Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rreth 120 persona me kancer në Kosovë, të infektuar dhe me COVID-19

Kosova E diel, 13 Shtator 2020 10:59
Rreth 120 persona me kancer në Kosovë, të infektuar dhe me COVID-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Kosovë, rreth 120 pacientë të cilët vuajnë nga kanceri, janë prekur edhe me COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi. Megjithëkëtë, asnjë rast nuk ka përfunduar me vdekje.

Adelina (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) është njëra nga ta, e cila, krahas kancerit në gji që e ka diagnostikuar në muajin janar të këtij viti, në muajin korrik është infektuar edhe me koronavirus. “Unë jam operuar nga kanceri në gji, meqë u diagnostikova me këtë sëmundje. Kam filluar kimioterapinë, e që kam pasur pak vështirësi, normalisht. Por, në muajin korrik, filluan disa simptoma, e që unë mendoja se janë prej kimioterapisë. Por jo, dola COVID pozitiv”, rrëfen Adelina për REL.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pas konsultave me doktorin tim që më trajtonte për sëmundjen malinje, ai më tregoi se çka të përdor dhe ma ka përcjellë gjendjen. Në përgjithësi kam qenë mirë, por shumë e lodhur. Kam pushuar shumë dhe kështu e kam kaluar pa ndonjë telashe, duke e vazhduar edhe terapinë për kancerin”, thotë ajo. Mikkael Sekeres, mjek specialist për leukeminë akute në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se personat e prekur me kancer nuk janë në rrezik më të madh nga kapja e virusit, por janë në rrezik më të madh për t’u sëmurë rëndë nëse e marrin virusin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai ka veçuar sidomos pacientët që e kanë sistemin imunitar të prekur nga kanceri ose nga trajtimi i kancerit – për shembull, pacientët me leukemi ose pacientët me kancer në mushkëri, frymëmarrja e të cilëve mund të jetë e rënduar. Në Kosovë, të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare kanë qenë vetëm pesë persona, të cilët kanë pasur sëmundje malinje dhe që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Të tjerët, sëmundjen COVID-19 e kanë kaluar me terapi mbështetëse, krahas terapisë për sëmundjen e kancerit, me të cilën kanë qenë duke u trajtuar.

Infektologu Sali Ahmeti bëri të ditur se pacientët që kanë pasur sëmundje malinje, njëkohësisht janë trajtuar edhe për kancer, edhe për COVID-19.

“Sa u përket rasteve kancerogjene, të hospitalizuara kanë qenë gjithsej pesë raste me forma të rënda kancerogjene, si me prekje të mushkërive, leukemi, por që e kanë kaluar sëmundjen pa pasoja. Sa i përket COVID-19, kanë arritur shërim të plotë pas një ecurie të zakonshme të sëmundjes. Ne kemi përdorur protokoll të njëjtë me të sëmurët e tjerë. Por, këta persona janë me imunitet më të ulët, e që kemi pasur terapi mbështetëse pak më të forcuar, e cila ndikon në rritjen e imunitetit të tyre”, tha Ahmeti.

Kurtishi: Nuk ka raste me fatalitet
Në Institutin Onkologjik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë diagnostikuar 810 raste të reja me kancer. Ilir Kurtishi, drejtori i këtij Instituti, tha se ka rënie të numrit të të prekurve me sëmundje malinje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ai shtoi se në bazë të të dhënave, janë 15 për qind më pak të prekur gjatë këtij viti.

Ndërkohë, nga muaji mars, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus në Kosovë, e deri në muajin maj, kanë qenë vetëm dy persona, të cilët vuanin nga kanceri, të prekur me COVID-19. Më pas, siç tha Kurtishi, ka filluar të rritet numri i të infektuarve, e që totali tashmë ka arritur në rreth 120.

“Të gjithë janë mirë me shëndet dhe asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet. Të gjithë kanë vazhduar trajtimin e tyre për sëmundjen e kancerit pa ndonjë problem. Ndërkaq, sa u përket sëmundjeve malinje në Kosovë, kanceri i gjirit prin te femrat, derisa kanceri i mushkërive te meshkujt. Incidenca e vdekjeve nga sëmundjet e kancerit është rreth 10 për qind”, tha Kurtishi. Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 14,566. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi të shtunën se brenda 24 orëve të kaluara kanë vdekur tre pacientë me koronavirus, ndërsa janë konfirmuar 70 raste të reja pozitive.

Etiketat e lidhura

kancerkoronavirusKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 12 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 31 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 42 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 43 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.