Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 12:49 Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 të qytetit, ku autorët dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Nikoll Lesi: 3 mars 1997!

Nikoll Lesi: 3 mars 1997!

Kryesore
E diel, 3 Mars 2024 12:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi- 

Si sot 27 vite me parë, redaksia e gazetës më të madhe shqiptare, KOHA JONE u dogj, u mitralua dhe u shkatërrua nga forcat e errëta të pushtetit të asaj kohe.

Diku mes orës 01.00-01.30 punonjës të Gardës së Republikës, oficerë dhe punonjës të SHIK-ut (Shërbimi Sekret Shqiptar) dhe shefa e punonjës policie të Tiranës morën pjesën në shkrumbimin e krejt redaksisë së gazetës.

Që prej asaj dite, 3 mars 1997, nuk reshtëm se kërkuari drejtësi dhe vetëm pas 19 vitesh, pra në vitin 2016 Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi përfundimisht se fajtor dhe autor për këtë ngjarje të paprecentë ishte pushteti i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pa përsëritur atë që dihet, por që për brezat e rinjë ka nevojë të ritheksohet se gazeta “KOHA JONE” ishte jo vetëm gazeta më e madhe në historinë e mediave shqiptare, por edhe gazeta që bëri epokë dhe mbeti në HISTORI.

Ishte jo vetëm e para media e lirë, por dhe më kurajozja e krejt historisë së shtypit.

Kushdo që mundohet të shfaqet si “profesorë” mediash apo si “intelektual” i madh kur thotë se KOHA JONE ishte gazetë lufte, i përgjigjem se ky “profesor” le të shkruajë në jetën e tij të paktën një shkrim kurajoz dhe me pas mund të flasë!

Për të qenë realist duhet të zbresësh në kontekstin e asaj kohe të mbrapshtë, të viteve 1991-1997, kur nuk kishte as internet, as media sociale, natyrisht as telefona celularë si sot.

Asokohe gazetarët rendnin kudo për të gjetur faktet, ngjarje, etj për t’ia përcjellë publikut shqiptar, pasi nuk kishte as radio dhe as televizone private. 

Kishte një pushtet represiv dhe një gazetë të madhe KOHA JONE. Natyrisht kishte edhe gazeta të tjera, por asnjëherë me impaktin e KOHA JONE.

Gazetarët e KOHA JONE ishin kurajozë, idealist, të paepur për të vertetën; u rrahën, u burgosen, u futën në qelitë e drejtorisë së policisë së Tiranës, siç ndodhi në shkurt 1996 ku forcat speciale hynë në redaksi të veshur si në operacionet në Irak dhe arrestuan 33 gazetarë të gazetës.

KOHA JONE mbetet ikonë e shtypit të lirë shqiptarë, sado të mundohen gjuhënëperka apo servila-ndërtues pallatesh nga radhët e medias, që të mundohen të zbehin rolin e KOHA JONE ndër vitet e para të demokracisë.

Natyrisht që ishim të gjithë të rinjë, nga mosha 20 deri në 30 vjeç, kur bëmë epokën e madhe të medias së lirë, kur nuk guxonte asnjëri të fliste apo të shkruante kundër të këqijave të pushtetit.

Kur ne shkruanim për lexuesit të vertetat e fshehura në skutat e pushtetit disa puthadorë mbanin fije të fshehta me pushtetin duke përfituar të mira material që sot lartësohen në kulla apo komplekse turistike.

Pse nuk e dinim ne vlerën e lekut apo dollarit (se euro nuk kishte atëkohë)?! Pse nuk dinim edhe ne ta dridhnim dhe në këmbim të përfitonim të mirat që sjellë bashkëpunimi me pushtetin?! Por nuk pranuam dhe nga kurajo jonë pushteti na përndoqi dhe na dogji.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin,...

Para 57 minutash
Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Para 1 ore
Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij!

Ish-Presidentin Vuçiç nuk e pyesin as njerëzit e tij!

