PD dhe Opozita po sillen si “qeni prej m….” për të gjetur një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Kandidati kërkohet të jetë larg forumeve partiake, një si punë i pavarur, por asgjë të pavarur nuk ka në këtë demokraci shqiptare. Ndaj PD dhe partitë e Opozitës duhet të vendosin për një emër që ka popullaritet dhe që ka dhënë rezultate në punën e tij në këto dekada. Dhe ai mund të jetë, nëse fiton bashkinë, edhe kryetari i ardhshëm i PD.
Nga burime të besueshme mësohet se i është ofruar ky kandidim nga disa grupime në PD, pikërisht biznesmenit miliarder Samir Mane, i cili ka bërë histori në Shqipëri, por jo vetëm.
Dikush thotë se ka konflikt interesi Mane me bashkinë e Tiranës, por deri me tani Mane nuk ka marrë asnjë tender publik në shtet; ai ka ndërtuar sipas rregullave. A nuk ishte edhe Berluskoni apo sot Trump, biznesmenë të fuqishëm? Por asgjë nuk i pengoi të kandidonin e të fitonin.
Siç thamë më sipër Samir Mane, po që se fiton duhet të zgjidhet edhe kryetar i PD, pra në vend të Berishës. Por a e pranon Berisha, miliarderin Samir Mane?!
Në fakt të gjithë biznesmenët e fuqishëm apo siç quhen “oligarkë” të gjithë u krijuan në vitet e pushtetit të Sali Berishës.
Edi Rama nuk ka krijuar asnjë të ri, janë ata që ia la Berisha!
