Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sa deputetë merr Rama dhe sa Berisha?

Editorial E hënë, 16 Shtator 2024 18:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Editorialin e shkoni duke klikuar videon!

Akoma pa u shpallur data e zgjedhjeve parlamentare, Rama dhe Berisha kanë filluar të bëjnë llogaritë për pushtetin e nesërm, pra sa deputetë merr njeri dhe sa tjetri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 2 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

Para 18 orësh
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Para 19 orësh

Në fakt PS është më e organizuar, duke mos harruar se është edhe në pushtet e ka pothuaj të gjitha bashkitë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri Rama e hodhi i pari “shishen e molotovit” te dera e Berishës kur deklaroi para disa ditëve se PD do të marrë deputetë sa në vitin 1997.

Rama e bëri këtë krahasim, por me një dallim. Sipas tij, në atë kohë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie.

“Mbajeni mend sot këtë fjalë, unë nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhme, por dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve.

Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie. Një destinacion i zgjedhur me vullnet të lirë për udhëheqësve udhëprerë të saj”, tha Edi Rama.

Nëse iu referohemi shifrave të vitit 1997, del se zgjedhjet u mbajtën me dy raunde, njëri më 29 qershor dhe tjetri më 6 korrik (ku zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale). Në  total Partia Socialiste fitoi 101 mandate, 22 proporcional dhe 79 mazhoritar, ndërsa Partia Demokratike fitoi 25 mandate, nga këto 8 proporcional dhe 17 mazhoritar.

Mandatet e tjera janë ndarë mes Social Demorkatëve 10, PBDNJ 4 mandate, Balli Kombëtar 3 mandate dhe Aleanca Demokratike 2.

Në numër votash, në vitin 1997 PS mori 690 mijë vota ose 52,8% dhe PD 336 mijë vota ose 25,7%.

Pra sipas kryeministrit Rama, PD-ja nuk do të marrë me shumë se 25 deputetë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kjo është katastrofë për opozitën, nëse ndodh ky parashikim.

Natyrisht se nuk jemi në këto shifra, por me përçarjet e forta në PD, lufta e brendshme me thika me njeri tjetrin ka lenë plagë në radhët e demokratëve, ndaj nuk do të kemi rezultat pozitiv. Shto edhe rikandidimin e Berishës për kryeministër dhe rezultati do të jetë i pakëndshëm për opozitën.

Ndërkohë sot Berisha iu përgjigj me të njëjtën mënyrë Edi Ramës. Ai gjatë konferencës online me gazetarët komentoi ndër të tjera edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur tha se Partia Demokratike do të marrë më pak deputetë se në 1997 në zgjedhjet parlamentare të 2025. “Edi Rama do të marrë vota sa mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme”,-tha Berisha.

Pra të dy deklarojnë fitore por deri  tedita e votimeve do të rrjedhë shumë ujë në kampet politike, duke mos harruar se Rama, sic thotë vetë, është 10 hapa para PD-së.

Me gjendjen si është akoma PD-ja fitorja e saj është si endërra e njerëzimit që shkon në planetin Mars, por në muajin mars 2025!

Etiketat e lidhura

BerishaDaniel Muçakurama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.