Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sadik Bejko skalit dhimbshëm shpirtjen e tij në vargjet e poezisë “Burrnesha”

Kultura E diel, 8 Shtator 2024 17:21
Sadik Bejko skalit dhimbshëm shpirtjen e tij në vargjet e poezisë “Burrnesha”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sadik Bejko është një poet, shkrimtar dhe kritik letrar, me penën majëmprehtë dhe zërin që nuk reshti së kushtruari e fjalën që nuk e la paqtue, veç në zjarme shpirti e ndezi e në ngulme zemre e përpushi.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Ai është një nga figurat e rëndësishme të letërsisë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe zëri origjinal i të drejtës për t’u shprehur. Bejko njihet për poezitë dhe prozën e tij që shpesh trajtojnë tema si identiteti, kultura dhe realitetet socio-politike të Shqipërisë, veçanërisht gjatë periudhës së regjimit komunist.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por sot ai ka ardhur me një skalitje në fjalë e shpirtje për burrneshën, që me gjas kërkon te ajo vetëm një mbështetje për të nxjerrë nga mendimi fjalën e nga fjala përjetimin, e prej përjetimit, me i’u qas të gjithëve me shpirtin poetik. Poezi e cila më shumë se një shtjellim poetik për burrneshën, është një shpërfaqje e shpirtshme e tij, që sintetizohet që në vargun e dytë “Dhe unë S. Bejko jam burrnesha. Fytyrë rrudhash vijëzuar”

Po. Sadik Bejko skalit gjamshëm shpirtjen e tij në vargjet e poezisë “Burrnesha”, thua se ai po shkruan një kapitull të fundmë, një çapitje të trishtë hapash në jetë, armik i së cilës thotë se është. Varg pas vargu e metafor pas metafore, fjala e tij më shumë se shpon, dridhet teksa rreket me gjet pikëbashkimin me një vazhdim të gjëndjes që e përshkon.

Rrëzohet kjo gjëndje në honin e thellë të përjetimit, si një guralec që duke kërkuar të gjej fundin përplaset duke e bërë më të thellë mbarimin e më të potershme zbritjen, atje në fund, atje ku “Një fat që keq a mirë e mbarta,/fat që veç të tillë mund ta kisha/e kam.”

Zëri Sadik Bejkos është oshëtima e krejt shpirtrave që në dhimbje e gatuan fjalën, aty ku temperuan ndjenjën dhe përjetimin.

BURRNESHA

Jo ti e vërteta,
Dhe unë S. Bejko jam burrnesha. Fytyrë rrudhash vijëzuar
Ball, mollëza, nofulla, veshë, qafë
Prerë thellë… tela të pështymës së gjarpërit a të merimangës…
Syri, veç syri kthjellët e shpues
në hartë ferri shpues – far i pagjetur humnere –
Mjegullimin e rrudhave në kockë
Në kërcurin e dhimbjes lidh, në pa fillim e fund.
Barabare, për ju. Syri im
në pleqëri
në fytyrën a lëvoren e rrudhur të pjeprit dimërak
ngulur fort si gozhdë e zezë, si pus në borëtim hënor, syri im i gjallë
dhembjen e flakëron
thëngjill i zi,
përzishëm e jeton…
Sy, a plumb vërtitës në ajër
kohët, veten vret, të tjerët tej tmerron.
Një burrneshë. Njëra nga ato.
Një gjeth si e zeza e grykës së pusit në brymësi të thinjur hëne,
akull i zi burimi në borësi të ngrirë vizatuar,
në asht gruaje të mohuar,
në gjoks vluar, groposur në mish të vërtete.
Një burrneshë.
– Ke helm, helmon
Ujë në tubacionet e qytetit më thanë.
Me që e thoni ju, paskam male me helm.
– Ke zjarr të shpërthesh në flakë
çerdhet, kopshtet e fëmijëve të qytetit.
– Ke dinamit, më thanë, hedh në erë galeritë e qymyrit
galeritë ku punoja vetë.
– Dinamit e tritol kam, thashë,
Në gjithë lëngun e pështymës e të gjakut, si një agim miniere me ar, me shpërthime e fishekzjarre vdekjeje jam.
Një burrneshë. Nuk e mohova armik i jetës jam.
I vetes sime. I vetes më parë se gjithçka.
(Thonë sot) barbar, (thonë sot) primitiv.
Në mjegullimin e rrudhave si në fundin e pusit
tej fijeve të merimangës,
bukë bajate që nuk e ha as qeni… kjo jam.
Syri im i trishtimit-
Frut vdekur që kohërat nuk e tresin
Toka s’më jep varr as gur, a qefin për savan.
Burrneshë – kockë e hedhur tej
Pa qiell, pa ajër, tokë e pa taban.
Mohuese e jetës?
Një fat që keq a mirë e mbarta,
fat që veç të tillë mund ta kisha
e kam.

Përgatiti: Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.