Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elbasani feston 81-vjetorin e Çlirimit

Kronikë E martë, 11 Nëntor 2025 15:23
Elbasani feston 81-vjetorin e Çlirimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nën tingujt e himnit kombëtar dhe përkuljen solemne para monumentit të Dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese, Elbasani kujtoi me nder e mirënjohje 81-vjetorin e Çlirimit.
Në këtë ditë historike, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, nxënës dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën për të nderuar bijtë e bijat e këtij qyteti që dhanë jetën për liri.
Në krye të ceremonisë përkujtimore Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, me fjalët e tij përçoi mesazhin mirënjohjes ndaj atyre që bënë të mundur lirinë që ne gëzojmë sot.
Kryebashkiaku kujtoi se çdo përvjetor i Çlirimit nuk është thjesht një datë në kalendar, por një kujtesë e gjallë e sakrificës, e guximit dhe e shpresës që ka shoqëruar gjithmonë qytetin e Elbasanit. “Sot, kujtojmë ditën kur ëndrra dhe dëshira e qytetarëve tanë u bë realitet me çlirimin e Elbasanit.
Një ëndërr e bërë e mundur nga sakrifica, nga gjaku dhe trimëria e atyre që nuk u dorëzuan kurrë përballë pushtimit.Dita e Çlirimit të Elbasanit është një ditë krenarie, një ditë reflektimi dhe një thirrje për të gjithë ne që të qëndrojmë bashkë, të duam qytetin tonë dhe ta çojmë përpara me punë e përkushtim.
Elbasani është një qytet me histori e me njerëz që kanë ditur të ëndërrojnë, të sakrifikojnë dhe të ndërtojnë.
Lavdia e dëshmorëve të lirisë është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen. Le ta nderojmë të shkuarën duke ndërtuar me dashuri e besim të ardhmen e qytetit tonë,” u shpreh Llatja.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, solli një reflektim për kuptimin e thellë të kësaj date dhe për përgjegjësinë që mbart çdo brez për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të progresit që nisën heronjtë tanë. “Sa herë që përkujtojmë Ditën e Çlirimit, kthehemi në histori për të kujtuar njerëzit që dhanë jetën për qytetin dhe për Shqipërinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur mendojmë për sfidat e tyre, kuptojmë se sa shumë guxim, forcë dhe heroizëm u desh për të bërë atë që ata bënë.
Ata e vendosën Shqipërinë në kahun e duhur të histories, në rrugën e lirisë, të zhvillimit dhe të progresit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, ne kemi detyrën të përmbushim ëndrrën e tyre duke e çuar vendin tonë drejt Europës, si një vazhdim i misionit që nisën 81 vite më parë.
Lavdi dëshmorëve që sakrifikuan jetën për këtë kauzë, lavdi Elbasanit që gjithmonë ka ditur të qëndrojë në anën e duhur të historisë,” tha Mazniku.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 15 orësh
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

Në fund të ceremonisë, përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë vendosën kurora dhe lule në shenjë nderimi të kujtimit të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë.
81 vite pas Çlirimit, Elbasani mbetet një qytet që kujton me respekt të kaluarën dhe ndërton me besim të ardhmen, duke u frymëzuar nga vlerat e lirisë, punës dhe dashurisë për vendin. LK

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 23 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.