Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:31 Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt Milan mundi 5-1 Frosinonen në San Siro, me Rabiot dhe Cisse ndër shënuesit, dhe rimerr vendin e katërt. Modric u zëvendësua për një problem…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sekretet e “Vilës nr. 31” ku jetoi Enver Hoxha do të publikohen

Kronikë E martë, 24 Janar 2023 18:37
Sekretet e “Vilës nr. 31” ku jetoi Enver Hoxha do të publikohen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armando Meta

“Vila nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”. Vendimi është publikuar sot. Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, bëhet e ditur se tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial”. Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.

Arsyet

Arsyet për deklasifikimin e dokumentit të sipërcituar, i referohen një shkrese të ardhur nga Ministria e Kulturës “Propozim për bashkëpunim në fushën e kulturës”, ku shprehet interesi që ky dokument të deklasifikohet, pasi diktohet nga interesa të tjerë të ndryshëm në krahasim me nevojën për të mbajtur dokumentin rreth “Vilës nr. 31”, si të klasifikuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vijim të shkresës së sipërcituar të ardhur nga Ministria e Kulturës, grupet e punës mes ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, kanë zhvilluar disa takime të njëpasnjëshme, duke analizuar prioritet dhe objektivat afatgjatë në mbështetje të programeve kulturore, të cilat do t’i ofrohen një publiku më të gjerë dhe që duhet të zhvillohen në ambientet e Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto takime është vlerësuar se ka interes për të ridimensionuar/rinovuar ambiente të Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”, në funksion të organizimeve dhe promovimeve të ndryshme artistike, kulturore etj., nga studiues vendës dhe të huaj, gjë që përbën përparësi, si dhe është në funksion të përmirësimit dhe të zhvillimit të politikave favorizuese në fushën e krijimtarisë artistike për vendin tonë.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 1 ore
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 4 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 11 orësh

Dokumenti

“Implementimi i zbatimit të projektit në ridimensionimin e ambienteve të Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31, ka për qëllim të ruajë karakterin e saj ceremonial, por njëkohësisht të jetë edhe i hapur për publikun. Duke qenë se, dokumenti “Projekti i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, i klasifikuar “Konfidencial”, përbën një element të rëndësishëm për zhvillimin e procedurës së hapur të prokurimit publik, me objekt: “Rikonstruksioni i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, ai duhet të deklasifikohet.”- thuhet në bibliografinë e informacionit të deklasifikuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe që bëhet publik nga rtsh.al. Një kopje e publikimit të bibliografisë do t’i dërgohet zyrtarisht edhe DSIK-së.

Çfarë është “Vila nr. 31” dhe pse mori këtë emër?

Kur bëhet fjalë për ish-vilën e diktatorit Hoxha, ende publiku në ditët tona i referohet këtij objekti si “Vila nr.31”. Pavarësisht se kuptimi i këtij numri, pas përmbysjes së sistemit komunist ka rënë, dhe nuk figuron gjëkundi, prap ky numër vijon të mbetet në fuqi. Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër. Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Në fakt i ka mbetur “Vila nr. 31”, pasi me këtë numër ishte në listën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, që do të ruhej në rast lufte.

Ndërtesa e ish- vilës së Hoxhës

Vila ku ka jetuar ish- diktatori komunist, Enver Hoxha, është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton, në një pjesë të saj, deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën e ish- Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës komuniste.

Etiketat e lidhura

Enver HoxhaVila nr. 31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 13 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 43 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 1 ore

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.