Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet, Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale

Kosova E shtunë, 20 Dhjetor 2025 15:46
Zgjedhjet, Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 2 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 4 orësh
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 11.81 për qind.

Swiss Digital

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 5.45 për qind, pasuar me Nismën Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72 për qind), Partinë Demokratike të Kosovës me dy kandidatë (1.81), sa ka edhe Lista Serbe (6.06 për qind), dhe me një kandidat të përfshirë në raste penale janë Lidhja Demokratike e Kosovës (0.9 për qind) dhe partia turke KDTP (6.25 për qind).

“Sa i përket veprave penale në të cilat janë të përfshirë kandidatët, dominojnë veprat penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe vepra penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, tha IKD-ja.

Sipas Ligjit për zgjedhje, një personi i kufizohet e drejta e garës për deputet vetëm nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burgim në tre vjetët e fundit.

“Përkundër, kësaj IKD me qëllim të forcimit të integritetit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe integritetit personal të përfaqësuesve të popullit në vazhdimësi ka lobuar që partitë politike të pastrojnë listat e deputetëve edhe nga persona të cilët kanë potencialisht probleme me ligjin në kuptim të dyshimeve për përfshirje në vepra penale, aktakuza, apo dënime të shqiptuara nga gjykatat por që nuk hyjnë në kuadër të kufizimit ligjor”, tha IKD-ja.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë certifikuar 24 subjekte politike.

IKD-ja tha se duke iu referuar gjetjeve të hulumtimit lidhur me kandidatët që janë të përfshirë në vepra penale, del se krahasuar me zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, është pësuar regres sa i përket numrit të kandidatëve për deputetë të cilët janë të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale dhe numrin e subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë persona të përfshirë në raste penale./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 4 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 6 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 28 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 35 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.