Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:39 Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij Jude Bellingham ka pasur një arsye më shumë për të festuar pas fitores së rëndësishme të Anglisë ndaj Spanjës. Ylli i Real Madridit, pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Avokati i Popullit: Deputetët të mos u bëjnë “makijazh” problemeve

Lajme E enjte, 14 Maj 2026 09:54
Avokati i Popullit: Deputetët të mos u bëjnë “makijazh” problemeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Institucioni Avokatit të Popullit ka publikuar dhe ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor 2025, mbi gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit regjistroi 1,593 ankesa, dha 3,667 këshillime, nisi 214 raste me iniciativë dhe kreu 101 inspektime. Hetimi administrativ përfshiu 1,911 raste, përfshirë çështje të reja dhe të mbartura nga vitet e mëparshme. Nga këto, 773 raste u zgjidhën pa qenë e nevojshme dhënia e një rekomandimi formal, ndërsa në 309 raste Avokati i Popullit iu drejtua institucioneve me rekomandime konkrete.

“Sipas fushës së të drejtës, numri më i lartë i rasteve u përqendrua në cilësinë dhe barazinë e shërbimeve publike (256 raste), procesin e rregullt ligjor (242 raste), të drejtën e pronës (181 raste), të drejtat e fëmijëve (251 raste), të drejtën për arsim (136 raste), mbrojtjen sociale dhe ndihmën ekonomike (121 raste). Kjo shpërndarje e çështjeve të trajtuara konfirmon se cenimi i të drejtave në Shqipëri vijon të lidhet ngushtë me cilësinë e administrimit publik, funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët”, thuhet në raport.

Mund t'ju interesojë

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndri...

Para 36 minutash
Berisha paraqitet në SPAK

Berisha paraqitet në SPAK

Para 1 ore
Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit

Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit

Para 2 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Analiza e përgjithshme e këtyre të dhënave nxjerr në pah disa tendenca për vitin 2025:

• Cenimi i të drejtave të qytetarëve lidhet kryesisht me cilësinë e administrimit publik, funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ofrimin e shërbimeve bazë;

• Problematikat e marra për shqyrtim nga Avokati i Popullit kanë natyrë të përsëritur dhe sistemike, duke u shfaqur në fusha të ndryshme, por në forma të ngjashme;

• Ndërhyrjet korrigjuese të Avokatit të Popullit prodhojnë rezultate kryesisht në raste individuale, por nuk përkthehen në mënyrë të qëndrueshme në ndryshim të praktikave administrative.

“Një nga treguesit më domethënës të vitit 2025 mbetet niveli i përgjithshëm i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, në masën rreth 21%. Ky tregues nuk pasqyron thjesht një nivel të pamjaftueshëm të ndjekjes së rekomandimeve, por evidenton në praktikë disa problematika strukturore në mekanizmat e llogaridhënies dhe kontrollit administrativ”, thuhet ndër të tjera në dokument.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë drejtim, analiza e praktikës vjetore të Avokatit të Popullit tregon se:

• Rekomandimet shpesh pranohen nga institucionet vetëm në mënyrë formale, pa u shoqëruar me masa konkrete zbatimi;

• Institucionet kanë tendencë të mos reagojnë kur rekomandimet kërkojnë ndryshime strukturore, ndërhyrje normative ose alokim burimesh financiare;

• Mungojnë mekanizmat efektive për ndjekjen dhe verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit;

• Niveli i reagimit institucional ndaj rekomandimeve është më i ulët në nivel vendor dhe në institucionet me burime të kufizuara financiare.

Etiketat e lidhura

Avokati i Popullitraport
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij
Para 6 minutash

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 14 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 31 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase
Para 36 minutash

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.