Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndriçim Xhepa për Xhuvanin: Dha shpirt kur mbaroi filmin

Kultura E premte, 16 Gusht 2019 15:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Liqeni mund të na i japë të gjitha nëse ne dimë se si ta pyesim”. Kështu thotë Kristo, një adoleshent i rritur buzë liqeni, një nga personazhet e filmit të fundit të Gjergj Xhuvanit. Po vetë Gjergj Xhuvani, çfarë mori nga liqeni?! Ndoshta kënaqësinë e fundit të krijimit, të realizimit të një filmi, që si në çdonjërin që ai i dha publikut, fliste për njeriun, për dashurinë. “Liqeni im”, kështu titullohet filmi që e çoi drejt Romës regjisorin, prej nga nuk u kthye më. Dha frymë pasi e çoi deri në fund filmin, xhirimet e të cilit i kishte realizuar qysh një vit më parë. Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56- vjeçare. Një vdekje e papritur, që shokoi këdo që mësoi për ikjen e tij, e shoqëruar me lajme, shumë herë abuzive mbi rrethanat e vdekjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

FILMI

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 9 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 14 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Siç rrëfejnë bashkëpunëtorët më të afërt, regjisori Gjergj Xhuvani u nis drejt Romës për të përmbyllur filmin e tij më të ri “Liqeni im”, me produksion të “ON Film Production”, i mbështetur financiarisht nga Qendrat Kinematografike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kroacisë, por edhe i përzgjedhur nga “Eurimage” si një nga projektet më të mira të paraqitura nga 37 vende të ndryshme. Filmi me skenar dhe regji të Xhuvanit vendoset në Pustec, në pikëpjekjen e tre kufijve dhe bën bashkë një kast të gjerë aktorësh, mes të cilëve Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Vedran Zivolic, Elia Zaharia, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Miriana Deti etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

TELEFONATA E FUNDIT

Aktori Ndriçim Xhepa, mik i hershëm i çiftit Xhuvani, i cili ka bashkëpunuar në disa filma me regjisorin dhe shumë herë si partner me bashkëshorten e tij, Luiza, me shumë gjasë ka qenë një nga njerëzit e fundit që ka komunikuar me të. “Mendoja se ishte kthyer nga Italia dhe e mora në telefon, sepse më duhej ndihma e tij për një numër. Kemi bërë humor bashkë me time shoqe. Ai ishte në Romë për t’i dhënë dorën e fundit filmit të tij, të cilin duhej ta mbyllte brenda gushtit, madje familja e tij ishte nisur me pushime. Atë ditë që ndodhi fatkeqësia, ai kishte lënë një takim dhe fakti që nuk kishte shkuar dhe as përgjigjej në telefon, krijoi shqetësimin. Ai nuk ndodhej në Romë për t’u kuruar, por për punë dhe nuk është e vërtetë që ka vdekur në një spital të Romës. Ndoshta ka ndërruar jetë gjatë natës, por arsyet do t’i thonë mjekët. Ai duhej të kthehej atë ditë, më tha që kishte kryer punë. Me sa duket dha shpirt kur mbaroi filmin”, thotë Xhepa, ndërsa nuk e fsheh tronditjen që i shkaktoi lajmi dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe një bashkëpunëtori, një njeriu që e kishte batutën gjithnjë gati, që i ishin gjendur njëri-tjetrit në ditë të vështira.

Të njëjtën ecuri të ngjarjes konfirmon edhe producenti i filmit të fundit të Xhuvanit, Dritan Huqi, të cilit i ra barra e rëndë e sqarimit të rrethanave. “Gjergji ndodhej në Romë për të realizuar masterizimin e filmit ‘Liqeni im’ dhe mospërgjigjja në telefon na vuri në alarm të gjithëve, deri në momentin që morëm lajmin e papritur”, thotë Huqi, një nga njerëzit me të cilin Xhuvani kishte komunikimet më të shpeshta së fundi, për të çuar deri në fund tanimë filmin-testament, xhiruar buzë liqenit, atje ku bashkohen tri kufij… Sepse veprat e Gjergj Xhuvanit i bashkonin njerëzit…

Marrë nga Panorama

Etiketat e lidhura

Ndricim Xhepa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.