Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vjosa Osmani, një presidente reformiste! Rrugëtimi politik i gruas më të votuar në Kosovë

Kosova E hënë, 5 Prill 2021 15:15
Vjosa Osmani, një presidente reformiste! Rrugëtimi politik i gruas më të votuar në Kosovë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Duke kthyer vështrimin pas në fëmijërinë e saj në Kosovën e rrënuar nga konfliktet, Vjosa Osmani kujton sesi dëgjonte në heshtje burrat që mblidheshin në sallonin e shtëpisë së saj, bashkë me të atin, për të diskutuar të ardhmen politike të vendit që po përpiqej të ndahej nga Serbia.

Dy dekada më vonë, 38-vjeçarja është ulur në postin e Presidentes së Kosovës, pasi më herët në zgjedhjet e 14 shkurtit mundi të siguronte numrin më të madh të votave që ndonjë kandidat kishte marrë ndonjëherë në historinë e shtetit të ri. Ajo drejtoi Kuvendin për një vit, nga 3 shkurti 2020 deri më 22 mars 2021 dhe tani ulet në postin më të lartë shtetëror në vend me një mandat pesë vjeçar, pas të cilit ka të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë tjetër.

Pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, duke qenë kryeparlamentare, Osmani ushtroi detyrën e presidentit për më shumë se katër muaj, ndërsa tani do të jetë drejtuese e këtij posti me mandat të plotë. Dikur aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas Vjosa Osmani arriti të bëhej edhe nënkryetare e kësaj partie. Si deputete nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës në tri legjislatura, Vjosa Osmani ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, diasporë dhe investime strategjike dhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, Osmani ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në këtë qytet, para se të kryente studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet e nivelit master dhe të doktoraturës, po për drejtësi, Osmani i ka kryer në Universitetin e Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Osmani u bë pedagoge e rregullt aty ku kishte nisur studimet për drejtësi, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku jepte lëndë nga fushat e së Drejtës Ndërkombëtare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga gushti i vitit 2006 e deri në shtator të vitit 2010, Osmani ka qenë këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Kritike e zëshme e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Vjosa Osmani është ngritur shumë politikisht duke kritikuar atë dhe qeverisjet e tij. Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së. Në këto zgjedhje ajo fitoi 176 mijë vota, duke dalë e dyta më e votuar në Kosovë, pas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 17 orësh
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 20 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Me propozim të kryetarit të atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, në qershor të vitit 2020, me arsyetimin se kishte shkelur statutin e partisë kur ishte deklaruar kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim ta shkarkonte Vjosa Osmanin nga të gjitha pozitat drejtuese në këtë parti.

Pas kësaj, nisi një periudhë afrimi mes Vjosa Osmanit dhe ish-kryeministrit, Albin Kurti, që rezultoi me përfshirjen e Osmanit në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, me një listë të saj të veçantë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vjosa Osmani ka marrë më shumë se 300 mijë vota, duke rezultuar politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, kur Serbia e kishte kontestuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Osmani ka qenë pjesë e ekipit ligjor që ka mbrojtur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në GJND.

Më 3 shkurt 2020, Osmani u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kështu gruaja e parë që ka mbajtur këtë pozitë. Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun, i cili punon në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, i cili është edhe ushtarak rezervist i FSK-së. Ata kanë dy vajza binjake. Vjosa Osmani, është e dyta femër që mban postin e presidentes në Kosovë, pas Atifete Jahjagës, në 2011 dhe presidentja e gjashtë e Kosovës që nga paslufta.

Etiketat e lidhura

Vjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 6 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 6 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 19 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 9 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.