Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Profil i Rita Augestad Knudsen/ Njihuni me bashkëshorten e kryeministrit Albin Kurti (FOTO)

Kosova E martë, 4 Shkurt 2020 16:03
Profil i Rita Augestad Knudsen/ Njihuni me bashkëshorten e kryeministrit Albin Kurti (FOTO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 3 shkurt 2020, në Kuvendin e Kosovës u votua qeveria e re e udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është zyrtarisht kryeministri i ri i vendit. Kryeministri aktual i Kosovës është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës, gjersa ka qenë pjesë aktive e politikës kosovare që nga vitet e para-luftës. Duke preferuar të qëndrojë gjithnjë i hapur vetëm për jetën profesionale, pak është ditur gjithmonë për jetën private të tij. Albin Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen. Ceremonia e kurorëzimit të tyre ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës. Çifti janë prindër të një vajze.

Teksa të rralla kanë qenë paraqitjet e tij me bashkëshorten, interesim të madh te qytetarët dhe përkrahësit e tij ka zgjuar bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, për të cilën dihet pak. Ajo tani më gëzon epitetin e gruas kryeministrore, në atë që njihet si “Proti Kyria”, një term ky që shtypi i referohet bashkëshortes së kryeministrit të një vendi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kush është Rita Augestad Knudsen?

Rita Augestad Knudsen është norvegjeze, me profesion një Studiuese e Lartë në NUPI (Norwegian Institute of International Affairs) dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, dhe ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmin dhe anti-radikalizimin. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslos, në Norvegji).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Specializimi kryesor i Ritës është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e radikalizmit, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës.

Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, dhe doktorata e saj në histori ndërkombëtare/histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “Vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se me bashkëshorten e tij, Ritën flet në gjuhën angleze, teksa vajza e tyre zotëron tri gjuhë: atë shqipe, angleze dhe norvegjeze. Familja Kurti ndajnë një jetë mes dy shteteve, Kosovës dhe Norvegjisë. /Telegrafi/

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Etiketat e lidhura

albin kurtiRita Augestad Knudsen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 20 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.