Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 18:33 Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës Protesta e zhvilluar sot në Tiranë, e thirrur nga studentët, është shoqëruar me disa momente tensioni, por edhe me episode të veçanta gjatë marshimit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Argita Berisha në krye të PD-së? Midis shpresës dhe rrezikut

Argita Berisha në krye të PD-së? Midis shpresës dhe rrezikut

Kryesore
E enjte, 21 Gusht 2025 20:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike gjendet në një udhëkryq të madh. Me një kryetar historik, Sali Berishën, akoma nongrata nga SHBA, në një moshë të thyer për të përballuar përballje të forta elektorale, pyetja që ngrihet sot është: kush do ta drejtojë PD-në në të ardhmen?

Emri që qarkullon më shumë është ai i vajzës së tij, Argita Berisha (Malltezi). Por a është kjo një shpresë për ringritje apo një rrezik për fundosje të mëtejshme?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Argita është një juriste e respektuar, me profil profesional serioz dhe pa njolla korrupsioni. Përkrahësit e saj e shohin si një fytyrë të re, të pastër, të aftë për të ruajtur strukturat e ngritura nga i ati dhe për të mbajtur gjallë frymën opozitare. Në një kohë kur PD ka humbur shumë terren, një emër i tillë mund të garantojë stabilitet brenda partisë. Por nga ana tjetër, kjo lëvizje do ta fuste PD-në në rrugën e një partie familjare, ku drejtimi trashëgohet nga babai tek e bija. Kjo bie ndesh me vetë frymën demokratike që PD predikon prej themelimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por a nuk është tashmë PD-ja një parti familjare?

Është!

Parti që merr 50 deputetë, që nuk rrezikon dot pushtetin e kryeministrit Rama dhe që nuk ka shanse të fitojë edhe në zgjedhjet e vitit 2029.

Nëse Berisha që në vitin 2013, kur dha dorëheqjen, do ta kishte lenë të hapur garën për kryetar të PD dhe nuk do t’ia falte Lulzim Bashës, sot PD-ja do të ishte në pushtet.

Asokohe ishte kandidat Sokol Olldashi, por ishte Berisha që nuk lejoi grupin Olldashi-Topalli-Ruli-Patozi-Bode, etj të bashkonin forcat për të fituar me vota drejtimin e PD.

Ndaj themi se PD-ja mbetet një parti familjare dhe ku Berisha gjeneron afro 400 mijë vota.

Por e thamë se nuk e mund dot Edi Ramën.

Ndaj PD-ja ose do mbetet vendnumëro, duke bërë sikur bën opozitë ose duhet të ndryshojë lidership.

Disa emra që mund ta zëvëndësonin Berishën në një proces të hapur dhe pa futur hundët Berisha, ishin Tomor Alizoti, Gazmend Bardhi apo Jozefina Topalli.

Por Bardhi humbi thellë përballë Belinda Ballukut, humbje katastrofale që nuk i jep asnjë shans të konkurojë për kryetar në PD; Tomor Alizoti, as edhe ky nuk flet dot e jo më të kandidojë pas humbjes së rëndë përballë Arbjan Maznikut.

Ndërsa Jozefina Topalli është tërhequr pasi e ka kuptuar se PD mbetet parti familjare dhe nuk ia vlen të sakrifikojë më për PD-në. Në të vertetë nëse ka patur njeri nga viti 2013 që ka lëshuar vikamën e madhe se me Lulzim Bashën nuk ka të ardhme kjo parti, është pikërisht Jozefina Topalli. Por asnjë nuk donte ta dëgjonte. Tani edhe Jozi preferon të jetë e tërhequr.

Mund t'ju interesojë

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Para 17 minutash
Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Para 1 ore
Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Para 3 orësh

Ndaj e vetmja që mund të mbajë të paktën ato 400 mijë vota demokratësh mbetet Argita Berisha, sepse ndryshe edhe ato do të firojnë.

Nëse ajo e hap PD-në, por jo hapje sa për të thënë, atëhere ka një shpresë se mund të ringrihet selia blu.

Ndryshe do të kemi një Berishë gjithnjë e me të lodhur edhe për shkak të moshës.

Dhe një PD që vetëm prodhon mandate deputeti për një grusht miqsh, që i bashkon vetëm rroga e deputetit prej 3.2 milionë lekësh në muaj!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës
Para 2 minutash

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 17 minutash

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë
Para 34 minutash

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, Policia shton masat e sigurisë
Para 34 minutash

Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, Policia shton masat e sigurisë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 18 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 21 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 22 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.