Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 14:19 Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”! Nga Agron Gjekmarkaj Babua erdhi si Çiçikovi në asamble, me një pyetje që i rëndonte në kokë si çekan: nëse njeriu mund të jetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Parashtrimet e Ilir Metës para gjykatës në seancën gjyqësore për revokimin ose zëvendësimin e masës të sigurimit personal

Parashtrimet e Ilir Metës para gjykatës në seancën gjyqësore për revokimin ose zëvendësimin e masës të sigurimit personal

Kryesore
E premte, 27 Qershor 2025 21:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Të dashur shqiptarë kudo ku ndodheni, në veçanti anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Ju ftoj të lexoni me shumë qetësi parashtrimet e mia të bëra në gjykatë lidhur me farsën e shekullit të “Ramaduros”, që do të çmontohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg.

Të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë nuk ka fuqi që i mbyt!”- shkruan Ilir Meta dhe publikon pjesën e mëposhtëme për median:

Parashtrimet e Presidentit Ilir Meta, para gjykatës në seancën gjyqësore për revokimin ose zëvendësimin e masës të sigurimit personal

1 – Në faqen 3

  1. I pandehuri Ilir Metaj dhe personi nën hetim Monika Kryemadhi, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, pasi nga analiza e fakteve dhe provave nga ………….., kanë vendosur kontakte me administratorin e tyre, personin nën hetim, Adrian Shatku.

ILIR META:  Ky konkluzion i akuzës është shprehje e një vlerësimi jo vetëm joprofesional dhe të pambështetur në asnjë provë apo fakt të paktën për Z. Meta, por edhe tërësisht tendencioz edhe nga të gjitha parashtrimet e bëra nga prokurorët.

Nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Z. Meta ka emëruar apo besuar Z. Adrian Shatku si administrator të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po kështu nuk ka asnjë akt apo fakt  që Z. Meta të ketë qenë në dijeni se A. Shatku ishte administratori i ish-bashkëshortes së tij dhe se ndanin së bashku përfitime të paligjshme apo edhe të ligjshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2 – Faqja 3 paragrafi i fundit.

Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi A.SH dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 2 orësh
Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…

Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…

Para 3 orësh
Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Para 7 orësh

ILIR META:  Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku.

Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë.

Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre.

Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme , por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike.

Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.

Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj.

Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte.

3 – Në faqen 5

ILIR META: Edhe njëherë theksojmë se përpjekjet e akuzës për të “provuar” nga gjetjet në celularin e Znj. Monika Kryemadhi  se personat në hetim, Metaj-Kryemadhi, kanë përfituar % të fitimit nga kompania UNIFI Holding Inc, nga marrëveshja e interkoneksionit me Vodafone, janë sa të pabazuara aq edhe kontradiktore.

Akuza:  “Ky fakt rezulton nga komunikimet që Monika ka me Shatkun ku i drejtohet me shprehjet “ne” “leja Dhorit dhe të miat”.

Është e qartë se nëse kjo bisedë është e vërtetë , ajo me “ne” nënkupton veten e saj me kushëririn e saj Adrian Shatku.

Ashtu sikurse pjesa e dytë, nëse është e vërtetë , “të miat” nënkupton interesat e saj dhe kjo nuk provon aspak as përfshirjen e Ilir Metës në këtë marrëdhënie përqindjesh të pretenduara dhe as pasjen prej tij dijeni të një marrëdhënie të tillë (si edhe në rastin e kartave).

4- Në faqen 5.

Akuza: “ Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”

ILIR META: Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës.

Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.

5 – Faqe 5

ILIR META: Për të paraqitur këtë lidhje midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut shumë “të fortë”, akuza pasqyron episodin sipas komunikimeve elektronike se (sipas faqes 71 të komunikimit të akuzës si i pandehur):

“Në datën 5 shtator 2014, Monika e informon Adrianin se Iliri do të shkojë në Marok në datat 30-31 Tetor 2014 dhe i thotë se “po të duash për të vajtur dhe nëse të duhet ndonjë takim me ndonjë ministër – më tha Iliri”. Adriani i përgjigjet se ai do të shkojë dhe se “…takimin me PM do ta bëj unë….takojmë edhe ministrat e energjisë dhe telekomunikacionit”

ILIR META: Ky episod tregon jo vetëm se Monika informon Adrianin për lëvizjet e Kryetarit të Kuvendit, por edhe se Adriani ishte shumë i fuqishëm në Marok sa merrte përsipër të rregullonte takimin me PM (Kryeministër) dhe ministra të tjerë.

