Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani tregon avantazhet e saj: Ja çfarë duhet të ndryshojë

Aktualitet E mërkurë, 2 Tetor 2019 15:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për A2, kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, tregoi avantazhet e saj; Çështja e kufijve; Qasja ndaj dialogut me Serbinë; Ku dështuan Thaçi dhe Haradinaj, si dhe lufta kundër korrupsionit, janë “kali i saj i betejës” përballë të vjetërve në politikën kosovare.

“Angela Merkel e Kosovës”

“Besimi i qytetarëve rrit përgjegjësinë. Përgjegjësia është e madhe, por besoj se këto 20 vite në politik më kanë përgatitur që këtë përgjegjësi ta kuptoj drejtë dhe këtë peshë të saj të mbaj me nder dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve. Shpresoj shumë që motoja jonë të ketë zgjuar këtë sentimentin dhe idealin për shtet, për të cilin LDK-ja ka punuar prej 3 dekadash dhe tashmë jemi në një përpjekje dhe betejë të përbashkët me qytetarët të arrijmë një çlirim të dytë nga dukuri të shumta negative që kanë përcjellë institucionet dhe vendin tonë pas lufte. Kosova akoma po përballet me sfida të rënda dhe me probleme që e kanë bërë jetën e qytetarëve tanë gati të papërballueshme dhe prandaj kemi krijuar një program që është shumë ndryshe nga ato që kemi parë gjatë këtyre viteve”.

Çështja e kufirit

“Çështja e ndryshimit të kufijve është një ide e vjetër ruso-serbe, e cila daton që në vitet ’90. Që në vitin 1992 është refuzuar me ngul nga Presidenti i atëhershëm Rugova. Është refuzuar si ide në kohën e okupimit nga regjimi serb. Është vërtetë e pabesueshme të shohësh në ditët e sotme sesi Serbia gjeti një aleat brenda Kosovës për të çuar përpara një ide të tillë, e cila nuk është e rrezikshme vetëm për Kosovën, por është e rrezikshme për të gjithë rajonin. Kjo mund të përdorej si argument edhe nga Rusia në vijim. Ne, si Këshill i përgjithshëm i LDK-së, kemi ndërtuar platformën tonë mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe pika e parë është paprekshmëria e kufirit. Aty kemi arritur edhe dakordësinë e të gjithë anëtarëve të tjerë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Dialogu me Serbinë, Haradinaj gaboi me Thaçin”

“Është përgjegjësi kushtetuese e qeverisë që ta udhëheq dialogun. Ajo që ka ndodhur në mandatin e kaluar është një ikje nga përgjegjësia e Haradinajt, i cili çështjen esenciale të mbrojtjes së interesave shtetërore në raport me Serbinë ia la në duar një njeriu totalisht të papërgjegjshëm, pra Presidentit të vendit. Cilado që mund të ketë qenë arsyeja, nuk e arsyeton veprimin e tij. Ajo që do të ndodhë nga tani e në vazhdim, jo vetëm që do ta udhëheq unë dialogun Kosovë-Serbi, por do të ofrojë transparencë të plotë para parlamentit. Presidenti, jo vetëm që nuk do të ketë të drejtë të negociojë, por roli i tij do të jetë ceremonial, pasi në fund pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana ime si kryeministre, e tërë që i takon presidentit është një nënshkrim ceremonial”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si do ta çojë Osmani para dialogun me Serbinë…

“Dialogu me Serbinë nuk është aspak i thjesht dhe unë këtë e kam të qartë sepse kam përvojë në këtë fushë. Unë mendoj se Kosova nuk duhet të përfaqësohet nga njerëz të shantazhueshëm, nga njerëz që mbi tavolinë negociojnë fatin e Kosovës, ndërsa nën tavolinë fatin e tyre politik. Unë besoj shumë në fuqinë e argumenteve. Ne duhet t’ia kthejmë dimensionin human dialogut. Do të kemi një qasje komplet ndryshe. Ndërkombëtarët duhet të kenë një partner me plan konkret dhe të besueshëm, pres që do të kemi rezultate”.

Mund t'ju interesojë

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 5 orësh
Policia zbarkon në Vlorë

Policia zbarkon në Vlorë

Para 6 orësh
Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Para 6 orësh

“Vizioni i Rugovës, emblemë e Kosovës”

“Vizioni i Rugovës është emblemë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai ka arritur që të bindë gati të gjithë botën që ne jemi popull paqedashës, që potenciali ynë më i madh është rinia jonë. Unë e them që Kosova duhet të jetë në faqet e para të mediave ndërkombëtare me rininë e saj dhe jo me politikanët e korruptuar. Mënyra se si ne shihemi në botë duhet të ndryshojë”.

Çfarë pret Osmani nga zgjedhjet e të dielës?

“Jo vetëm besim, por ne presim një plebishit, presim përkrahje të qytetarëve të Kosovës. Jam e bindur që më 7 tetor do të zgjohemi në një Kosovë ndryshe”.

Etiketat e lidhura

AvantazhetVjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 4 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 5 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 18 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 8 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.