Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur Nënë Tereza veshi sarin e bardhë me vijën blu anash, petkun e shenjtërimit

Kultura E diel, 18 Gusht 2024 10:12
Kur Nënë Tereza veshi sarin e bardhë me vijën blu anash, petkun e shenjtërimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 17 gusht tё vitit 1948, Nënë Tereza veshi, për herë të parë, sarin e bardhë me vijën e blu anash, petkun e njё jete tё re rregulltare, për të hyrë në botën e të varfërve, të cilëve iu kushtua tёrё jetёn deri më 5 shtator 1997, kur në Kalkutë ndërroi jetë. Më 19 tetor 2003, u shpall e Lume nga Papa Gjon Pali II. Më 4 qershor 2016 u shpall Shenjte nga Papa Françesku

Si sot më 17 gusht tё vitit 1948 Nënë Tereza, Ganxhe Bojaxhiu veshi, për herë të parë, sarin e bardhë me vijën blu anash, Petkun e një jete rregulltare kushtuar Zotit në shërbim të njeriut, për të hyrë në botën e të varfërve, të cilëve iu kushtua tërë jetën, deri më 5 shtator të vitit 1997, kur në Kalkutë ndërroi jetë.

Viti 1948 pёr Motrën Tereze Ganxhe Bojaxhiu ёshtё i rёndёsishёm, sepse atё vit, pas gati 20 vjetësh të kaluara në Kongregatën e Motrave rregulltare të Loretos, ajo e la kuvendin e Entalisë, me pesë rupi në xhep, dhe me veshjen e sarit, me shirita blu, të grave indiane më të varfëra, e nisi misionin e shërbimin e saj plot dashuri ndaj më të varfërve ndër të varfër. Ishte, pra, 17 gushti i vitit 1948. Ganxha e vogël nga Shkupi bëhej Nënë Tereza dhe fillonte, nga ai moment, rruga e saj prej gjiganteje në shërbim të më të varfërve të mbarë botës, pa dallim.

Kujtojmë se Sari bardh e blu, petku i ‘Motrave Misionare të Dashurisë’ të themeluara nga Nënë Tereza, është tashmë shenjë dalluese, nën mbrojtje juridike qё nga viti 2017, e kjo për të shmangur çdo lloj shpërdorimi. Çdo veshje rregulltare, çdo zhgun e çdo veladon ka domethënien e vet. Në rastin e ‘Motrave Misionare të Dashurisë’ të Nënë Terezës, e bardha është simbol i pastrisë, e vijat blu, të kujtojnë ngjyrën e veshjes së Zojës së Bekuar si dhe tre kushtet: varfëri, pastri, bindje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më 7 tetor 1950 Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht ‘Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë a të Dashurisë’, themeluar nga Ganxhe Bojaxhiu. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t’i dërgonte motrat e saj rregulltare në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës së Misionareve të Bamirësisë nga Papa Pali VI, në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera rregulltare në Romë dhe në Tanzani e, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni të Misionareve të Bamirësisë pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E gjithё veprimtaria e Nënё Terezёs dhe e Misionareve tё Dashurisë kishte një qëllim tё vetëm, nё emër tё Dashurisë sё Zotit t’i përgjigjej sa më mirë si nevojave fizike, ashtu edhe atyre shpirtërore të të varfërve e tё të mënjanuarve tё shoqërisë, kudo, pas asnjë dallim.

Në 1979 iu dha Çmimi Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, tё Dielën e 29-tё gjatë vitit kishtar, Ditën Botërore Misionare, me ritin e beatifikimit, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, u shpall e Lume nga Papa Gjon Pali II. Më 4 qershor 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan u kremtua riti i kanonizimit, gjatë Vitit jubilar tё Mëshirës Hyjnore, dhe u shpall Shenjte nga Papa Françesku.

Mund t'ju interesojë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

Para 17 orësh
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja

Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mir...

17 Nëntor 2026, 21:05

Ç’gjë të jashtëzakonshme bëri Nëna e madhe e të varfërve e vijon ta bëjë Kongregata e themeluar prej saj?

Dëshmia e Nënë Terezës dhe e familjes së saj rregulltare, nuk shkëputet nga realiteti, nuk është shumë e lartë, shumë e ashpër, shumë kërkuese, shumë impenjative, për të prekur seriozisht të përditshmen e atyre, që dëshmojnë se janë të krishterë. Vepra e saj është tronditëse, sepse përfaqëson të vërtetën e Zotit, vënë në jetë me gjithë dashurinë, që mund të ketë zemra njerëzore. E është pikërisht kjo dashuri, që të ndihmon të kapërcesh çdo lloj pengese. Kjo dashuri, që jetohet deri në fund të fundit, duke e lëshuar veten plotësisht në dorë të Zotit.

Nënë Tereza na thotë: “Duaje jetën, ashtu si të vijë”

Sot, në përkujtimin e 17 gushtit tё vitit 1948, kur Nënё Tereza veshi, për herë të parë, sarin e bardhë me vijën e blu anash, për të hyrë pёr tёrё jetën në botën e të varfërve, një ftesë e saj, që tingëllon gati si urdhër për çdo njeri: “Duaje jetën!”.…

Duaje jetën ashtu si të vijë!

Duaje fort jetën tënde, ashtu si të vijë papritë

Duaje plotësisht, mos rri – i ngrysur ditë për ditë.

Duaje kur ka shumë dritë, dhe kur i humb kuptimi,

E duaje fort edhe, kur të ndjek përpas mohimi.

Duaje, kur të lënë vetëm, e ndoshta të poshtërojnë,

E duaje kur si mbret, të gjithë ty të lartojnë.

Duaje dhe kur të vjedhin e t’i lënë duart e thata,

E duaje kur të duan e të mbushin me dhurata.

Duaje kur të flakojnë në shtigje t’errëta të natës,

Por dhe kur zemra, pezull, i qëndron fort shtrëngatës.

Kur s’shikon sy njeriu për javë edhe për muaj,

E sidomos kur ëmbël të lëmon një dorë e huaj!

Duaje kur nuk ka më, aspak kuptim kjo botë,

Por dhe kur është e hijshme, e mirë e kuptimplotë.

Duaje kur je i lum, duaje kur je i mjerë,

Duaje kur je i fortë e edhe i ligshtë përherë.

Duaje kur ke shumë frikë, edhe kur ke guxim

Duaje si kur të dridh, si kur të mbush me gëzim

Duaje për kënaqësi të vogla e edhe për të mëdha,

Duaje, kur të bën të qeshësh e kur të bën hata.

Duaje, pse dashuria të jep kuptim e shpresë,

E në fund vetëm ajo mes nesh gjithnjë do të mbesë,

Kur të nisemi nga viset e mrazta të murrizit,

ka për ta hapur gonxhen në kopshtet e Parrizit!

(Përkthim i lirë marr nga libri “Njoha një shenjtore”, shkruar nga kardinali Angelo Komastri).

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 3 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 3 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 4 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 5 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

3 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.