Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:36 Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade Juventusi ka marrë një fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, veçanërisht…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Zëri i Amerikës”: 98 % e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje interesash me qeverinë

“Zëri i Amerikës”: 98 % e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje interesash me qeverinë

Forum
E martë, 12 Dhjetor 2023 18:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Zëri i Amerikës-

Sipas Monitorit të Pronësisë së Medias këtë vit në Shqipëri, afro 87 për qind e shikueshmërisë arrihet nga 4 pronarë televizionesh, familja Frangaj me TV Klan, Familja Hoxha me TV Top Channel, Familja Hysenbelliu me TV NEWS24 dhe Carlo Bollino me Report TV.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Investigativë (BIRN) dhe Regjistri Global i Medias (GMR) publikuan sot Monitorin e Pronësisë së Mediave në Shqipëri për vitin 2023.

Monitori vërejti një përqëndrim të madh të pronësisë, ndjekësve dhe të ardhurave tek disa grupe familjesh, të cilat mbizotërojnë tregun mediatik.

Në raport vlerësohen si tregues me rrezik të lartë – përqëndrimi në pak duar i tregut të medias, i pronësisë dhe ndjekësve të medias, prej nga rrezikohen kontrolli politik, pluralizmi dhe neutraliteti i medias.

Autorët pohuan për Zërin e Amerikës se ky përqëndrim i madh cënon lirinë e shprehjes dhe demokracinë në tërësi.

Sipas Monitorit të Pronësisë së Medias këtë vit në Shqipëri, afro 87 për qind e shikueshmërisë arrihet nga 4 pronarë televizionesh, familja Frangaj me TV Klan, Familja Hoxha me TV Top Channel, Familja Hysenbelliu me TV NEWS24 dhe Carlo Bollino me Report TV.

Në Shqipëri punojnë katër transmetues televizivë kombëtarë, një publik dhe tre privatë. Televizioni publik ka 16 kanale televizive rajonale dhe tematike. Veprojnë po ashtu 37 stacione televizive vendore dhe 21 kanale kabllore. Megjithatë ndjekësit dhe të ardhurat janë përqëndruar tek 4 televizionet më të mëdha.

Në raport theksohet se Shumica e mediave janë nën pronësinë e një grushti familjesh të fuqishme, ndërsa pjesa tjetër janë të lidhura ngushtë me biznesmenë që veprojnë në tregje shumë të rregulluara, si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, teknologjia e informacionit, bankat apo lojërat e fatit.

“Kemi gjetur se ka një ndikim të lartë politik mbi grupet mediatike, që kontrollojnë shumicën e audiencës. Virtualisht të gjithë grupet mediatike, më saktë 98,34 për qind, të medias audiovizive në Shqipëri kanë biznese të tjerë, të cilat marrin para nga qeveria nëpërmjet kontratave, koncensioneve, ose kanë lidhje me grupime politike shqiptare. Shumica e mediave kryesore online janë pjesë e mediave audiovizive tradicionale dhe ritransmetojnë lëndën e tyre”, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesi i këtij hulumtimi, kryeredaktori i BIRN-it në Shqipëri, Besart Likmeta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Monitorit të Pronësisë, Shqipëria ka 6 radio kombëtare; 3 publike dhe 3 private. Në vend punojnë 52 radio rajonale dhe 1 radio publike, por vetëm 9 për qind e shqiptarëve dëgjojnë programe radiofonike, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë në pronësi të atyre që kanë edhe tv-të më të mëdha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në Shqipëri pluralizmi i medias është i ndikuar. Pak njerëz kontrollojnë informacionin dhe ata janë të ndikuar politikisht. Ata marrin materiale të gatshme të prodhuara nga propaganda qeveritare dhe i transmetojnë pa i identifikuar si të tilla. Nga ana tjetër zërat e pavarur dhe grupime e pavarur, grupe të margjinalizuara apo pakica, nuk gjejnë vend për t’u shprehur në hapësirën mediatike shqiptare, dhe kjo e dobëson demokracinë dhe lirinë e shprehjes në vend. Bashkë me pluralizmin sakrifikohet edhe liria e shprehjes”, thotë zoti Likmeta.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 13 minutash
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 3 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 10 orësh

Në raport thuhet se mediat online janë zhvilluar shumë, afro 82 për qind e shqiptarëve përdorin mediat sociale për t’u informuar çdo ditë pjesa dërrmuese facebook, dhe afro 70 për qind e shqiptarëve përdorin media online çdo ditë.

