Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pas ikjes së Edi Ramës, PS përfundon si PD-ja e Lulit dhe e Berishës!

Pas ikjes së Edi Ramës, PS përfundon si PD-ja e Lulit dhe e Berishës!

Kryesore
E diel, 6 Shtator 2026 23:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edi Rama ka bërë për herë të parë një deklaratë të qartë për trashëgiminë politike në Partinë Socialiste. Ai tha prerë: Nuk do të zgjedhë dhe as të emërojë pasardhësin e tij.

Në paralajmërimin për rikthimin e podkastit “Flasim”, ku këtë herë do të jetë ai përballë pyetjeve, Kryeministri shprehet: “Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Natyrisht, Rama flet për një “vrasje” politike: pasardhësi nuk duhet të caktohet nga kryetari, por duhet të ketë forcën, autoritetin dhe mbështetjen për ta marrë vetë drejtimin.

Në parim, Edi Rama ka të drejtë. Partia Socialiste nuk është pronë personale që kryetari t’ia lërë me testament njeriut të tij të preferuar. Pasardhësi i një lideri nuk duhet të emërohet në zyrë, të prodhohet me dekret apo të vendoset si trashëgimtar familjar. Ai duhet të fitojë garën politike brenda partisë. Por deklarata e Ramës ngre një pyetje shumë më të madhe: A ka lënë ai brenda Partisë Socialiste hapësirën e nevojshme që të lindë dhe të forcohet një pasardhës?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas më shumë se dy dekadash në krye të PS-së dhe pas katër mandateve qeverisëse, rreth Ramës nuk është konturuar ende një figurë e dytë politike me autoritet të plotë, profil kombëtar dhe mbështetje të vetën në parti. Ka ministra të rëndësishëm, drejtues politikë dhe njerëz me pushtet, por nuk ka një numër dy të padiskutueshëm.

Mund t'ju interesojë

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 6 orësh
Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Para 9 orësh
Filip Çakuli: Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Filip Çakuli: Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Para 10 orësh

Dhe kjo nuk është rastësi.

Liderët e fortë në Shqipëri kanë prirjen të mos lejojnë rritjen e një figure që mund t’i sfidojë. Ata duan bashkëpunëtorë të fuqishëm përballë kundërshtarëve, por të dobët përballë kryetarit. U japin poste, por jo autoritet të pavarur. U japin pushtet administrativ, por jo hapësirën politike për t’u kthyer në alternativë.

Këtë problem e kanë si Partia Socialiste, ashtu edhe Partia Demokratike. As Edi Rama dhe as Sali Berisha nuk kanë lejuar të konsolidohet qartësisht një numër dy, i cili mund të marrë drejtimin dhe të garantojë vazhdimësinë e partisë pas largimit të liderit.

Rama thotë se ai që është i zoti duhet ta marrë vetë PS-në. Kjo tingëllon demokratike, por gara duhet të jetë reale. Nuk mund t’i kërkosh dikujt të bëhet pasardhës, nëse për vite me radhë çdo shenjë autonomie është parë si tradhti dhe çdo ambicie personale si kërcënim ndaj kryetarit. Një parti moderne duhet të prodhojë disa figura të forta, jo vetëm një lider të pakonkurueshëm. Duhet të ketë debat, rryma, alternativa dhe, pse jo, edhe fraksione të njohura. Vetëm kështu pasardhësi del nga gara dhe jo nga zarfi i mbyllur i kryetarit.

Nëse Rama largohet një ditë pa lënë pas një mekanizëm demokratik gare, rreziku është që në PS të shpërthejë një luftë e ashpër mes grupeve për pushtetin. Blendi Klosi do mbetet me vulën e PS në xhep pa e ditur se kujt t’ia jap. Pandeli Majko do vijë të flasë si Hrushovi për Stalinin! Erion Veliaj me duart me vranga nga prangat do të thotë se “takon mua PS se bëra burg si Fatos Nano”! Elisa Spiropali do publikojë testamentin e ri politik, prodhuar nga chatgpt. Ditmir Bushati do ngrihet në podium e do të thotë se “PS duhet të kthehet në gen, të unë”. Gramoz Ruçin nuk do ta lenë të futet në Kongres. Ben Blushi do ta ndjekë nga lart e nga larg rrëmujën e pasepokës Rama.

Atëherë nuk do të fitojë domosdoshmërisht më i zoti, por ai që kontrollon më shumë poste, deputetë, bashki, interesa ekonomike dhe mekanizma administrativë. Një kasapphanë do të plasi pas ikjes së Ramës në kupolën e PS.

Sidoqoftë Edi Rama ka meritën e padiskutueshme se e ka mbajtur Partinë Socialiste të bashkuar dhe e ka çuar në katër mandate radhazi, një arritje e paprecedentë në pluralizmin shqiptar. Por pikërisht për shkak të kësaj peshe të jashtëzakonshme, largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh. Prandaj nuk mjafton të thuhet: “Nuk do të zgjedh pasardhës”.

Rama nuk duhet të caktojë një trashëgimtar, por ka detyrimin politik të lërë pas një parti ku pasardhësi mund të zgjidhet lirisht. Të mos kurorëzojë një emër, por të garantojë një garë. Të mos lërë një princ të emëruar, por rregulla demokratike që vlejnë njësoj për të gjithë kandidatët.

Në fund, drejtimin e PS-së duhet ta marrë ai që ka më shumë mbështetje, autoritet dhe aftësi politike. Jo ai që merr bekimin e fundit të Ramës dhe as ai që kontrollon më mirë administratën.

Deklarata e Kryeministrit është e fortë dhe, në thelb, e drejtë: pasardhësi nuk emërohet, por fitohet. Tani mbetet të shihet nëse Edi Rama do të lejojë që gara për pasardhësin të fillojë kur ai të jetë ende në zyrë, apo në PS do të guxojnë të ngrenë kokën vetëm pasi ai të ketë kaluar përfundimisht pragun e derës.

Në PS ka patur debate, fraksione, alternativa. Ishte Ben Blushi që deri më sot mbetet njeriu më me personalitet si konkurent i Ramës. Por u largua, kur e pa se nuk kishte hapesira mendimi ndryshe. Ishte edhe Sajmir Tahiri një konkurent me vonë. Por u palos! Hyri në burg. Doli Ditmir Bushati, por e shkarkuan. Edhe Erion Veliaj u bë gati ta merrte, por ndodhet në qeli! Kishte deputetë pas zgjedhjeve të fundit që thonin se do të jetë Belinda Balluku, pas epokës Rama, por e masakruan. Flet Elisa Spiropali, por e kanë lenë përtej lumit. E kush ka mbetur tjetër? Eshtë Fatmir Xhafa, politikan me personalitet, por nuk ndihet. Kurse Damian Gjiknuri do bërtasë: Kthehu Edi, kthehu! Erion Braçe do fërkojë duart e do turret bashkisë. Ulsi Manja do nxitojë të flasë në media se “shpëtuam nga Rama, shyqyr”. Oligarkët do festojnë me pije të shtrenjta dhe do darkojnë me Saliun 100 vjeçar se “erdhi koha e Doktorit”!!

Por Edi Rama ka të drejtë kur thotë:”Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës…”. Sepse edhe vetë e mori, e fitoi, pasi Fatos Nano nuk ia dhuroi. Përkundrazi Nano donte dikë tjetër t’ia linte PS. Por Edi Rama ia mori. E fitoi!

/Spiten Prulli/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 3 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 3 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 4 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 6 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 13 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 16 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 20 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.