Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:01 Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes Paolo Di Canio, i ftuar në Sky Sport, vlerësoi Moreiran dhe Cissén si më të vlefshëm se Leao, duke thënë se me sulmuesin portugez…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: PS fitoi edhe falë miliona eurove të derdhura për reklama në TV

Kryesore
E premte, 11 Qershor 2021 12:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas të dhënave të analizuara nga BIRN rezulton se mediat audiovizive, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të prillit, e injoruan kufizimin mbi minutazhin e reklamave politike, por shkeljet e kodit zgjedhor nuk u shoqëruan me sanksione. 

Lexoni më poshtë çfarë shkruan BIRN: 

Partia Socialiste e udhëhequr nga kryesministri Edi Rama, fitoi në 25 prill një mandat të tretë të paprecendentë, pasi siguroi 48.7 për qind të votës kombëtare dhe 74 deputetë nga 140 vende në parlament.

Të dhënat e analizuara nga BIRN sugjerojnë se suksesi i PS-së mund të jetë pjesërisht produkt i një fushate masive reklamash të transmetuara përpara ditës së zgjedhjeve në televizion, për të cilën janë shpenzuar miliona euro.

Megjithë, Partia Socialiste në pushtet nuk ishte partia e vetme që shpenzoi shuma të mëdha në reklama televizive përpara zgjedhjeve.

Rivalët e tyre kryesor në opozitë, Partia Demokratike pati gjithashtu një fushatë të fuqishme propagande, duke i bërë zgjedhjet e 25 prillit një nga më të shtrenjëtat në historinë e Shqipërisë.

“Një financim për reklama politike në vlera të tilla rekord, kryesisht nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD ka një ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm në linjën editoriale por dhe te votuesit,” tha Elvin Luku, lektor për Media dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës.

“Mediat shqiptare, përfshi ato kombëtare, kanë dëshmuar për vite me radhë se janë më shumë vulnerabël ndaj parave se ndaj objektivitetit dhe paanësisë në raportim,” shtoi ai.

Megjithatë, shpenzimet e mëdha për reklama nuk do të kishin qenë të mundura, nëqoftëse televizionet që i transmetuan ato, do të kishin respektuar kodin zgjedhor.

Kodi e kufizon kohën totale të reklamave politike në një televizion në 90 minuta për secilën parti politike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, enti rregullator i mediave, i bëri thirrje në mënyrë të përsëritur Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë fushatës, që të ndërmerrte hapa kundër televizioneve shkelëse të ligjit; megjithatë, komisioneri nuk vendosi sanksione.

“Problemi kryesor është që partitë politike nuk kanë transparencë gjatë periudhës më të rëndësishmë, pra gjatë periudhës së fushatës zgjedhore,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës Qendresa Qytetare.

“Gjatë fushatës zgjedhore, ne nuk e dimë, nuk e masim dot, nuk reagojmë dot në kohë, kur partitë politike shfrytëzojnë kohën televizive në media,” shtoi ai.

Dhjetëfishimi i shpenzimeve

Reklamat televizive kanë qenë gjithmonë një nga zërat më të mëdhenj të shpenzimeve gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, dy partitë e mëdha, Demokratët dhe Socialistët, shpenzuan 62.2 milion lekë (€506,325) për reklama politike.

Shpenzimet për reklama politike dhe transmetime live, përbënin 31 përqind të shpenzimeve totale të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Në një përpjekje për t’i kufizuar këto shpenzime dhe për ta balancuar garën midis partive të mëdha dhe të vogla, ekspertët propozuan ndalimin e reklamave politike përpara zgjedhjeve të prillit.

Megjithatë, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore i krijuar në vitin 2020 për të reformuar kodin zgjedhor i injoroi propozimet.

Në vend që ti kufizonin shpenzimet për reklamat politike në televizion gjatë fushatës, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se dy partitë e mëdha i kanë dhjetëfishuar shpenzimet, me gjasa duke vënë një rekord për fushatën më të kushtueshme të të gjitha kohërave në Shqipëri.

Duke përdorur të dhënat e monitorimit të medias të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, BIRN arriti të përllogariste se partitë politike kanë transmetuar 5 orë e 45 minuta reklama politike në televizion gjatë fushatës, nga 26 marsi në 24 prill.

Pjesë më e madhe e këtyre reklamave është paguar nga Partia Socialiste, e cila transmetoi 47.7 përqind të të gjithë reklamave politike të transmetuara në televizion gjatë fushatës.

Partia Demokratike në opozitë transmetoi 39.8 përqind. Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e treta në distancë, me 4.2 përqind të kohës totale të reklamave të transmetuara gjatë fushatës.

Duke përdorur tarifat e reklamave të dorëzuara nga mediat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë fushatës, BIRN përllogariti se partitë shpenzuan rreth 6.5 milionë euro në reklama televizive gjatë fushatës.

