Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nëntë aktorët e ndarjes së Kosovës. Berisha: Ja trojka kryesore

Kosova E shtunë, 11 Korrik 2020 17:43
Nëntë aktorët e ndarjes së Kosovës. Berisha: Ja trojka kryesore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të një shkrimi nga një gazetë serbe me listën e 9 personave që njihen si aktorët e projektit për ndarjen e Kosovës.

“Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe padroni i tyre serbomadhi Vuçiç janë trojka kryesore për ndarjen e Kosovës. Në sipërmarrjen e tyre luftënxitëse dhe spastrimeve etnike ata kishin mbeshtetjen e George Soros dhe të disa diplomatëve dhe politikanëve të tjerë të blerë. Për hollësi lexoni artikullin e gazetes se Beogradit “Danas” kushtuar projektit antishqiptar të ndarjes së Kosovës dhe autorëve aventurierë të këtij projekti që donin të ndanin Kosovën dhe të ndiznin flakët e një lufte të re ballkanike,” shkruan Berisha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

Gazeta Danas publikon 9 aktorët pas ‘shkëmbimit të territoreve’: nga Aleks Soros dhe Volfgang Petriç te Edi Rama

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazeta beogradase Danas, nëpërmjet një shkrimi special për ideatorët e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka zbuluar edhe emrat e tyre, duke cituar një personazh referencial në shoqërinë serbe, Sonja Biserkos, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit. Biserko liston 9 emra, mes tyre një institucion, East-West Institute në Nju Jork dhe 8 individë, ndërmjet tyre edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama. Në listë është edhe Aleksi, i biri i multimilardierit George Soros, i shumëdisktutuar në Shqipëri dhe Ballkan.

Shkrimi i plotë i Danas:

Për ta bërë të qartë tërë prapaskenën, aktorët e kësaj tendence, shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën merreshin vesh Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi….

… ishin East-West Institute nga Nju Jorku, ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kameron Manter, Aleks Soros junior, Volfgang Petriç, ish i dërguari special për Kosovën nga BE-ja, Ivan Krastev, analist, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në skenën vendore – Sonja Light, kryetare e Fondit beogradas për ekselencë politike, Ivan Vejvoda, bashkëpuntor i lartë i Institutit për Shkenca Shoqërore në Vjenë dhe Jelena Miliç, Drejtore e Këshillit të Atlantikut Veriore për Serbinë (CAES)- thotë për gazetën “Danas”, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit për të drejtat e njeriut, në përgjigje të pyetjes sesi e komenton deklaratën e ish këshilltarit të Presdentit amerikan për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, se liderët e Serbisë dhe Kosovës që në vitin 2018, kanë biseduar për mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të çështjes së Kosovës, edhe përkundër kondërshtimeve publike nga ana e Presidentit Vuçiç.
Tërë kjo sipërmarrje, shton bashkëbiseduesja jonë, në opinionin publik ka qarkulluar si plan për “korrigjimin e kufinjve”. Kanë qarkulluar, shton Biserko, edhe shumë harta por askush nuk ka dalë publikisht me ndonjë plan konkret. Qeveria austriake ka mundësuar bisedën për këtë temë, kujton Biserko, kjo pikërisht në forumin Albah, në të cilin për herë të parë është biseduar zyrtarisht mbi “ndryshimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.
-Xhon Boltoni ka zbuluar atë që ishte tashmë e njohur. Është diçka e mirë që ai, si pjesë e këtij deal-i, e ka bërë këtë publike. Nuk ka më hamendësime. Sepse e tërë kjo përpjekje për ndarje nuk ishte transparente. Për të kujtuar, përveç dialogut të Brukselit, që duhej të kurorëzohej me normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, na doli se, paskan ekzistuar edhe kanale të tjera dialogu në disa qendra ndërkombëtare, ku dialoguesit serbë dhe kosovarë kanë biseduar në fshehtësi mbi modalitetet e marrëveshjes përfundimtare politike. Karl Bildti në tekstin e tij autorial për Uashington Post-in në vitin 2018, ka thënë se liderët politikë serbë dhe shqiptarë po merren vesh për shkëmbime territoresh, gjë që, sikurse e komentonte ai, është recetë për destabilitet gjeopolitik. Kjo ide ka qënë përherë opsioni i vetëm i Beogradit, megjithatë, me këtë rast ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e qarqeve udhëheqëse shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri- nënvizon Biserko.
Sipas fjalëve të saj ideja për “korrektimin e kufijve” është penguar nga Gjermania. Kjo ide, thjesht nuk mund të realizohej pa mbështetjen gjermane. Gjermania, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e bazon në perspektivën e antarsimit të Serbisë në BE. Rëndësia e Gjermanisë në Ballkan është tejet e madhe, gjë të cilën e anashkalojnë si Thaçi ashtu edhe Vuçiçi, konkludon Sonja Biserko.
Sipas mendimit të Goran Miletiçit, Drejtor për Organizatën europiane Civil Right Defenders, deklarata e Xhon Boltonit nuk është befasi për askënd, në mënyrë të veçantë jo në Serbi, sepse përfaqësuesit e pushtetit në dhjetë vitet e fundit e kanë paraqitur këtë model si thelb të zgjidhjes edhe të asaj që është në përputhje me idenë e Presidentit të Serbisë sipas së cilës, “Serbia duhet të marrë diçka”.
-Megjithatë, kjo zgjidhje është tejet e papërgjegjshme sepse do të thotë destabilitet jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për shumë të tjerë në rajon. Për këtë të çudit fakti që administrata amerikane ka inkurajuar këto bisedime, nëse deklarata është e saktë- thotë Miletiçi.
Bojan Pajtiçi, ish kryetar i Partisë demokrate serbe, thotë për gazetën tonë se deklarata e Xhon Boltonit është vetëm një prej pohimeve të shumta se jetojmë në një shtet në të cilin udhëheqin autokratët që nuk ndjejnë as kërkesën më minimale për të ndarë me qytetarët informcionet me rëndësi kombëtare.
-Gjithçka në Serbi ndodh nën qilim. Nën qilim ndahen subvencionet dhe punët pa tenderim, nën qilim bëhen bisedime mbi ndarje territoresh, nën qilim funksionon edhe shtabi i krizës për luftën kundër pandemisë. Gënjeshtra dhe spin doktorët janë arma bazë e regjimit serb- konkludon Pajtiçi.

*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 minute

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 13 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 32 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.