Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kreshnik Spahiu: Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, dhe jo Albin Kurti. Sot është shah-mat

Kreshnik Spahiu: Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, dhe jo Albin Kurti. Sot është shah-mat

Kryesore
E mërkurë, 1 Shkurt 2023 16:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kreshnik Spahiu

Zelenski sot do ishte i vrarë ose i burgosur në Siberi, dhe Ukraina do ishte nën flamurin e Rusisë nëse Amerika dhe Gjermania nuk do e mbronin sovranitetin e saj. 44 milion ukrainas nuk mund ta mbronin dot shtetin e tyre pa Nato-n dhe SHBA. Sot Albin Kurti ka mbetur i vetëm, kundër gjithë planetit në projektin e ri për Kosovën.

Pas një kalvari debatesh me diplomacinë amerikane, Albin Kurti u përpoq të vishej me kostumin gjerman dhe pro-europian, duke pasur ilulzionin se Amerika dhe Europa mund të kenë dy axhenda për Kosovën. Investimi i BE tek gjykata speciale për arrestimin e liderve të UÇK i hapi rrugën dominimit të Vetvendosjes dhe rikthimit me shumicë qeverisëse të Albin Kurtit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aq shumë u investua Albin Kurti nga europianët sa ego e tij politike nuk pranonte të kishte asnjë aleat në qeverisje. Por kalkulimet e Albin Kurtit brenda 1 viti dolën të gabuara. Sot Albin Kurti është më i vetmuar se kurrë. Pasi kundërshtoi projektin për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin me Shqipërinë, sot ai po përballet me një projekt më të ndërlikuar. 10 komuna serbe brenda në Kosovë po formojnë de fakto autonominë brenda Republikës Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë projekt fatkeqësisht serbët po i mbështet gjiithë bota:
– Amerika
– Bashkimi Eurpian
– Rusia
– Kina
– Gjermania dhe Franca
– Pjesërisht Shqipëria.

Albin Kurti ka mbetur i vetëm sepse diplomacia amerikane u lodh aq shumë me atë personalisht sa u detyrua, t’i kërkoj Gjermanisë ta bindin benjaminin e tyre “pro-gjerman”. Sot Albin Kurti është kapur shah-mat. Gjermania ka marr autorsinë e projektit për “autonominë” e serbëve në Kosovë. Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”. Ky draft-statut i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Aty theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin serb. Komunat mund të funancohen nga buxheti Kosovës por edhe i Serbisë.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Para 6 minutash
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 24 minutash
Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….

Edi Rama: U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës….

Para 2 orësh

Po pse Albin Kurti sot ka mbetur vetëm?

– Aktivistët e Vetëvendosjes janë në gjumē dhe sheshet janë bosh. Askush nuk proteston në Prishtinë, Prizren, Gjakove.
– Diaspora nuk del në protesta për kauzat e brakatisura të Albinit. Ata që fluturuan me avionë për ta votuar nga Londra, Berlini, Beukseli, Stokolmi nuk dalin në sheshet e Anglisë, Amerikës, Gjermanise, Belgjikës per ti dal në krah të Albinit sepse nuk mund protestohet kundër perëndimit.
– Shqipëria e ka lënë vetēm (qeveria dhe opozita) dhe nuk e mbeshtet Albinin në debatin kundër perëndimit.
– Amerika e ka bojkotuar dhe larguar madje edhe nga tryezat e saj, djaloshin mos-mirnjohës dhe plan-prishës për miliarda dollarë që SHBA shpenzoi për çlirimin e Kosovës.
– Europa e sheh si qesharak “Skënderbeun” e ri që shtiret sikur do mbroj perëndimin nga lindja por që ndryshe nga Gjergj Kastrioti që bashkoi kokat ky nuk pranon asnjë aleat.
– Opozita e Kosovës dhe çdo parti nuk e mbështet Albin Kurtin se kanë kuptuar që ai e ka egon e tij më të fortë se kauza kombëtare. Ai është i vetmi “patriot” që do ti zgjidh kauzat i vetēm dhe pa bashkpunim.

Dikur Albin Kurti denoncoi projektin e dyshimtë të presidentit Trump për ndryshimin e kufijve që në thelb synonte.
– Bashkim: Shqipëri-Kosovë-Preshevë
– Ndarje: 4 Komuna serbe në veri të Kosovës.

Sot pas 4 vjetësh Albin Kurti ka një projekt po aq problematik sa ai i pari por me një ndryshim. Kosova po krijon “kancerin” brenda vetes por pa u bashkuar me Shqipëri dhe pa Preshevën. Firmosja e projektit të “Asosacionit” nënkupton që 10 komuna dhe jo 4, së shpejti do shpallin autonomi.

Sa më shumë vonohet Albin Kurti, aq më shumë projekte të këqija do afrohen për Kosovën. Albin Kurti është kujtuar vonë dhe është shumë prapa me kohën. Debatet dhe konfliktet e tij me opozitën kosovare, me qeverinë shqiptare, me diplomacinë amerikane, i dhanë kohë serbëve të tregohen më lobues dhe bashkpunues në diplomaci.
Albini tregoi se nuk gjente dot gjuhë as me Shqipërinë dhe jo më me Serbinë.
Albini humbi shansin e shpalljes referendumit të bashkimit me Shqipërinë.
– Ai sot është i vetëm kundër gjithë planetit.
– Ai është kundër perëndimit dhe lindjes.
– Ai është kundër veriut dhe jugut.

Më gjeni një aleat të Albin Kurtit brenda dhe jashtë kufijve? Ai mendon se është si Skënderbeu, por nuk kupton se Gjergj Kastrioti themeloi i vetëm bazat e shtetit shqiptar, ndërsa shtetin e Kosovës e themeloi Amerika pa Albinin. Pa Amerikën, Kosova do vazhdonte edhe 1000 vjet të tjera me demostrata, dhe maksimumi Albinit do ishte sekretar partie i Komunës autonome të Kosovës brenda Serbisë. Albin Kurti po lufton kundër planetit sepse do pushtetin dhe jo shtetin. Kosova nuk është prona e Albin Kurtit, por zemra e nënës Shqipëri dhe fëmija e SHBA-ve.

Etiketat e lidhura

albin kurtikosovaKreshnik Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 6 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 7 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 24 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.