Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:13 Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi në Rajonin nr. 1 të Elbasanit, ku banorët diskutuan mbi nevojat e zonës dhe investimet që parashikohen të përfshihen në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banorët e Treganit vendosin prioritetet e investimeve përmes buxhetimit me pjesëmarrje

Kronikë E hënë, 20 Tetor 2025 09:15
Banorët e Treganit vendosin prioritetet e investimeve përmes buxhetimit me pjesëmarrje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe deputetja Evis Kushi zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Tregan. Takimi u mbajt në ambientet e shkollës së re “Jonuz Carçiu”, një nga investimet më të rëndësishme të realizuara në këtë zonë.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar investime të konsiderueshme në këtë njësi.
“Vetëm në këto dy vite, në Tregan kemi realizuar mbi 2 milionë euro investime në infrastrukturë shkollore dhe rrugore,” u shpreh ai.
Duke u ndalur fillimisht te shkolla “Jonuz Carçiu”, ku u zhvillua edhe takimi, ai shtoi se “kjo shkollë ka qenë një nga kërkesat më të shumta të banorëve. Ishte një shkollë problematike për shumë vite, por tashmë kemi arritur ta kthejmë në një institucion modern që u shërben fëmijëve të zones.”
Përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në Tregan, ishte një tjetër aspekt ku u ndal Llatja duke shtuar se “janë realizuar rruga e Kyçykëve, rrugët e brendshme të fshatit Tregan, si edhe pjesa e dytë e vazhdimit të rrugës që lidh Treganin dhe fshatin Kyçyk me Cërrikun. Të gjitha këto janë investime që po e zhvillojnë ndjeshëm zonën.”
Ai vuri theksin te potenciali i madh zhvillimor i zonës, veçanërisht në turizëm.
“Në Tregan kemi një potencial të madh, ujin termal të Llixhës, turizmin dhe numrin më të madh të shtretërve në Bashkinë e Elbasanit. Do ta mbajmë Treganin në qendër të vëmendjes dhe do të mbështesim komunitetin për të vijuar punët e mira e për të zgjidhur problematikat që ekzistojnë,” u shpreh Llatja.
Duke folur për zhvillimin ekonomik, ai shtoi se, “synimi ynë është ta zhvillojmë Treganin jo vetëm nga aspekti infrastrukturor, por edhe ekonomik, duke shfrytëzuar potencialin që ka sot me biznese të reja, hotele të reja dhe mundësi të shtuara në kapacitete akomoduese. Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm për punët publike.”
Në vijim, Kryetari njoftoi edhe projektet e reja që pritet të nisin së shpejti.
“Shumë shpejt do të nisë rruga e Bajramsve, ashtu si do të vijojmë me prioritetet tona për të lidhur edhe fshatrat e tjerë. Prioritet tona për vitin tjetër janë rruga nga Tregani në Trepsenisht dhe Tudan Mjekës nga të dyja krahët,” theksoi ai.
Deputetja Evis Kushi vlerësoi potencialin e madh zhvillimor të zonës dhe rëndësinë e përfshirjes së banorëve në procesin e vendimmarrjes.
“Është shumë e rëndësishme që banorët janë pjesë e procesit të vendimmarrjes. Vetëm përmes pjesëmarrjes aktive mund të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo fshat të kësaj njësie,” u shpreh Kushi.
Në përfundim të takimit, banorët votuan prioritetet kryesore të investimeve që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2026.
Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje mbetet një model demokratik që u jep qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për zhvillimin e komunitetit të tyre. LK

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 20 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 11 minutash

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 21 minutash

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Para 25 minutash

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …
Para 31 minutash

Alarm te Bayerni/ Hënes ngre shqetësimin për Musialën: Vuan nga një sëmundje që nuk trajtohet lehtë …

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 14 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 21 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.