Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:47 Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thaçi, Hagë/Procesi më i gjatë i marrjes në pyetje nga prokurorët

Aktualitet E enjte, 16 Korrik 2020 07:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW-

Procesi më i gjatë i marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për Kosvën të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë. Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe sot.    

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi të heshtë edhe pas ditës së tretë të marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë. Në ditën e tretë ai dëshmoi prej orës 13:00 deri në ora 19:00, por duket se prokurorëve nuk u kanë mjaftuar as tri ditë dëshmi. Sipas burimeve të afërta me prokurorinë, pritet që sot të jetë dita e fundit e marrjes në pyetje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo do të thotë se ish-lideri politik i UÇK do të jetë personi, që është intervistuar më së gjati prej rreth 200 personave që janë ftuar në Dhomat e Specializuara – si të dyshuar apo dëshmitarë të mundshëm.

Heshtja e presidentit për opinionin publik

Kreu politik i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parakaloi para gazetarëve dhe rreth 30 mbështetësve të tij që kishin ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika, në shenjë mbështetjeje, pa thënë asnjë fjalë. Burimet tona thonë se presidenti u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ndryshim prej tij, shumë të dyshuar të tjerë për krime, si kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe të tjerë, janë mbrojtur në heshtje para prokurorëve. Intervistimet e tyre kanë zgjatur vetëm pak kohë, por ka pasur dhe të tillë, që si presidenti, kanë vendosur që para prokurorëve të paraqesin argumentet e tyre. Deri tani në Dhomat e Specializuara në Hagë janë ftuar për t’u marrë në pyetje rreth 200 vetë – të dyshuar për krime, apo në cilësinë e dëshmitarëve të mundshëm.

Mund t'ju interesojë

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Para 27 minutash
Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 35 minutash
Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 3...

Para 36 minutash

Der Präsident von Kosovo Hashim Thaci in Den Haag vor einem Sondergericht (DW/A. Bajram)Thaçi parakalon pa thënë asnjë fjalë para gazetarëve dhe rreth 30 mbështetësve të tij që kishin ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika

Dy ditë më parë, më 13 korrik, presidenti është marrë për herë të parë në pyetje nga prokurorët. Në ditën e parë ai foli edhe para gazetarëve, dhe tha se dita e parë ka kaluar me shpjegimin e „teknikaliteve” mes prokurorëve dhe mbrojtësit të tij Pierre Richard Prosper. Ndërsa para hyrjes në godinën e Dhomave të Specializuara të hënen, në gjuhën angleze, ai tha se në Hagë ka ardhur për të respektuar atë për të cilën ka ëndërruar dhe luftuar – “një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”.

Gatishmëri për përballje me drejtësinë

Presidenti Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli (në kohën e luftës shef i shërbimit sekret në UÇK) dhe të tjerët janë akuzuar nga prokuroria për krime lufte, krime kundër njerëzimit, tortura dhe përndjekje të shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve në kohën e luftës së Kosovës dhe më pas. Thaçi, Veseli dhe të tjerët fajësohen nga prokurorët për 100 vrasje, ku janë vrarë qindra persona.

Prokurorët e kanë dorëzuar aktakuzën tek gjykatësi i procedurës paraprake më 24 prill 2020. Gjykatësi i procedurës paraprake ka në dispozicion gjashtë muaj për të konfirmuar apo për të hedhur poshtë aktakuzën e prokurorit. Prokurori ka vendosur që ta publikojë aktakuzën vetëm tri ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë (të pëanifikuar për 27 qershor), me shpjegimin se Thaçi dhe Veseli “po bëjnë presion ndaj Gjykatës dhe po angazhohen në mënyrë sekrete për shuarjen e saj”.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell është shtyrë. Ndërsa presidenti Thaçi është kthyer nga rruga për në Uashington dhe kumtoi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Hashim Thaci und US- Botschafter Richard Grenell (DW/B. Cani)Hashim Thaci dhe Richard Grenell

Gjykata Speciale për krimet e luftës të UÇK-së është themeluar nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015. Ajo është bërë funksionale në vitin 2016. Kryetare e saj është Ekatarina Trendafilova.

Vetë presidenti Thaçi ishte ai i cili në vitin 2015 këmbënguli më së shumti për themelimin e Gjykatës Speciale, me shpjegimin se nëse nuk themelohet nga parlamenti i Kosovës, ajo do të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Gjykata Speciale është themeluar mbi bazën e akuzave të paraqitura nga eurodeputeti zviceran Dick Marty, i cili pretendon se disa nga krerët e UÇK kanë qenë të përfshirë në trafik me organe njerëzore, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi është përmendur më shumë se 20 herë në raportin e tij.

Presidenti Thaçi ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje me fjalët se do të dorëhiqet nga posti i presidentit, vetëm nëse aktakuza kundër tij konfirmohet nga gjykatësi. Pritet që marrja e tij në pyetje të përfundojë ditën e enjte, vetëm dy orë para se në Bruksel të takohen kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar dialogun e ngrirë në vitin 2018.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 2 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 18 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 19 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 24 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.