Në vend janë regjistruar 900 portale lajmesh, ndërsa 1.8 milionë vendas janë përdorues të Facebook-ut.

Të dhënat e fundit tregojnë se mediat sociale po ia kalojnë televizioneve në zgjedhjen e publikut si burim kryesor informimi.

Kundrejt 82 për qind e shqiptarëve që pwrdorin mediat sociale, 75% e njerëzve në Shqipëri përdorin televizionin çdo ditë ose pothuajse çdo ditë dhe 13% të paktën një herë në javë.

Hulumtimi nga BIRN dhe GMR flitet me shqetësim mbi ngushtimin e pluralizmit mediatik, mbi përqëndrimin e mediave në pak duar si dhe mbi interesat politike, që ndikojnë politikat editoriale të tyre.

​“Ajo që më tërhoqi vëmendjen është se nga 12 tregues rreziku mbi pluralizmin mediatic dhe për shëndetin e mjedisit mediatic 8 prej tyre ishin të kuq, me rrezi shumë të lartë, dhe 4 ishin me rrezik mesatar. Kjo tregon për situatën e vështirë dhe shumë sfiduese për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe për punën e gazetarëve të pavarur e cilësorë në Shqipëri. Ka një marrëdhënie simbiotike mes pronarëve të medias dhe biznesit dhe politikës dhe se si media është përdorur dhe përdoret për të shtyrë përpara interesa të caktuara ekonomikë, financiarë dhe politikë”, thotë Blerjana Bino drejtuese e Qendrës SCIDEV dhe përfaqësuese e organizatës “Safejournalists”.

Në treg janë tetë gazeta ditore, duke përfshirë një gazetë sportive, një revistë javore biznesi dhe një numër revistash mujore.

Për tirazhet e tyre nuk ka të dhëna zyrtare, por bëhet fjalë për disa mijëra kopje që shiten çdo ditë.

Mbi 71 për qind të publikut të shtypit të shkruar e zotërojnë dy pronarë, thuhet në raport; afro gjysmën e tyre e mbulon Focus Group me botuese e gazetave të përditshme Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare.

Po shtypi i shkruar përdoret si burim informacioni nga vetëm 4 për qind e popullsisë çdo ditë.

“Transparenca mbi pronësinë e medias është thelbësore për lirinë e medias. Kjo është pjesa kryesore e informimit, që lidhet me pavarësinë editorial, si dhe me saktësinë e të dhënave në lajme. Mbështetja e projekteve të tillë ndihmojnë në forcimin e lirisë së mediave dhe luftën ndaj disinformimit, gjatë procesit të integrimit europian. Liria e shtypit zë një vend kryesor në procesin e zgjerimit të BE-së, nda gjithë vendet që aspirojnë anëtarësimin duhet të shfaqin angazhimet për të siguruar lirinë e shprehjes”, tha në tubim ambasadori i ri Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Raporti i BIRN-it përmend edhe sulmet ndaj mediave, si ai kur u vra roja i TV Top Channel me armë zjarri, më tej dhunën fizike ndaj gazetarëve të programit Fiks Fare, si dhe ndaj gazetarit Elvis Hila e bashkëshortes së tij.

Monitori për Shqipërinë flet për një dyfishim të incidenteve ndaj gazetarëve këtë vit krahasuar me një vit më parë, sulme verbale, kërcënime e kanosje, mes të cilave renditen sulmi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, si dhe ndalimi prej kryeministrit Rama i gazetarëve Ambrozia Meta dhe Klevin Mukaj për të ndjekur konferencat e shtypit, si dhe kontrolle e presione jodrejtpërdrejt ndaj disa mediave.

Monitori i pronësisë së Medias shkon në një kahje me raporte të tjerë ndërkombëtarë lidhur me vështirësitë e gazetarëve shqiptarë. Edhe sipas një raporti të organizatës “Reporterë pa Kufij”, mediat shqiptare janë të ndikuara nga interesat ekonomike dhe politike të pronarëve, emërimet në mediat publike dhe rregullatorë janë të politizuara, ndërsa gazetarët kritikë ndaj qeverisë u nënshtrohen sulmeve politike dhe fushatave të shpifjeve./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 8 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 13 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 17 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 42 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.