Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkrimi i Deutsche Welle: Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Kosova E martë, 9 Mars 2021 13:06
Shkrimi i Deutsche Welle: Dyshime për manipulim votash në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dyshimet për manipulim votash u hodhën nga një video e publikuar në disa portale duke aluduar se votat e një kandidateje tjetër të AAK-së shkuan në favor të ministres Haradinaj-Stublla.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dha dorëheqje nga pozita e saj si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Dorëheqja e Haradinajt pasoi vendimin e një dite më parë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP, për rinumërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre nga diaspora për kandidatët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Dyshimet u hodhën pas publikimit të një video në disa portale duke aluduar se votat e një kandidateje tjetër të AAK-së shkuan në favor të ministres Haradinaj.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linçimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, shkroi Haradinaj në facebook. Haradinaj-Stublla thotë se nuk ndjen përgjegjësi për manipulimet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes sime. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkroi Haradinaj, duke i bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të “ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

jë ditë më parë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i miratoi si të bazuara ankesat e disa kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Të gjitha votat me kusht dhe ato nga diaspora të ardhura për AAK-në, do të rinumërohen. Po ashtu me miratim të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërimin e votave të shtatë vendvotimeve, të cilat janë numëruar nga persona të dyshuar për përfshirje në manipulim.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Njëra nga kandidatet që u ankua në PZAP, ishte Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete e AAK-së, e cila pretendon se gjatë numërimit të këtyre votave ka ndodhur parregullsi, që i kanë kushtuar asaj me humbjen e postit të deputetes. Në ankesën e saj, Florentina Gjergjaj ka thënë se “deri para numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, ajo dhe kandidatja tjetër nga AAK-ja, Albana Bytyqi, kishin më shumë vota sesa kandidatja Meliza Haradinaj-Stublla”, duke aluduar se kandidates Meliza Haradinaj-Stublla, në mënyrë artificiale në sistem i është rritur numri i votave.

Dënime meritore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq, thotë se “manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore”, dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura.

Rrjeti i organizatave joqeveritare që merret me monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, thotë se “është  i rëndësishëm angazhimi i hetuesisë në procesin e rinumërimit të votave”.

“Nëse pas rinumërimit del se ka pasur skema masive të manipulimit, meqenëse po flasim për qindra vota diferencë, atëherë duhet të shikohet se a duhet të shkohet në rinumërim të tërësishëm”, thuhet nga Demokracia në Veprim.

Një ditë më parë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), anuloi në tërësi votat edhe për subjektet politike boshnjake në komunat e banuara me shumicë serbe, në Zubin Potok, Shtërpc, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Kjo për faktin që besohet se me 14 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme serbët e Kosovës në këto komuna në disa prej të cilave nuk jetojnë boshnjak fare, votuan disa parti boshjake në mënyrë që me pas ti kontrollojnë vendet e tyre të fituara në parlament të cilat në fakt janë të rezervuara për pakicat jo serbe. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i pranoi ankesat e subjekteve politike Iniciativa Jonë (Nasha Iniciativa), Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Re Demokratike, të cilat kërkuan që të anulohen votat e ardhura nga komuniteti serb në komunat me shumicë serbe për partinë e re “Komuniteti i Bashkuar” që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq.  Kesaj partie ju anuluan 4,205 vota që me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve kishte siguruar vende në parlament. Vet Adriana Hoxhiq, vendimin e PZAP-së e cilësoi skandaloz dhe është ankuar në Gjykatës Supreme.

“Ne sapo e dorëzuam ankesën. Vendimi i djeshëm është skandaloz dhe i papranueshëm, sepse i shkel të drejtat e qytetarëve që ta shfrytëzojnë votën e tyre. Ai vendim i djeshëm është sfidë për të gjitha institucionet Kosovës dhe me përgjigjen që e marrim nga Supremja do të shohim nëse Kosova është shtet ligjor apo jo. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha rrugët ligjore, nëse kjo nuk bën punë do të shfrytëzojmë edhe mekanizmat jashtë vendit”, tha Adriana Hoxhiq pas dorëzimit të ankesës së saj në Gjykatën Supreme.

Sidoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 mars shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por, certifikimi i tyre mund të marr kohë derisa t’u jepet epilog nga organet e drejtësisë, ankesave të kandidatëve dhe subjekteve politike për manipulimet eventuale në zgjedhje./dw

Etiketat e lidhura

Deutsche WelleKosovemanipulim votash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 6 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 7 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 25 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.