Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritje të numrit të infektuarve me COVID-19, Kosovës i duhen më shumë teste

Kosova E enjte, 16 Prill 2020 15:58
Rritje të numrit të infektuarve me COVID-19, Kosovës i duhen më shumë teste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova aktualisht ka gjithsej 600 teste dhe pret këto ditë arritjen e 2,000 të tjerave për konfirmimin e rasteve me koronavirus. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë. Që nga data 8 shkurt e këtij viti, e deri më 15 prill, në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës janë testuar 3,720 mostra të dyshimta me virusin dhe janë vëzhguar rreth 5,000 raste të kontakteve që mund të kenë pasur rastet e konfirmuara.

Në Ministrinë e Shëndetësisë të Qeverisë së Kosovës dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë [IKSHPK], nuk kanë dhënë ndonjë informatë se sa është numri aktual i testeve në Kosovë.
Por, sipas një komunikate për media të IKSHPK, të datës 13 prill, thuhet se deri më tani janë kontraktuar 11,250 teste, ndërsa në proces të prokurorimit është edhe kërkesa për 10,000 mijë teste tjera, për të cilat ka filluar procedura e nevojshme. Po, sipas komunikatës, 2,500 teste të tjera janë kërkuar përmes Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët [UNICEF] dhe një kërkesë tjetër për 3,500 teste i është dërguar Agjencisë për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara [USAID], përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duket se qëndrojnë më mirë në procesin e testimit. Sipas ueb-faqes Worldometers, e cila gjurmon rastet e coronavirusit, deri më 16 prill, Serbia ka testuar 3,008 persona në një milion banorë, Kroacia 4,691 persona, Bosnjë e Hercegovina 4,066, Maqedonia e Veriut 4,446 dhe Mali i Zi ka testuar 6,168. Kosova nuk figuron në këtë ueb-faqe, por sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, Kosova ka mbi 1,7 milion banorë dhe 3,720 teste, që i bie se janë testuar mbi 2,100 persona në një milion banorë. Më keq qëndron Shqipëria, me 1,584 persona të testuar në një milion banorë. Edhe zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, pranojnë se numri i testeve është i vogël, por sipas tyre, kjo varet nga kapacitetet ekzistuese. Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në këtë Organizatë, i tha Radios Evropa e Lirë, se kërkesa për teste të tilla ka nga të gjitha vendet e botës, prandaj edhe vonon ardhja e tyre në Kosovë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Humolli vlerëson se me rritjen e numrit të personave të testuar, do të rritet edhe numri i qytetarëve të infektuar me koronavirus. “Kjo nuk është në fajin e institucioneve, por është çështje e pamundësisë së ardhjeve me kohë të reagencave [substancë që ndikon në kryerjen e një reaksioni apo analize] që tashme janë blerë. Të gjitha testet që deri tash ka kryer Kosova, janë teste që ose janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë ose janë dhuruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencitë janë duke u munduar që të blejnë numër më të madh këtyre testeve. Por, situata globale ka bërë që secili shtet të ketë kërkesa të mëdha. Dhe është shumë vështirë dhe merr shumë kohë për të arritur në Kosovë”, thotë Humolli.
Përveç mungesës se testeve, Kosova përballet edhe me mungesë të personelit mjekësor, të domosdoshëm për t’u marrë me pandeminë.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Në Kosovë janë 22 epidemiologë për të gjithë vendin dhe 29 mikrobiologë. Ekspertët vlerësojnë se në kategorinë e parë, Kosova ka nevojë edhe për 17 të tillë dhe për 32 mikrobiologë të tjerë.
Gjithashtu, në Kosovë gjendet vetëm një laborator i Mikrobiologjisë Molekulare, i cili funksionon që nga viti 2009. Nderkohe, deri më 16 prill, në Kosovë janë shënuar 423 raste të konfirmuara të virusit të ri, 10 raste vdekjeje dhe 74 pacientë të shëruar.

Ku të testoheni nëse keni simptoma?
Personi që dyshon se ka simptoma të virusit duhet të kontaktojë në numrin emergjent të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike: 038-200-80-800.

Etiketat e lidhura

Kosoveteste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 7 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.