Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje

Kosova E hënë, 8 Qershor 2026 17:51
Zgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë kanë krijuar një paradoks të njohur: numrat sugjerojnë mundësi për formimin e institucioneve, por realiteti politik paralajmëron një tjetër ngërç të mundshëm. Ndërsa në letër ekzistojnë kombinime të mjaftueshme për një shumicë qeverisëse, në praktikë, polarizimi i thellë ndërmjet partive e vë në pikëpyetje funksionalitetin e saj, thonë njohësit e rrethanave politike. Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 42.91% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.

Numrat janë, vullneti mungon

Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, vlerëson se këto rezultate, në rrethana normale politike, do të krijonin një bazë pothuajse ideale për qeverisje. “Në një sistem ku kompromisi politik funksionon normalisht, kjo do të ishte një formulë ideale: një fitues i qartë, por jo dominues, që kërkon bashkëpunim më të gjerë politik. Megjithatë, Kosova nuk ndodhet në rrethana normale. Pas dy vjetësh krizë institucionale dhe polarizimi të thellë, këto rezultate rrezikojnë të prodhojnë sërish ngërç”, vlerëson Emini për Radion Evropa e Lirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në të njëjtën linjë është edhe politologu Dritëro Arifi. Ai thekson se problemi nuk është aritmetik, por politik. “Nuk është problemi se nuk ka numra. Problemi është vullneti politik. Nëse ka gatishmëri për të lëvizur përpara, zgjidhja mund të gjendet”, thotë ai. Sipas tij, shumëçka do të varet nga qëndrimi i LVV-së nëse është e gatshme të hyjë në koalicione.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas shpalljes së rezultateve, lideri i kësaj partie, Albin Kurti, paralajmëroi se do të komunikojë me të gjitha subjektet politike, duke theksuar nevojën për bashkëpunim në funksion të “interesit publik dhe vullnetit të përgjithshëm”. “Pra, llogarisni te ne, jo vetëm në punën që bëjmë, por edhe në bashkëpunimin që do të bëjmë”, tha Kurti para mbështetësve të tij.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Nyja e presidentit dhe opsionet e vështira

Zgjedhjet e 7 qershorit erdhën si pasojë e mosmarrëveshjeve për zgjedhjen e presidentit, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. Ato ishin të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë – pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë të parakohshme më 28 dhjetor. Të parat dështuan të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave – shumicën më të madhe në Kosovën e pavarur – nuk siguruan marrëveshje për presidentin, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Vetë Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për këtë post në zgjedhjet e 7 qershorit, tha se LVV-ja nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin e saj për postin e presidentes. “Ka mijëra arsye për të thënë ‘po’, dhe të gjitha janë në interes të shtetit”, deklaroi ajo. Në këtë kontekst, çështja e presidentit mbetet një nga pengesat kryesore për çdo marrëveshje politike. Sipas Eminit, nga perspektiva e stabilitetit institucional, koalicioni më i fortë do të ishte ai ndërmjet LVV-së dhe njërës prej dy partive kryesore opozitare – PDK-së ose LDK-së.

“Në aspektin numerik, një koalicion me PDK-në do të ishte më i fuqishmi, por politikisht jashtëzakonisht i vështirë, për shkak të nivelit të lartë të polarizimit. Një opsion më natyral mbetet bashkëpunimi me LDK-në. Vetë Kurti, në të kaluarën, e ka lënë të hapur mundësinë e një partneriteti të tillë”, thotë Emini, por thekson se nyja kryesore e këtij bashkëpunimi mbetet zgjedhja e presidentit. LDK-ja e sheh këtë post si të rezervuar për Osmanin, porse LVV-ja nuk ka dëshmuar gatishmëri për ta mbështetur atë, pasi ajo ka përfunduar mandatin e parë në prill.

Arifi, po ashtu, e sheh me skepticizëm një koalicion LVV-PDK, por nuk e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje më të gjerë ndërmjet partive shqiptare, ku do të përfshiheshin kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti. “Logjikisht do të shkohet drejt asaj se kush do ta ketë kryeministrin. Ndërsa, çështja e presidentit do të shfrytëzohet si justifikim, për të arrritur realisht te posti i kryeministrit. Si do të bëhet kjo? Do të jetë shumë e vështirë”, thotë ai.

Mes kompromisit dhe krizës së re

Në këtë situatë, sipas analistëve, Kosova ndodhet përballë dy skenarëve: një marrëveshje politike që siguron stabilitet institucional, ose një cikël i ri bllokadash që mund tçojë në zgjedhje të reja. Emini e konsideron kompromisin si rrugën më racionale, pasi ai do të garantonte jo vetëm formimin e qeverisë, por edhe zgjedhjen e presidentit dhe stabilitetin afatgjatë. Megjithatë, paralajmëron se praktikat e deritanishme politike lënë hapësirë për një tjetër krizë. “Nëse mbizotëron logjika e bllokadës, nuk mund të përjashtohet një cikël i ri zgjedhjesh. Edhe pse i kushtueshëm politikisht dhe financiarisht, ky mbetet një skenar real”, thotë ajo. Edhe sipas Arifit, një zgjidhje e qëndrueshme kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse. “… përndryshe, vendi rrezikon të mbetet pa institucione dhe të hyjë në një periudhë të gjatë paqartësie”, thekson ai.

Pasojat përtej politikës së brendshme

Dështimi për të arritur një marrëveshje nuk do të prodhonte vetëm krizë të brendshme, por edhe pasoja në planin ndërkombëtar. Sipas Eminit, një situatë e tillë do ta dëmtonte pozitën strategjike të Kosovës dhe marrëdhëniet me partnerët kryesorë. “Kosova rrezikon të perceptohet si çështje dytësore në rajon, përveç rasteve kur lidhet me kriza sigurie. Njëkohësisht, do të dërgonte sinjal negativ për kapacitetin e brendshëm shtetëror dhe do të dëmtonte proceset integruese me BE-në”, vlerëson ajo. Arifi shton se mungesa e institucioneve funksionale do të sillte stagnim në politikën e jashtme. “As SHBA-ja dhe as BE-ja nuk bashkëpunojnë me një vend pa stabilitet institucional. Aktualisht, për fat të keq, jemi në vendnumërim dhe kjo është humbje për shtetin dhe jo për ndonjë individ të caktuar politik”, përfundon ai. /REL/

Etiketat e lidhura

Kosovezgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 13 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 20 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.