Partia Socialiste ishte më dorëlëshuar, duke nxjerrë nga xhepi 3.1 milionë euro për reklama televizive, e ndjekur nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, e cila shpenzoi 2.5 milionë euro.

Në total, Socialistët dhe Demokratët përbëjnë rreth 87.2 për qind të shpenzimeve për reklama televizive gjatë fushatës. Dhjetë parti dhe koalicione të tjera që garuan në zgjedhjet parlamentare, transmetuan reklama me kosto 870,062 euro.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rigels Xhemollari i krahason partitë politike me korporatat e mëdha që nëpërmjet paketave të reklamave censurojnë raportimin kritik të medias. Ai tha se media duhet ti kërkojë llogari Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ky është një fenomen që deri diku cënon gazetarinë e lire,” theksoi Xhemollari.

Përfituesit e mëdhenj të shpenzimeve për fushatën e reklamave të dy partive të mëdha ishin 6 televizione, në pronësi të 3 kompanive mediatike: Klan, Top Media dhe Vizion Plus.

Ato përfituan afro 3.4 milionë euro për reklamat e transmetuara ose 51 përqind e të gjithë shpenzimeve për reklama gjatë fushatës. Televizioni që transmetoi më shumë reklama ishte TV Klan, i cili përfitoi rreth 1.31 milionë euro nga reklamat politike, i ndjekur nga Top Channel.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Para 37 minutash
Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek...

Para 3 orësh
Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Para 17 orësh

“Televizionet nuk i trajtojnë partitë politike në mënyrë të barabartë,” tha Xhemollari. “Nëse një televizion ka marrë shumë reklama nga një parti politike, atherë çdo reagim ndaj kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore do të jetë i paragjykuar dhe ndoshta do të jetë i cunguar,” shtoi ai.

Luku theksoi se paratë e shpenzuara në reklama politike gjatë fushatës përbëjnë rreth 17 për qind të tregut vjetor të reklamave në Shqipëri.

“Më shumë se 87% të kësaj shume (6.5 milionë euro) e kanë shpenzuar dy partitë e mëdha, PS dhe PD duke krijuar një disbalancë të jashtëzakonshme prezence në media në raport me partitë e tjera, veçanërisht me partitë e vogla, çka ndikon drejtpërdrejtë te votuesi,” tha ai.

KQZ e pafuqishme ndaj baronëve të medias

Kodi zgjedhor shkruan se marrëdhënia e partive politike me mediat audiovizive gjatë fushatës rregullohet me ligj dhe kufizohet për sa i përket mbulimit që i jepet partive politike dhe reklamave që ato mund të transmetojnë.

Ligji kërkon që entiteti politik që e transmeton reklamën të indetifikohet. Reklamat politike duhet të transmetohen mes intervaleve midis orës 15:00 me 17:00 dhe 21:00 me 24:00, dhe asnjë transmetues audioviziv nuk mund ti japë më shumë se 90 minuta reklama një partie gjatë periudhës 30 ditore të fushatës.

Megjithatë, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se transmetuesit në përgjithësi e injoruan kufizimin mbi volumin e reklamave gjatë fushatës.

Nga 17 televizionet që u morën në analizë nga BIRN, 11 media transmetuan me shumë se 90 minuta reklama për Partinë Socialiste në pushtet dhe 9 për Demokratët në opozitë.

Mesatarisht, çdo televizion transmetoi 149 minuta reklama për Partinë Socialiste dhe 125 minuta reklama për Partinë Demokratike.

Duke komentuar dështimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të ndërmarrë masa kundër mediave, Luku theksoi se kjo nuk është hera e parë që institucionet ose agjencitë publike qëndrojnë pasive dhe janë të pafuqishme kur vjen puna te sanksionet ndaj mediave që janë haptazi në shkelje të ligjit apo akteve nënligjore

“Pesha e Komisionerit është shumë e vogël kundrejt pronarëve të mediave, të cilët, nëse analizojmë strukturën e tyre pronësore vërejmë se nuk janë thjesht dhe vetëm aksionerë mediash, por të shtrirë në fushën e ndërtimit, telekomunikacionit, gazit e naftës, minerareve etj., pra me lidhje shumë të ngushta me drejtuesit në nivelin me të lartë politik,” tha ai.

“Sanksionet kundrejt mediave bëhen akoma më të vështira për KSHZ-në kur dihet që ky tejkalim minutazhi është bërë për dhe në favor të dy partive më të mëdha politike,” përfundoi Luku.

Etiketat e lidhura

BIRNmiliona euroPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes
Para 2 minutash

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë
Para 4 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike
Para 12 minutash

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Para 15 minutash

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.