Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:31 Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Hija e Natës”, duke gjetur dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura, të cilat dyshohet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analizë nga BIRN: Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

Lajme E enjte, 25 Shtator 2025 18:17
Analizë nga BIRN: Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për arsye të mungesës në detyrë, shtatë muaj pasi Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK.

E ndërsa Rama e justifikoi këtë akt politik me nevojën urgjente të kryeqytetit për një kryetar bashkie në detyrë, janë të paktën edhe katër bashki të tjera pa kryetarë për shkak të dorëheqjeve. Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u larguan në pranverë pasi Rama i futi në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa para dy javësh u dorëhoq edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Pavarësisht parashikimeve kushtetuese për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të pjesshme, zgjedhjet në këto bashki vijojnë të mbeten peng i procedurave të paqarta mes kryeministrit dhe presidentit, të cilët, duke luajtur “ping-pong” me përgjegjësitë, i kanë shkelur afatet ligjore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh Presidentit në nenin 92 kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se: “Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.” Por Presidenca pretendon se vakanca duhet t’i njoftohet zyrtarisht nga kryeministri, duke e lënë shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme de facto në dorë të mazhorancës në pushtet, pavarësisht afateve dhe parashikimeve ligjore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Standarde të dyfishta

Zgjedhjet lokale të vitit 2019 krijuan një precedent zgjedhor, kur opozita e atëhershme, Partia Demokratike dhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën t’i bojkotonin duke shkaktuar një ngërç politik. Ish-presidenti Ilir Meta, në përpjekje për të zgjidhur këtë ngërç, shfuqizoi dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke caktuar një datë të re në tetor.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 3 orësh
Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 11 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 12 orësh

Kuvendi miratoi një rezolutë ku e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentit, me argumentin se cenonte parashikimet ligjore. Socialistët nisën më pas një procedurë parlamentare për shkarkimin e presidentit për tejkalim të kompetencave të tij. Duke iu referuar përplasjeve të gjata institucionale mes ish-presidentit dhe Kuvendit, Rigels Xhemollari nga “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e sotme të PS-së të lidhur me interesat e ngushta politike.

“Në 2019 PS kishte një interes politik për të marrë zotërimin e të gjitha bashkive, për të mbajtur pushtetin qendror, ndërsa tani që e ka atë, janë thjesht shpenzim energjie,” thotë ai, duke shtuar se nga ana tjetër “opozita i sheh këto bashki thjesht si beteja të pamundura.”

Edhe për ekspertin e çështjeve vendore, Agron Haxhimali, që drejton Institutin e Bashkive, sjellja e institucioneve bie ndesh me parashikimet e afateve ligjore dhe dobëson rolin e bashkive. “Procedurat për zëvendësimin e kryebashkiakëve të dorëhequr janë në shkelje të afateve kushtetuese,” i tha ai BIRN-it, ndërsa sjelljen e mazhorancës e quan me “standard të dyfishtë”.

“Kjo që po ndodh sot mund të ishte ekuivalente me situatën që ndodhi në vitin 2019 për zgjedhjet vendore, kur PS refuzoi dekretin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet për shkak të këtyre afateve,” shtoi Haxhimali. Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, sjellja e mazhorancës nuk është vetëm në shkelje të ligjit, por vjen edhe në vazhdën e një serie vendimesh me pasoja në autonominë vendore.

“Mënyra se si pushteti qendror po e zhvesh pushtetin vendor nga kompetencat, duke i marrë ujin, menaxhimin e mbetjeve, lejet e ndërtimit apo duke ndikuar në ngarkimin dhe shkarkimin e drejtorëve, të le të kuptosh se mazhoranca nuk i ka prioritet bashkitë dhe po përgatit një reformë për të goditur më tej autonominë e tyre,” përfundoi Xhemollari. /Reporter.al-BIRN/

Etiketat e lidhura

ramazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale
Para 10 minutash

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 40 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 52 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 1 ore

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 15 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.