Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkarkim politik nga Vettingu vetëm se e dekretoi Presidenti Meta

Kryesore
E enjte, 21 Nëntor 2019 19:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni i Pavarur i Apelimit rrëzoi gjyqtarin Besnik Muçi, i cili dy muaj më parë ishte emëruar dhe dekretuar nga Presidentit si anëtar i kësaj gjykate. Procesi i vetingut ndaj tij u mbyll në tetor 2018 pa asnjë vërejtje dhe u la të vazhdojë karrierën. Ndërkohë, pasi kandidoi për Gjykatën Kushtetuese dhe u përzgjodh si emër nga presidenti, mekanizmat e Vettingut u rivunë në lëvizje dhe dje e hoqën nga sistemi për 6 milionë lekë të vjetra tw pa justifikuara. Pa dashur të bëjmë avokatin e Besnik Muçit në këtë proces, me shumë se emrat ka rëndësi standardi. Vendimi i djeshëm ndaj tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi po funksionon gjithë procesi i reformës. Shuma 6 milionë lekë (të vjetra) mund të jetë e madhe për Komisionin e Apelimit, ndërkohë rreth 100 milionë që nuk u justifikonte kreu i KED u kaluan si një gabim normal. Nga ana tjetër, ka gjyqtarë dhe prokurorë që inspektorët e vettingut u kanë numëruar edhe brekët, ndërsa për të tjerë që kanë zënë poste kyç në institucionet e reja të drejtësisë, inspektorët e Vetting kanë qenë aq qorra sa nuk shihnin vilat në bregdet, apartamentet në Tiranë. Kushdo që ka pasuri të pajustifikuar dhe ka abuzuar me detyrën duhet të largohet, por vendimet me sy standarde nuk tregojnë gjë tjetër vetëm se kontroll politik të sistemit.

Në rastin e Besnik Muçit ka dhe një pikëpyetje të madhe që vë ne dyshim gjithë procesi. A mos vallë ata që kontrollojnë vettingun, qëllimisht lënë ndonjë kleçkë në proces, që në një moment të dytë të përdoret edhe si shantazh, kur nuk u binden urdhrave të partisë? Sepse për 6 milionë lekë të vjetra të pa deklaruara, asnjë nga 800 prokurorët dhe gjyqtarët që ka Shqipëria nuk e kalon vettingun.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Akti ndaj Besnik Muçit përveç se po përdoret dhe si një argument kundër Presidentit, i cili në fakt zgjodhi nga lista që i solli KED, ka dhe një efekt tjetër afatgjatë. Me vendimin ndaj tij, organet e Vettingut e shkatërruan edhe njëherë Gjykatën Kushtetuese. Tashmë debati nuk është mw vetëm te çështja e gjyqtares që doli nga lista e manipuluar e KED, por dhe të një tjetër anëtar. Në këtë mënyrë, nga ngritja me urgjencë e Gjykatës Kushtetuese kemi arritur në shtyrjen pa fund të afatit për vënien e saj në punë. Për të kuptuar se kush ka të drejtë, qeveria apo presidenti në këtë debat, mjafton të kuptojmë se kujt i intereson që vendi të mos ketë Gjykatë Kushtetuese. Presidenti është i pari që ka kërkuar ngritjen e saj. Ka dokumente që i janë drejtuar KED që në ditën e parë të formimit për të sjellë listat. Ndërkohë qeverisë dhe Rilindjes i intereson ta shtyjë sa më gjatë. Sepse një gjykatë kushtetuese jo funksionale i zgjat jetën qeverisë “Rama” dhe gjithë paligjshmëve. I vetmi që përfiton nga mos ngritja e Gjykatës Kushtetuese është Edi Rama, pasi krimet qeverisëse si koncesionet, votimet moniste dhe paligjshmëria e parlamentit me 122 mandate nuk shqetësohen. Ky kaos total kushtetues, ligjor dhe politik është si mjergull që i jep qeverisë “leje” të bëjë ç’të dojë në këtë vend. Edhe në kohën që opinioni përplaset për Dvoranin, Voprsin dhe ligjet, vjedhjet qeveritare vijojnë njëlloj, në mos edhe me ritëm më të madh. Kur sheh produktin që ka sjellë deri së sot ky proces duket se nuk flitet për reformë, por për Ramaformë, pasi çdo lëvizje i ka shërbyer qeverisë. Në këtë kaos duket se e kanë humbur orientimin dhe një pjesë e ndërkombëtarëve. Duke qenë se Reforma në Drejtësi është investimi i tyre më i madh nuk mund të pranojnë faktin se një pjesë e saj ka dështuar dhe është kapur nga qeveria. Kanë arritur në pikën që edhe ligjet që ua sollën vet shqiptarëve për t’i miratuar nuk i zbatojnë dhe nuk i njohin më. Për këtë qëllim, kërkojnë vetëm që gjykatat të ngrihen me shpejtësi, pa marrë parasysh cilësinë e njerëzve që po hyjnë në poste kyçe dhe kontrollin që qeveria ka mbi ata. Kjo është një zgjidhje provizore që mund të justifikojë fondet që ambasadat kanë dhënë për reformën, por do të prodhojë një drejtësi edhe më të keqe. Sepse njerëzit që po emërohen politikisht po vijnë si ushtarë të Rilindjes brenda drejtësisë. Këta që sot duken si njerëz anonim dhe gënjejnë opinionin si i mbështesin ndërkombëtarët, nesër nuk e kanë problem të legjitimojnë një regjim të rrezikshëm politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj vrapi i disa ndërkombëtarëve për të mbështetur çdo propozim që po japin njerëzit e Rilindjes për të kapur reformën, mund të jetë një sukses momental në karrierat e tyre, por për shqiptarët mund të kthehet në dështimin më të madh. Sepse kapja e reformës, siç ka nisur nga Edi Rama, nuk do të prodhojë drejtësi, por kaos në gjithë shoqërinë.

Mund t'ju interesojë

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Para 42 minutash
Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Para 1 ore
”Klloun i propagandës ruse”, Rama reagon ndaj gazetarit irlandez: Ja pse po sulmojnë Shqipërinë, sot u sanksionua nga BE

”Klloun i propagandës ruse”, Rama reagon ndaj gazetarit irlandez: Ja pse po sulmojnë Sh...

Para 11 orësh

Mili Xhani

Etiketat e lidhura

Besnik Muçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 42 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 1 ore

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 1 ore

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 9 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 9 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.