Atëherë përse i duhej ndihma e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë në Marok, Adrianit, kur ishte kaq i lidhur me Kryeministrin e Marokut?

Siç dihet vizita ka qenë shtetërore dhe e bërë me të gjitha rregullat protokollare.

Përfshirja e episodeve të tilla kërkon në mënyrë të sforcuar të krijojë një lidhje të dyshimtë midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut e cila nuk ekziston në asnjë rrethanë.

6– ILIR META: Prokurorët në mënyrë absurde, përdorin një deklarim të shtetasit  Eriol Braimllari, i cili është kushëri i Endrit Braimllarit, të dy të përfshirë në çështjen e lobimeve për të rrëzuar pretendimin sipas SPAK-ut, të të pandehurit Ilir Metaj se ai nuk ka asnjë lidhje me Adrian Shatkun.

ILIR META:  Në përgjigje të pyetjeve të bëra më parë nga akuza, unë i kam bërë të qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo lojë fjalësh e prokurorëve është pa kuptim.

Nëse unë nuk kam patur asnjë lidhje të dyshimtë, të paligjshme, ky nuk është faji im, por merita e sjelljeve të mia përherë të përgjegjshme, të ligjshme dhe të moralshme.

Po kështu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni nëse është takuar të paktën njëherë apo të paktën 100 herë me shtetasin Adrian Shatku në Tiranë apo edhe në Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe sistemi TIMS.

7– ILIR META:  Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane.

Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse.

Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, prat ë paligjshme për interes të LSI.

Po kështu, Z.Meta është i habitur se si kompani amerikane mund të pranojnë pagesa të tilla në shkelje të ligjeve amerikane dhe jemi të interesuar të dimë nëse dikush prej tyre po hetohet nga SHBA për këtë shkelje të ligjeve amerikane.

Po kështu, Z. Meta ju ka informuar dhe provuar, si në rastin e “McKeon Group”, për të cilën u bë një pagesë e ligjshme dhe e deklaruar prej 15 mijë $, se si ndërmjetësi, avokati greko-amerikan Fidetzis, kishte rregjistruar një marrëveshje në FARA në emër të LSI pa qenë i autorizuar nga LSI dhe kjo u denoncua nga vetë Z. Meta  te Presidenti i “McKeon Group” dhe nga ky u njoftua FARA.

Lidhur me pretendimin e akuzës për marrëdhëniet e mia të ngushta me Znj. Ema Çoku (Shatku), kemi të bëjmë me një spekullim të qëllimshëm pasi ato kanë qenë mardhënie thjesht kortezie dhe aspak të afërta, për më tepër që ajo personalisht nuk ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë (LSI), por kishte lidhje shoqërore dhe familjare me Znj. Kryemadhi.

Ndërsa lidhur me ndikimet e tjera të Ilir Metës në episode që rezultojnë, sipas SPAK-ut, nga komunikimet telefonike të Znj. Monika Kryemadhi apo personave të tjerë, ato janë imagjinare, spekulative dhe të pavërteta.

Po kështu, vlerësojmë se SPAK-u vazhdon ndaj Z.Meta standardin e hetimit në të njëjtin nivel si në standardin e arrestimit (rrëmbimit) të tij jashtë çdo objektiviteti dhe në cënim të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

E vlerësojmë lejen që SPAK i ka dhënë Znj. Monika Kryemadhi në Janar të këtij viti për të vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe përfaqësues të kompanive të lobimit të përfshira në këtë proces, por nuk arrijmë të kuptojmë insistimin për të mbajtur në paraburgim Z. Meta edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyrë disa herë.

Prandaj urojmë që Gjykata ta vendosë këtë proces hetimi në shinat e shtetit të së drejtës për më tepër që Z. Meta është President i forcës së dytë opozitare në vend dhe nuk ka asnjë rrezik largimi, pasi ai është prej 6 vitesh në hetim dhe ditën e arrestimit (rrëmbimit) vinte nga Kosova.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 13 minutash

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt
Para 29 minutash

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete: 309 vota pro, 190 kundër reformës së Dobrindt

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?
Para 1 ore

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave
Para 1 ore

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 17 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 21 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 7 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.