Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

115 viktima në Moskë, kancelari gjerman: Ne e dënojmë sulmin kundër njerëzve të pafajshëm në Moskë

Kryesore
E shtunë, 23 Mars 2024 11:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmin vdekjeprurës në Moskë me rreth 115 viktima. Kancelari Scholz ka shprehur ngushëllimet dhe ka thënë se Gjermania dënon sulmin ndaj të pafajshmëve.

Gjermania e ka dënuar ashpër sulmin e përgjakshëm në Crocus City Hall pranë Moskës, ku humbën jetën rreth 115 vetë. “Ne e dënojmë sulmin terrorist të tmerrshëm kundër njerëzve të pafajshëm në Moskë”, shkroi kancelari Scholz në shërbimin e internetit, X. “Mendimet tona janë me të afërmit e viktimave dhe tek të plagosurit.” Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri fjalë për një “sulm çnjerëzor dhe frikacak” dhe që dënohet në “çdo vend”. “Njerëz të pafajshëm, që thjesht donin të merrnin pjesë në një koncert u vranë gjakftohtësisht”, shkroi Baerbock po ashtu në X dhe shprehu ngushëllimet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe foli për “lajme të tmerrshme nga Moska”. “Ngushëllimet e mia për viktimat dhe familjet e tyre, që mbajnë zi apo janë të tronditur për të plagosurit”, u tha një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë. E rëndësishme tani është “të zbardhet sfondi sa më shpejt”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron e ka dënuar sulmin pranë Moskës. “Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin terrorist vdekjeprurës në Crocus City Hil ashpërsisht”, shkroi Cameron në X dhe i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave. “Asgjë nuk e justifikon asnjëherë dhunën e tmerrshme”.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Para 7 orësh
Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Para 9 orësh
A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Para 14 orësh

Arrestohet atentatorët

Autoritetet ruse thanë se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin e armatosur të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë. Katër prej tyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në sulm, i tha të shtunën presidentit Vladimir Putin, shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë, shkroi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass.

Zyrtarët rusë thanë se ata u kapën në rajonin Bryansk në Rusinë perëndimore, “jo larg kufirit me Ukrainën”.

Të paktën 115 veta u vranë në sulmin e së premtes, në mesin e të cilëve tre fëmijë, thanë autoritetet ruse.

Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin çimentoi kontrollin e tij mbi pushtetin në një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale ruse, që nga perëndimi u cilësuan si jo të lira.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi ndër vite dhe ndodhi në një periudhë kur lufta e këtij në Ukrainë tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Videot e postuara në internet shfaqën persona të armatosur në vendin e ngjarjes duke qëlluar civilët nga afërsia. Çatia e teatrit, ku turma ishte mbledhur të premten për një shfaqje të grupit rok rus Picnic, u shemb në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa zjarrfikësit kaluan orë të tëra duke luftuar me zjarrin që shpërtheu gjatë sulmit.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në platformat e rrjeteve sociale të lidhura me të, megjithëse as Kremlini dhe as shërbimet ruse të sigurisë, nuk e kanë fajësuar zyrtarisht askënd për sulmin.

Në një deklaratë të postuar nga agjencia e tij e lajmeve Aamaq, dega e Shtetit Islamik në Afganistan tha se kishte sulmuar një tubim të madh të “të krishterëve” në Krasnogorsk. Nuk ishte e mundur të vërtetohej saksia e pretendimit.

Megjithatë, një zyrtar amerikan tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se shërbimet amerikane të zbulimit kanë konfirmuar se IS-i është përgjegjës për sulmin.

Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos identifikohej, tha se agjencitë amerikane të zbulimit kishin mbledhur informacion në javët e fundit se dega e IS-it po planifikonte një sulm në Moskë, dhe se zyrtarët amerikanë kishin ndarë privatisht informacionin e inteligjencës në fillim të këtij muaji me zyrtarët rusë.

Pas sulmit, disa ligjvënës rusë nxituan të akuzonin Ukrainën. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi çdo përfshirje.

“Ukraina kurrë nuk ka përdorur metoda terroriste”, shkroi ai në rrjetin X. “Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës”.

Mesazhe zemërimi, tronditjeje dhe mbështetjeje për të prekurit janë dërguar nga e gjithë bota.

Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi “sulmin e tmerrshëm dhe frikacak terrorist” dhe nënvizoi se autorët duhet të mbahen përgjegjës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, gjithashtu dënoi sulmin terrorist “me fjalët më të forta të mundshme”, tha zëdhënësi i tij.

Presidenti rus Putin, i cili zgjati kontrollin e tij mbi Rusinë edhe për gjashtë vjet të tjera në zgjedhjet presidenciale pas shtypjes gjithëpërfshirëse të opozitës, kishte denoncoi publikisht paralajmërimet perëndimore për një sulm të mundshëm terrorist, si një përpjekje për të frikësuar rusët. “E gjithë kjo i ngjan shantazhit të hapur dhe një përpjekjeje për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”, tha ai në fillim të kësaj jave.

Në tetor të vitit 2015, një bombë e vendosur nga Shteti Islamik rrëzoi një avion udhëtarësh mbi Sinai, duke vrarë të gjithë 224 personat në bord, shumica prej të cilëve turistë rusë që ktheheshin nga Egjipti. Grupi, i cili vepron kryesisht në Siri dhe Irak, por edhe në Afganistan dhe Afrikë, gjithashtu ka marrë përsipër disa sulme në rajonin e Kaukazit në Rusi dhe rajone të tjera në vitet e fundit. Grupi rekruton luftëtarë nga Rusia dhe pjesë të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 7 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 7 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 14 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 9 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

4 Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.