Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 14:27 Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër Lionel Messi ishte protagonist i një ndeshjeje me dy fytyra për Inter Miami kundër Columbus Crew, e vlefshme për play-off-et e Major League Soccer.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Europa e Lirë”: Rusia paralajmëron konflikt me NATO-n nëse trupat e saj luftojnë në Ukrainë

“Europa e Lirë”: Rusia paralajmëron konflikt me NATO-n nëse trupat e saj luftojnë në Ukrainë

Bota
E martë, 27 Shkurt 2024 15:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rusia i paralajmëroi aleatët evropianë të Kievit se dërgimi i trupave në Ukrainë, do të çonte “pashmangshëm” në luftë midis Rusisë dhe NATO-s.

Reagimi vjen pasi Franca tha se, pavarësisht mungesës aktuale të konsensusit, nuk duhet përjashtuar “asgjë”, e as dërgimin e forcave perëndimore në Ukrainë, për të parandaluar fitoren e Rusisë në këtë vend.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke folur pas një samiti të udhëheqësve të Evropës në Paris, më 26 shkurt, tha se ka një “konsensus të gjerë për të bërë më shumë dhe më shpejt” për Ukrainën, e cila, tash dy vjet, është duke luftuar pushtimin rus.

Pjesëmarrësit ranë dakord që të krijojnë një koalicion për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë, si dhe me bomba.

Duke folur në një konferencë për gazetarët, Macron tha se “nuk ekziston ndonjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore evropiane në Ukrainë, për të luftuar në anën e saj, por shtoi se “asgjë nuk duhet të përjashtohet për të arritur objektivin tonë”.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Macronit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se “vetë diskutimet për mundësinë e dërgimit të kontingjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s, janë një element i ri shumë i rëndësishëm”.

“Ne do të duhet të flasim jo për probabilitetin, por për pashmangshmërinë [e një konflikti të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s]”, tha Peskov.

Disa anëtarë evropianë të NATO-s kundërshtuan të martën mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.

“Ajo që është dakorduar që nga fillimi mes nesh, vlen edhe për të ardhmen. Domethënë, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase, të dërguar atje nga shtetet evropiane apo shtetet e NATO-s”, u tha gazetarëve kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili mori pjesë në takimin në Paris.

Në Pragë, kryeministri çek, Petr Fiala, dhe homologu i tij polak, Donald Tusk, thanë se qeveritë e tyre nuk janë duke e konsideruar një mundësi të tillë.

“Unë jam i bindur se duhet t’i zhvillojmë rrugët e mbështetjes, që i kemi nisur pas agresionit të Rusisë”, tha Fiala.

“Unë besoj se nuk kemi nevojë të nisim metoda apo rrugë të tjera”, tha ai.

“Polonia nuk planifikon t’i dërgojë trupat e saj në territorin e Ukrainës”, shtoi Tusk.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se “aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”.

“Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe e kemi rritur pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por, nuk ka plane për trupa luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Mund t'ju interesojë

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Para 4 orësh
Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Para 4 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 5 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në takimin në Paris morën pjesë edhe presidenti polak, Andrzej Duda, dhe udhëheqës të vendeve baltike. Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga kryediplomati i tyre për Evropën, James O’Brien, ndërsa Britania dërgoi sekretarin e Jashtëm, David Cameron.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili iu drejtua takimit përmes video-lidhjes, u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të sigurojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk mund t’i shkatërrojë arritjet tona” dhe “nuk mund ta zgjerojë agresionin e tij kundër vendeve të tjera”.

Ukraina mbështetet shumë në furnizimet me armatim dhe municione nga aleatët e saj perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu rezistuar sulmeve gjithnjë e më intensive nga forcat ruse.

Trupat ukrainase, në mungesë armësh, u detyruan së voni të tërhiqen nga disa pozicione mbrojtëse në lindje, pasi një paketë e rëndësishme e ndihmës ushtarake amerikane, në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, të udhëhequr nga republikanët.

Evropa do ta ndihmojë Ukrainën “të marrë iniciativa”, në kohën kur ka pasiguri nga ana e SHBA-së, në lidhje me ndihmën, tha Macron.

Pjesëmarrësit në takim thanë se kishte mbështetje në rritje nga vendet evropiane, përfshirë Francën, për një nismë të Çekisë për të blerë municione dhe predha jashtë BE-së dhe për t’i dërguar ato në Ukrainë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se vendi i tij është i gatshëm të japë më shumë se 100 milionë euro për këtë qëllim.

Përgatiti: Valona Tela

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 6 minutash

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris.
Para 8 minutash

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris.

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 minutash

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Rama nga Qafë Thana: Përurojmë sistemin “One Stop Shop”
Para 13 minutash

Rama nga Qafë Thana: Përurojmë sistemin “One Stop Shop”

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 16 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 2 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 2 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.