENDURI


Barazimi i agresorit me viktimën, jo veç se është i turpshëm por edhe absurde. Por, fatkeqësisht shumë shpesh nga disa qarqe evropiane po ndodhëky barazim. E keqja e madhe është se, as disa ndërkombëtarë dhe as disa shqiptarë (tëcilët si dukët kanë harru për fatkeqësitë që i kanë ndodhë popullit të tyre), nuk ndalen për vetëm një moment qët’i kujtojnëdhe t’i shikojnë dëshmitë e masakrave të shumta serbe në Kosovë. Në këtë pikë mendoj se kemi faje edhe ne në Kosovë, sidomos institucione shkencore dhe kryesorja Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që shumë pak apo fare nuk janë marrë me prezantimin e krimeve serbe në Kosovë gjatë luftës 1998/1999. Pastaj institucionet e drejtësisë fillimisht UNMIK-u dhe pastaj EULEX-i as që kanë denjuar që hetojnë krimet serbe në Kosovë për kohën e luftës. Për me keq, kanë zhvillu hetime dhe procese gjyqësore për ushtaret dhe komandantët e UÇK-së, për me tepër me akuza të trilluara.
GJYKATA E HAGËS NA QËNDRON MBI KOKË SI SHPATA E DEMOKLEUT
Personalisht situatën në Kosovë e shoh më keq sot se sa në qershor të vitit 1999 sepse atëherëshqiptaret janë mjaftuar me lirinë, kthimin në shtëpi apo nëtruallintyre(shumica e shtëpive kanë qenë të djegura), preokupim kryesor kanëpassigurimin e njëstrehe dhe ushqiminpër familjet e tyre (nga organizatat të ndryshme ndërkombëtare mjaftueshëm është ndihmuar Kosova për të rinisur jetën në vendin e tyre), gjë që sot, ekonomikisht jemi shumë më mirë se sanë të kaluarën.
Pse e shoh më keq sot? Mendoj se, sot po jetojmë në një shtet mjaftueshëmtëkonsoliduar, me një gjykatëe Hagës që na qëndron mbi kokë si Shpata e Demokleut dhe që tenton t’i dënojëkrerët e shtetit dhe krerët e UÇK-së qëudhëhoqën luftën për liri dhe bënë shtetin e Kosovës, me një Qeveri tëbrishtë, me një politikë e cila para interesit tështetit e venë interesin partiak, me padituni dhe shumë protagonizem, pikërisht ashtu siçthotë Fishta; “Përderisa ecin krah për krah menjemadhësia dhe paditunia, nuk ka për të parë hajr Shqypnia”.
KRIJIMI I DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË VEPRIM I PADREJTË DHE FYES
Krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ndjekjen vetëm të shqiptarëve e konsiderojmë jo vetëm veprim të padrejtë por edhe fyes.Mendoj se reagimi i shtetit sidomos i Kuvendit të Kosovës, duhet të jetë shumë më i fuqishëm në lidhje me veprimet e gjykatës sepseështë vënë nëpikëpyetje legaliteti dhe legjitimiteti i kësaj gjykate. Kam përshtypjen se ka dalë jashtë fushëveprimit dhe qëllimit që është krijuar, sepse deri tash në asnjë rast të aktakuzave të ngritura nuk përmendet trafikimi i organeve e pikërisht ka qenë trafikimi i organeve, arsyeja e themelimit të kësaj Gjykatenga Kuvendi i Kosovës. Nëse Qeveria heziton të reagojë për gjoja mosndërhyrje në drejtësi, KomisioninParlamentarpër Legjislaciontë Kuvendit të Kosovës, nuk mund ta ndalojë askush, sepse ne fushëveprimin e saj ka edhe shqyrtimin e çështjevetë gjyqësisë në Kosovë, mbikëqyr zbatimin e ligjeve në fushën e gjyqësisë në përgjithësi (Dhomat e Specializuara janë krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet të veprojnë në harmoni meKushtetutën dhe ligjete Kosovës). Sigurisht, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të vazhdojnë të reagojnë dhe do ta gjejnëmënyrën e duhur për të reaguar, por patjetër qësë pari,duhet tëdëgjohet zëri i tyre nga Qeveria e sidomos nga Kuvendi i Kosovës.
SOT, GJENDJA NË KOSOVË NUK ËSHTË E MIRË
E si ndihem sot? Sot nuk ndjehem mirë, kur shoh një politikë të çakorduar, arsimim me nivel jo të kënaqshëm, gazetari jo profesionale, një rini që mendon vetëm të dalë jashtë Kosove e që nuk e sheh perspektiven brenda shtetit të tij, e shumë çka tjetër. Idealet e mija kanë qenë fillimisht liria dhe ndërtimi i një shteti funksional, demokratik dhe të zhvilluar. Për Kosovën Shtet, në të cilin të gjithë qytetaret e saj të ndjehen të barabartë dhe të gjithë të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit. Në fund dua të ju përshëndes ju dhe të gjithë lexuesit e gazetës Dielli dhe Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Etiketat e lidhura

Mujë Krasniqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 7 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 6 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.