Para 4 orësh

Po si qenka gazetari lufte ajo kohë, kur vetë pushteti prodhonte dhunë dhe raprezalje ndaj gazetarëve dhe popullit opozitar?!

Po ç’të bënte KOHA JONE në ato vite kur pushteti na rrethonte me polici e shikas si në vendet e Amerikës Latine?!

Të përuleshim? Të puthnim dorën e pushtetit? Apo të qëndronim në këmbë dhe në gazetë duke shkruar fort të vertetën?

Po pse gazetari lufte kanë bërë Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Edi Rama, Moikom Zeqo, Bujar Xhaferi, Frrok Çupi, Sabri Godo, Vath Koreshi, Teodor Keko, Preç Zogaj, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Agim Isaku, Rudolf Marku, Arben Imami, Kiço Blushi e një mori intelektualësh që botonin në KOHA JONE?!

Ato ishin shkrime lapidare në median shqiptare, ato thonin të vertetën dhe ndaj i digjte pushtetit të kohës që e dogji redaksinë e gazetës KOHA JONE.

Me këtë rast nuk mund të rrija pa i kthyer përgjigje një ish-kolegu që ndyn punën dhe shkrimet e tija të asaj kohe, vetëm se ka patur interesa me pushtetet e kohës se pas kohës së Saliut të I-rë!

KOHA JONE sado të mundet ndonjeri ta sulmojë, ajo mbetet momument që nuk tjetërsohet dhe as nuk rrëzohet, sado të flasin lart e poshtë tani kur është kohë digjitale dhe çdo njeri mund të bëjë në shtëpi “gazetën” e tij, pa u lodhur por veçse duke bërë copy paste shkrimeve të mediave serioze tradicionale.

Si mund të harrohet ajo kohë që të ishe gazetar në KOHA JONE duhej kurajo e madhe, sepse mund të arrestoheshe apo edhe të të vrisnin, siç dhunuan në orët e para të datës 3 mars 1997, gazetarin Zamir Dule?

Shikoni se kush janë sot analistët dhe drejtuesit kryesorë të krejt mediave kryesore e serioze shqiptare. Mbi 90 përqind e tyre kanë dalë nga KOHA JONE.

Ndaj sot me 3 mars 2024 përulem me respekt ndaj të gjithë gazetarëve dhe punonjësve që punuan në KOHA JONE që nga viti 1991 e deri më sot, por veçanërisht ndaj emrave që bënë historinë e shtypit të lirë ndër vitet 1992-1997 si Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Edi Rama, Teodor Keko, Ben Blushi, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Andi Bejtja, Sokol Balla, Arian Çani, Blendi Fevziu, Lorenc Vangjeli, Skënder Minxhozi, Mimoza Dervishi, Sokol Balla, Aleksandër Çipa, Emin Barçi, Arban Hasani, Altin Hazizaj, Enton Abilekaj, Ilir Babaramo, Henri Çili, Gent Shkullaku, Vladimir Prela, Alfred Peza, Gavrosh Levonja, Ilir Keko, Adriatik Dosti, Fatmir Mneri, Vehab Kaba, Aurel Simoni, Altin Hazizaj, Arta Marku, Rudina Xhunga, Jonila Godole, Anila Basha, Ilir Gjoni, Ermira Mallollit, Suad Barbullushi, Xhovani Shyti, Zenepe Luka, Jetmir Shpuza, Feliks Bilani, Plator Nesturi e shumë të tjerëve.

Por edhe stafit të mrekullueshëm të menaxhimit si Dritan Kaba, Ylli Dylgjerit, Agim Xhafka, Milto Baka dhe Enkela Dudushi. Apo edhe Nerit, Fluturës, Suelës, Besnikut, Ortencës, që zbardhnin dhe faqosnin shkrimet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është KOHA JONE! 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 1 minute

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli
Para 19 minutash

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!
Para 47 minutash

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Tresoldi në radarin e Bayernit pas dëmtimit të Kane
Para 49 minutash

Tresoldi në radarin e Bayernit pas dëmtimit të Kane

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 14 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 21 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 1 ore

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.