Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A jemi normalë?

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 14:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agustin Palokaj*

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur kryeredaktori Agron Bajrami na kishte dërguar një email qarkullor, duke na tërhequr vërejtjen se Viti i Ri po afrohet, e koha për kolumnet e Vitit të Ri edhe më shpejt, reagimi i parë ishte: “A është ai normal!” Jo pse, si gjithmonë, kërkon që shkrimet të dërgohen “sa më parë”, por pse kësaj radhe kishte insistuar që të mos shkruajmë për “ata” dhe të mos i përmendim në asnjë mënyrë në shkrimet për numrin festiv, sepse ky numër do t’u kushtohet qytetarëve dhe atyre nuk do t’u prishet festa, duke i përmendur “ata”, me të cilët tërë vitin merren mediet.

Mund t'ju interesojë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 37 minutash
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 12 orësh

Por, kur nisa të mendoj se çfarë do të mund të shkruaj, e të mos i përmend ata, m’u kujtua pyetja e para shumë vjetësh e një miku: “A jeni ju normalë? A dini ju gazetarët të flisni diçka tjetër pos për pol…” Vërejtje të tilla se “A jemi normalë?” kemi marrë shpesh, kryesisht nga miqtë të cilët nuk janë kosovarë, nuk janë as nga rajoni. Sepse, nëse je shqiptar, apo nga cilido vend tjetër i rajonit, nuk ka rëndësi se çfarë profesioni ke: nuk di të flasësh për gjërat e tjera pa i përmendur “ata” dhe profesionin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ta flasim kur pimë kafenë e mëngjesit, për ta flasim kur pimë birrë pas ndeshjes së futbollit, për ta flasim kur shkojmë mysafirë te ndonjë mik sapo t’i kryejmë formalitetet “Si jeni…? Si e keni familjen…?”, për ta flasim me miqtë edhe në festat e ditëlindjes, për ta flitet edhe në kryeshnosh (të pame), ndërsa nëpër dasma dhe syneti jo vetëm që flitet për ta, por shpesh edhe u këndohen këngë. Jo rrallë u jepet mikrofoni për t’i nderuar të pranishmit me ndonjë porosi të tyre. Për ta flet me taksistët sapo t’i tregosh se cili është destinacioni, për ta flet në autobus, në çajtore apo kafene, në oborre të kishave apo xhamive pas ceremonive fetare, e besa edhe gjatë predikimeve.

“Ata” nuk janë jashtëtokësorë, Ata duken sikur edhe ne dhe shpesh na thuhet se janë pjesë jona. Ose se kanë dalë nga “gjiri i popullit”. Punën e tyre, përmes së cilës përfitojnë, pasurohen dhe marrin shumë privilegje e quajnë “sakrificë për qytetarët”. Ata thuhet se “i kanë rrogat e vogla, por të ardhurat shumë të mëdha!” Ata në Kosovë janë bërë zot të fatit të dikujt. Pa ta, apo në lidhje me ta, është vështirë të gjesh vend pune, të bësh ndonjë biznes të suksesshëm, të regjistrohesh në shkollën e dëshiruar. Ose duhet të kesh lidhje me ta ose të bëhesh pjesë e tyre.

Nuk mund të aktivizosh televizorin e të mos dalin menjëherë “Ata” nga ekrani. Jo vetëm në emisionet e lajmeve apo debateve polit…, që në shtëpitë e familjeve kosovare nga njëri kanal në tjetrin shikohen nga mëngjesi deri në mbrëmje, por edhe në emisione ndërmjet lajmeve. Edhe kur shikon futboll, kamera i kap ata diku në stadium. Edhe kur shikon ndonjë emision zbavitës dalin ata diku, ose përmenden. Edhe kur ka ndonjë reportazh për promovimin e ndonjë libri, hapjen e ndonjë ekspozite apo premierën e ndonjë shfaqjeje teatrale, nuk bën pa i parë ata dhe pa dëgjuar mendimin dhe vlerësimin e tyre. Ata janë të gjithanshëm.

Krejt kjo na tregon se jeta jonë vërtet nuk është normale dhe ajo ka tepër vlerë për të humbur aq shumë kohë duke u marrë me ta. Por ata kanë arritur të depërtojnë në çdo pore të jetës së qytetarëve. Kur ata të cilët nuk përmenden në këtë numër të gazetës të mos jenë aq shumë në mendjet tona, në bisedat tona, në shqetësimet tona, atëherë do të thotë se e kemi jetën më normale. Ironia është se edhe ata do të donin që nganjëherë ne të mos merremi me ta. Do të donin që vetëm të votojmë për ta, t’i lavdërojmë për meritat e tyre, por jo edhe të zgjojmë dyshime në sakrificat e tyre që i bëjnë për popullin.

Unë në këtë numër të kësaj gazete e kam respektuar kërkesën e kryeredaktorit. Nëse urdhri i tij ka qenë diçka që nuk ka bërë kurrë – “censurë” – atëherë unë në këtë shkrim kam bërë atë të vetmen që bëjnë shkruesit në censurë, t’i iki asaj tërthorazi duke folur për “temën e ndaluar” pa e përmendur atë formalisht. Unë në vazhdimin e karrierës sime do të vazhdoj të merrem me ta, aq sa do të jetë e nevojshme. Por u premtoj miqve se në jetën private, në aktivitetet e lira, në ndeja, do të bëj çmos që t’i përmend sa më pak.

Madje edhe kur të takohem me ta, sepse edhe në mesin e tyre kam miq, sepse edhe ata janë njerëz. E ata kur të merren me atë profesionin e vet, le të bëjmë çmos që ta ruajnë njerëzinë e të mos japin kontribut për ta konfirmuar thënien se ai profesion i prishë njerëzit. Qytetarëve me këtë nuk dua t’ua prish festën, por vetëm t’u uroj gjithë të mirat në Vitin e Ri dhe që “ata” dhe profesioni i tyre të jenë sa më pak të pranishëm në jetën e qytetarëve. Pra të kenë një jetë më të hareshme, me më pak brenga, më normale.

*Koha Ditore

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 1 minute

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 9 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 15 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 35 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.