Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij”: Pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë

Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij”: Pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë

Kryesore
E enjte, 14 Gusht 2025 22:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Situata në Shqipëri, kur vjen puna tek marrëdhëniet mes pronarëve të medias dhe qeverisë është shumë e veçantë. Kjo marrëdhënie ose është shumë e keqe, ose krejt e kundërta: pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë gjithashtu. Dhe kjo situatë kaq e veçantë, dëmton”– deklaron Pavol Szalai.

Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij” duke folur për DW për sa ka ndodhur në Shqipëri në mjediset e News24 ngre shqetësim për të drejtat e gazetarëve dhe të publikut për informim.

DW: Të dielën e kaluar, televizionit privat „News24″ iu pre sinjali i transmetimit gjatë një aksioni shtetëror. Gazetarët e konsiderojnë këtë sulm ndaj lirisë së medias. Cili është qëndrimi juaj rreth çështjes?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavol Szalai: Pamundësinë e gazetarëve për të ushtruar detyrën e tyre dhe të drejtën për informim ne e konsiderojmë problem për lirinë e shtypit. Është gjithashtu problem për të drejtën e qytetarëve për informim, sepse “News24” është një ndër kanalet më të mëdha. E kuptoj që ka një proces gjyqësor për pronën dhe sipas informacioneve publike, pronari i këtij grupimi mediatik e ka humbur në gjykatë të drejtën për këtë pronë. Gjithsesi, ne duhet të ndajmë qartazi interesat apo shqetësimet e pronarit të medias dhe të drejtave të gazetarëve. Dhe ne jemi të gëzuar që Gjykata e Tiranës arriti gjithashtu në të njëjtin përfundim kur dha masën e përkohshme. Por, problem është fakti që ky vendim nuk po zbatohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

DW: A keni marrë ankesa nga ky television apo gazetarë që punojnë pranë “Focus Group”?

Pavol Szalai, RSF: Po, ne jemi në kontakt me gazetarë dhe burime tonat në Shqipëri të cilët ndjekin nga afër situatën. Dhe ne shqetësohemi për gazetarët dhe të drejtën e tyre për të infomuar. Dhe situata që ndodhi të shtunën e kaluar, më konkretisht ndërprerja e energjisë elektrike nga policia dhe ndalimi i gazetarëve për të hyrë në mjediset e “News24” dhe për të dalë në transmetim, ishte përpjekje për të penguar të drejtën për informim dhe ne e denoncuam këtë përpjekje gjatë fundjavës.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 2 orësh
Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Para 2 orësh
Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Para 3 orësh

DW: Një nga shqetësimet kryesore të gazetarëve ka qenë se gjatë operacionit policor dhe boshatisjes së zyrave të tyre, janë marrë edhe laptopë apo kompjuterë që përmbajnë informacion delikat, për të cilat gazetarët nuk janë njoftuar paraprakisht. A keni ndonjë koment për këtë?

Pavol Szalai, RSF: Po, ky është kërcënim ndaj burimeve të gazetarëve. Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është gur themeli në lirinë e shtypit dhe shqetësim mbetet fakti se kur gazetarët u rifutën në godinë për të marrë sendet e tyre, ata duhet të dorëzonin telefonat e tyre tek agjentët ligjzbatues që ishin aty. Pra, ky është problem për të cilin gykata vendosi dy ditë më parë dhe qartësisht shprehu nevojën për mbrojtjen e konfidencialitetit të burimit. Ky konfidencialitet është në përgjithësi çështje madhore në Shqipëri. Kjo nuk është hera e parë që rrezikohet dhe ne jemi të gëzuar që gjykata përpiqet ta mbrojë, por nevojitet që autoritetet shtetërore t’i respektojnë vendimet e gjykatave.

DW: A do të ndikojë kjo ngjarje lidhur me lirinë e shtypit në Shqipëri?

Pavol Szalai, RSF: Këtë do ta shohim kur të publikohet indeksi i ardhshëm, të cilin zakonisht ne e publikojmë në muajin maj të çdo viti. Në indeksin e kaluar, Shqipëria u rendit e 80-ta nga 180 vende. Renditet ndër vendet me performancën më të keqe në Europë dhe në Ballkan është e katërta, nga gjashtë shtete, duke u ndjekur nga Serbia dhe Kosova. I gjithë ky lëmsh, sepse e tillë ishte ajo çfarë ndodhi të shtunën e kaluar, pasqyron mjedisin problematik dhe kushtet shumë, shumë të vështira, përfshirë dhe ato financiare, në të cilën gazetarët në Shqipëri ushtrojnë detyrën e tyre.  Mendoj se është përgjegjësi e pronarit të medias të krijojë kushte të përshtatshme për gazetarët dhe kompaninë. Dhe nëse media ndodhet në mjedise të cilat duhet të lirohen sipas gjykatës, por nëse pronari nuk merr të gjitha masat e nevojshme për ta bërë këtë, atëherë është problem. Pa dyshim që policia nuk respektoi një proces të rregullt dhe proporcional. Ne e kemi kritikuar këtë dhe të njëjtin vendim dha edhe gjykata dy ditë më parë. Por duhet nënvizuar edhe fakti se pse nuk u morën masat për gjetjen e mjediseve të reja për televizionin. Nuk duhet të fshihemi pas këtyre problemeve.

Në fund të fundit, pasojat i vuan qytetari i cili s’ka qasje në median që ai ndjek ose sheh. Interesi i qytetarit për informim është parësor, por gjithashtu parësore janë edhe interest e gazetarëve. Dua të shpreh solidaritet me gazetarët e “Focus Media Group”, sepse të drejtat e tyre janë shkelur, përveç së drejtës për informim. Dhe po, mendoj që është shkelur dhe pluralizmi i informimit në Shqipëri.

DW: Qeveria shqiptare planifikon të vërë në zbatim një projekt të industrisë së mbrojtjes në këtë truall. Në dijeninë tuaj, a ka raste të ngjashme në Ballkan dhe Europë, dhe nëse po, si është vepruar?

Pavol Szalai, RSF: Shqipëria është një vend që krahasohet me shtetet e tjera europiane, sidomos me shtetet anëtare të Unionit Europian ku dëshiron të hyjë. Gjatë pesë viteve që ushtroj këtë detyrë dhe mbaj këtë pozicion pranë “Reporterë pa Kufij”, unë nuk di as edhe një rast tjetër të ngjashëm me këtë. Situata në Shqipëri, kur vjen puna tek marrëdhëniet mes pronarëve të medias dhe qeverisë është shumë e veçantë. Kjo marrëdhënie ose është shumë e keqe, ose krejt e kundërta: pronarët mediatikë dhe politikanët kanë lidhje shumë të ngushta, çka është diçka jo e mirë gjithashtu. Dhe kjo situatë kaq e veçantë, dëmton. Do të thoja që dëmton gazetarët dhe të drejtat e qytetarëvve. Dhe kjo është një ndër arsyet se pse Shqipëria renditet aq ulët në indeksin tonë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 6 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 10 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 24 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 33 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.