Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:05 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026 Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkia Elbasan dhe Universiteti organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Demokracinë

Kronikë E hënë, 27 Tetor 2025 14:14
Bashkia Elbasan dhe Universiteti organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Demokracinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan u zhvillua sot Konferenca Ndërkombëtare “Democracy at Crossroads: Resilient Cooperation and Peacebuilding”, e organizuar nga Peace Volunteering Network (PVN) në partneritet me universitetin. Aktiviteti solli në fokus forcimin e demokracisë, dialogun ndërsektorial dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe transparencës në qeverisjen lokale.

Konferenca u hap me përshëndetjet e Rektores Znj. Elvira Fetahu, e cila foli për rëndësinë e demokracisë dhe rolin e qytetarëve në zhvillimin e komuniteteve, kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, dhe të Drejtores Ekzekutive të PVN, Oltiana Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Tone Skindlo Taraldsen, koordinatore e përgjithshme e Arendal Ëeek në Norvegji, Znj. Frederique Hanotier nga Delegacioni i BE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, dhe Z. Abdullahi M. Alason, këshilltar dhe ekspert në integrim dhe diversitet nga Norvegjia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë konferencës u theksua roli i Bashkisë Elbasan në forcimin e demokracisë vendore dhe nxitjen e pjesëmarrjes qytetare. Bashkia po hedh hapa konkretë përmes Forumit të Qeverisjes së Hapur (OGP Local), një nismë që synon të forcojë transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Ky forum përfaqëson një model të ri bashkëpunimi midis institucioneve, akademisë dhe komunitetit, një platformë dialogu ku zëri i qytetarëve bëhet pjesë e përditshme e qeverisjes vendore dhe instrument kryesor për ta bërë demokracinë të prekshme në jetën e qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 18 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, gjatë fjalës së tij u ndal gjatë mbi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe bashkëpunimit ndërsektorial. Ai theksoi se demokracia nuk është një arritje statike, por një proces organik që ndërtohet çdo ditë përmes angazhimit dhe përgjegjësisë së qytetarëve.
“Demokracia lulëzon kur qytetarët kanë besim te institucionet e tyre dhe kur debati publik është i hapur dhe i informuar. Sfida e dezinformimit, polarizimit dhe rënies së besimit kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve shoqërorë, shoqërisë civile, medias, akademisë, sektorit privat dhe komuniteteve vendore.”

Pjesë e prezantimeve ishte edhe përvoja ndërkombëtare e Arendal Week në Norvegji, e prezantuar për të pranishmit nga Tone Skindlo Taraldsen
Llatja pohoi se pjesëmarrja në Arendal Week në Norvegji, ku qytetarët, institucionet dhe shoqëria civile bashkëpunojnë në dialog të hapur, ka frymëzuar iniciativat në Elbasan, duke filluar me Festivalin e Demokracisë dhe Forumet e Qeverisjes së Hapur.

“Në Arendal pashë nga afër sesi institucionet dhe qytetarët ndërveprojnë në një dialog konstruktiv dhe të hapur. Kjo përvojë na frymëzoi të sjellim praktikat më të mira në Elbasan, duke krijuar një model të veçantë të demokracisë vendore,” u shpreh Kryetari Llatja.

Bashkia e Elbasanit është e gatshme për të organizuar këtë nismë falë infrastrukturës organizative dhe bashkëpunuese, mbështetjes nga institucionet dhe partnerët, përvojës konkrete në qeverisje demokratike dhe një komuniteti aktiv e të ndërgjegjshëm qytetar. Festivali i Demokracisë shërben si një hapësirë e hapur për dialog qytetar, transparencë dhe ndërveprim institucional, ku zëri i çdo qytetari ka rëndësi. Përmes debateve publike, forumeve rinore, ekspozitave dhe aktiviteteve kulturore, qytetarët kanë mundësi të përjetojnë demokracinë si një proces të gjallë që ndërtohet çdo ditë, me përfshirje, respekt dhe besim të ndërsjellë.

Ky projekt shihet si vazhdim natyror i përpjekjeve të Bashkisë për ta bërë demokracinë të prekshme dhe domethënëse në jetën e përditshme të qytetarëve.
Qëndrueshmëria e modelit mbështetet në partneritete ndërkombëtare, bashkëpunim institucional, përvojë ndërkombëtare dhe pjesëmarrje aktive të shoqërisë civile dhe komunitetit lokal.

Forumet e Qeverisjes së Hapur funksionojnë si platforma kryesore ku qytetarët kontribuojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen qytetare. Zbatimi i mekanizmave të konsultimit publik dhe buxhetimit me pjesëmarrje janë shembuj praktikë që tregojnë se qeverisja lokale funksionon nëpërmjet dialogut të hapur me qytetarët.
Si përfundim, ky model është një shembull praktik i demokracisë së hapur në veprim. Elbasani po ndërton një kulturë të re bashkëqeverisjeje, ku demokracia nuk mbetet vetëm ideal, por shndërrohet në praktikë të përditshme, përmes transparencës, dialogut dhe pjesëmarrjes qytetare, duke e bërë qytetin një shembull të veçantë të demokracisë vendore dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Tani

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Java e 11-të e Abissnet Superiore/ Egnatia nis shkëputjen, Tirana dhe Partizani po rigjejnë ritmin
Para 6 minutash

Java e 11-të e Abissnet Superiore/ Egnatia nis shkëputjen, Tirana dhe Partizani po rigjejnë ritmin

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 5 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.