Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:08 Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave” Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e 24 tetorit në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe incidente në disa zona…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albin Kurti akuzon fort: Presidenti Thaçi mund të shkarkohet si tradhtar

Kryesore
E mërkurë, 9 Tetor 2019 22:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy partitë politike në Kosovë, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dhënë sinjalet e para për tu bashkuar në koalicion. Detajet do të mësohen në ditët në vazhdim, ndërsa këtë të mërkurë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Albin Kurti ka folur dhe për qëndrimin që do të mbajë qeveria e re ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Ai deklaroi se do të shihet mundësia e shkarkimit të kreu të shtetit të Kosovës. “Nuk i kemi ende votat për shkarkimin e Thaçit, por do e shohim me shumë vëmendje. Raportet e tij me Serbinë kanë qënë shumë problematike, veçanërisht me idene e tij për shkëmbim të territoreve. Të thuash që veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit që duhet kthyer mbrapsht kjo është tradhti”,- tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 1 ore
I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 12 orësh
Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 13 orësh

I pyetur për raportet personale me Hashim Thaçin, Albin Kurti tha: “Raportet me Thaçin janë të mira, sepse nuk ekzistojnë raporte. Ai duhet të ma japë mandatin mua për të formuar Qeverinë, dhe më në fund po i jap shansin të bëjë diçka të mirë. Është koha që të mos e çojë deri në fund mandatin e tij si president”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurti ka folur dhe për marrëdhënien me Edi Ramën, ku vitet e fundit nuk kanë munguar dhe përplasjet publike mes tyre. Lideri i Vetëvendosjes tregoi se shkak i prishjes së marrëdhënieve me Edi Ramën ka qenë mbështetja e kryeministrit të Shqipërisë për politikat e Hashim Thaçit.

“Raportet e mia me Ramën nuk mund të them që i kemi shumë të mira, por duhet t’i përmirësojmë. Raportet më të i prisha për shkak të afrimitetit të tij me Thaçin, në kohen kur zhvillohej protesta më e madhe kundër Presidentit të Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund të shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raporte shumë të mira, por kemi kohë që nuk jemi takuar”,- deklaroi Kurti.

Kurti ka shpjeguar se cilat do të jenë pikat e negociatave me Serbinë. Kurti ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve dhe diskutimet mbi harta kanë marrë fund me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet.

“Oferta ime për Serbinë është lista e kërkesave për borxhin që na e ka për obligimet e luftës. Serbia duhet ta shohë veten në pasqyrë dhe jo shqiptarët me dylbi. Vuçiç thotë që nuk mund ta njoh Kosovën me këto kufij. Dhe së dyti, me thoni çfarë kërkoni dhe ne jemi gati t’ja u japim. Këto kushtëzime ne nuk i pranojmë. Zgjidhje territoriale me lapsa e harta në dore, kjo ide merr fund me ne. Jo harta me president republike. Jo marrëveshje pa dialog. Jo dialog për kufij. Këto janë qëndrimet e mia. Vuçiç duhet ta kuptoje njëherë e mire çdo të thotë ardhja e VV në pushtet. Dhe ai besoj e di shume mirë”,- tha Kurti.

Për mënyrën e forumit të qeverisjes, Kurti tha se “jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë e ka dashur populli që na ka votuar”. “Në parim nga LDK kanë pranuar që të kenë koalicion me ne dhe ne nesër do të kemi një takim ku marrim pjesë unë dhe nën kryetari i Vetëvendosjes nga ana tjetër do të jetë kryetari i LDK dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar”, tha Kurti.

Sipas tij posti i kryeministri është i vendosur. Ai tha se do të jetë kryeministër, në të kundërt, Kosova shkon sërish në zgjedhje. “Këtë e ka vendosur populli i Kosovës në datën 6 tetor, kryeministri nuk mund të jetë pikë e diskutimeve. Ai që fiton më shumë vota e ka të drejtën për të pasur kryeministrin. Subjekt që del i pari fiton mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re, kjo nuk është diskutueshme. Ose Vetëvendosje drejton qeverinë, ose shkojmë përsëri në zgjedhje”, tha më tej Kurti.

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 9 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 56 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 1 ore

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.