Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gjermania ashpërson dëbimin – ja çfarë parashikohet

Gjermania ashpërson dëbimin – ja çfarë parashikohet

Kryesore
E diel, 4 Shkurt 2024 11:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas Bundestagut, tani edhe Këshilli Federal i miratoi planet e reja të ministres së Brendshme, Nancy Faeser për dëbimin e personave pa të drejtë qëndrimi. Cilat janë masat që hyjnë tani në fuqi?

Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar të dështojnë në momentin e fundit në Gjermani. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e shikon ligjin e ri si hap të nevojshëm për të ruajtur pranueshmërinë në shoqëri të çështjes së refugjatëve. Pas Bundestagut edhe Këshilli Federal dha dritën e gjelbër (02.02), që ligji të hyjë në fuqi. Sipas masave të reja ligjore azilkërkuesit e refuzuar mund të mbahen të ndaluar më gjatë para dëbimit, policia ka më shumë të drejta për të kontrolluar banesat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largohen nga Gjermania?

Në fund të dhjetorit sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane 242.642 vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largoheshin nga Gjermania. Por mes tyre 193.972 vetë kanë lejen Duldung, pra një leje të përkohshme qëndrimi për arsye të caktuara që e shtyjnë dëbimin. Me këtë pezullohet dëbimi në katër nga pesë raste. Arsyet: gjendja e sigurisë në vendin origjinë, mungesa e dokumenteve dhe pasaportës së udhëtimit, sëmundjet, fëmijët me leje qëndrimi, që kanë filluar një shkollim profesional.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser me kostum të zi, bjonde, duke folur para mikrfonit, në sfond blu logoja e Ministrisë së BrendshmeMinistrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser me kostum të zi, bjonde, duke folur para mikrfonit, në sfond blu logoja e Ministrisë së Brendshme

Sa dëbime ka pasur deri tani?

Në gjysmën e parë të vitit 2022 janë dëbuar nga Gjermania 7861 vetë. Një shifër 27% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej ka pasur 12.945 dëbime. 8% më shumë se një vit më parë.

Mund t'ju interesojë

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Para 3 orësh
Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin,...

Para 10 orësh
Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Para 11 orësh

Pse dështojnë kaq shumë dëbime?

Në vitin 2023 nuk janë kryer 31,770 dëbime. Kjo do të dotë se dy të tretat e dëbimeve të parashikuara kanë dështuar. Arsye për këtë ka qenë anulimi i fluturimeve të dëbimit, të huajt që duheshin dëbuar nuk gjendeshin në adresën e tyre, apo shteti origjinë e refuzonte pranimin e tyre, po ashtu edhe problemet mjekësore kanë shtyrë dëbimin.

Cilat janë kompetencat shtesë të policisë?

Policia do të ketë mundësi më të mëdha kontrolli. Kjo vlen si për kërkimin e dokumenteve dhe përcaktimin e identitetit të personit për gjetur vendin origjinë. Nga ana tjetër nëpunësit në qendrat e azilkërkuesve mund të kontrollojnë edhe dhoma të tjera, jo vetëm ato të personit që ka detyrimin e largimit nga Gjermania. Edhe marrja nga policia në orare nate do të jetë e mundur, nëse një fluturim dëbimi nga një shtet tjetër organizohet në orët e para të mëngjesit. Po ashtu koha e mbajtjes nga policia do të zgjerohet nga 10 në 28 ditë. Kjo u jep autoriteteve më shumë kohë të përgatisin dëbimin, dhe pengon kalimin në ilegalitet të personit që duhet dëbuar.

Si qëndron puna me veprat e dënueshme antisemitiste?

Sipas planeve të ndryshuara qeverisë së koalicionit përcaktohet shprehimisht, që nëse ka një vendim që përcakton një vepër antisemitiste me motiv antisemitist kjo arsyeton interesin e madh për dëbimin. Kjo vlen edhe për vepra armiqësore kundër të huajve, vepra penale me motive gjinore apo vepra kundër orientimit seksual.

A do të përshpejtojë paketa e re ligjore dëbimet?

Ministria e Brendshme nuk pret një rritje të ndjeshme të dëbimeve. “Mendohet, se përmes ashpërsimit të detyrimit për largim nga vendi numri i dëbimeve mund të rritet deri në 600, (rreth 5%) thuhet në projektligjin e ministrisë. Edhe qeveria gjermane e di, se ashpërsimi i dëbimeve është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse pa pranimin e personave të dëbuar nga vendet origjinë, dëbimet nuk janë të mundura./la.ag/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 13 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 23 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.